Lajmet

​UEFA del hapur kundër FIFA-s për ndryshimin e madh në futboll

Čeferin ka folur hapur kundër këtij propozimi.

Published

on

Shtëpia më e madhe e futbollit evropian UEFA nuk e mbështet idenë e FIFA-s për organizimin e Kampionatit Botëror në futboll çdo dy vite.

Në muajt e fundit është diskutuar në shumë raste propozimi i FIFA-s që Kupa Botërore të zhvillohet çdo dy vite, ndryshe nga ajo momentale që organizohet në çdo katër vite, por kjo ide po refuzohet kategorikisht nga UEFA.

Presidenti i këtij institucioni, Aleksander Čeferin ka folur hapur kundër këtij propozimi, madje ai është shprehur i sigurt se një projekt i tillë nuk do të jetësohet.

“Jam i sigurt se kjo nuk do të ndodhë sepse është një absurditet i plotë”, tha ai.

Ai ka shtuar se një projekt i tillë do ta shkatërronte futbollin kur dihet orari tashmë jashtëzakonisht i ngjeshur që lojtarët duhet t’i përmbahen për shkak të numrit të madh të garave në të cilat marrin pjesë.

“Është një projekt populist që do të shkatërronte futbollin, ai bie ndesh me të gjitha parimet e sportit tonë dhe ato të Lojërave Olimpike. Është e pabesueshme që një organizatë futbolli mund të propozojë që lojtarët e tyre – në krye të një programi tashmë të rëndë – të luajnë një turne njëmujor çdo verë”, tha në fundi.

Lajmet

​Spiropali: Të brengosur që Kosova nuk e ka fituar ende statusin e vendit kandidat

Published

on

By

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali deklaroi se Kosova shpejt do të jetë një flamur më shumë në selinë e OKB-së dhe një yll në flamurin evropian. Ajo tha se Tirana zyrtare është e brengosur që Kosova ende nuk e ka fituar statusin e vendit kandidat në Bashkimin Evropian.

Në mbledhjen e përbashkët të dy kuvendeve në Prishtinë, kryeparlamentarja tha se shqiptarët kanë dëshmuar vendosmëri të palëkundur në rrugëtimin drejt shoqërisë moderne.

Po ashtu, ajo foli edhe për dialogun Kosovë-Serbi, për çka tha se duhet të ketë rezultat nënshkrimin e marrëveshjes së detyrueshme ligjore.

Ne që po takohemi jemi pak, duhet të ishim më tepër. Duhet të ishim me mijëra, me qindra mijëra dhe prapë pak janë. Duhet të takohemi të gjithë, aq sa jemi, aq sa shqiptarë ka bota, me miliona. Aq shqiptarë sa ka bota nuk prishin punë, përkundrazi, nuk prish punë se nuk na zë kjo sallë. Ka salla të tjera që na zënë. Janë fushat, pllajat, luginat ku mundemi me u taku, me u çmall e me u mirëkuptu me njëri tjetrin. Përmetari ta takojë e ta përqafojë prishtinaliun, gjakovari labin, mitrovicaliu vlonjatin e kështu me radhë. Derisa toka të dridhet nën këmbët tona, derisa Zoti të habitet, derisa Adem Jashari të lëviz në varr, derisa bota ta mësoj se cilët jemi e çfarë mundemi të bëjmë kur jemi bashkë. Halli është se me arrit deri tek super-takimi, me e realizu hiper-bashkimin duket herët, duhet me prit. ‘Kur s’ke pulën, duhet me ngrënë shpend tjetër’, thotë populli. Po doni ju që edhe ky shpend qenka fort i shijshëm sot në këtë takim”, deklaroi Spiropali.

Më tej, ajo tha se marrëveshja e nënshkruar mes kuvendeve në vitin 2022 ka institucionalizuar bashkëpunimin.

Kryeparlamentarja Spiropali tha se Kosova është prioritet i Shqipërisë dhe se suksesi i njërës republikë është kusht i parë i domosdoshëm edhe për republikën tjetër.

Shqipëria ka mbërritur në dyert e Bashkimit Evropian pas një udhëtimi sfilitës, shpesh të mbushur edhe me zhgënjime e prapa kthime. Si vendi kandidat me shpejtësinë më të madhe integruese, Shqipëria është ai vendi i rajonit që e ka merituar më tepër se çdo vend tjetër anëtarësimin në familjen tonë të natyrshme evropiane. Anëtarësimi në Bashkimin Evropian brenda kësaj dekade është objektivi ynë strategjik kombëtar”, shtoi ajo.

Megjithatë, ajo deklaroi se Tirana zyrtare është e brengosur që Kosova se ka fituar ende statusin e vendit kandidat në Bashkimin Evropian.

Ne jemi të brengosur që Kosova nuk e ka fituar ende këtë status, që sipas një gjykimi të përgjithshëm e ka merituar më herët. Ne nxisim pesë vendet e vetme të Bashkimit Evropian që nuk e kanë njohur ende, të pranojnë se çfarë mund të bëhet tani, nuk është mirë të lihet për më vonë, se herët a vonë është e qartë që Kosova do të jetë edhe një Flamur më shumë në selinë e OKB-së dhe një yll më shumë në flamurin evropian. Shqipëria ka mbështetur dhe do të vijojë të mbështesë pranimin e Kosovës në Këshillin e Evropës. Ne besojmë se Republika e Kosovës i ka plotësuar të gjitha kushtet për anëtarësim dhe pranimi i saj si anëtarja e 47 e Këshillit të Evropës është vetëm çështje kohe dhe do të ndodhë shpejt”, përfundoi ajo.

Sfidat e Kosovës, siç theksoi ajo, janë edhe të Shqipërisë që burojnë nga e drejta e natyrshme dhe kushtetuta.

Continue Reading

Lajmet

Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton dy raporte

Published

on

By

Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike ka shqyrtuar raportin e Auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Agjencisë për Informim dhe Privatësi për 2023 dhe atë të Autoritetit Kosovar të Konkurrencës për 2023. Të dy këto raporte kanë rezultuar me opinion të pamodifikuar.

Kryetarja e këtij komisioni, Hykmete Bajrami tha se raporti i e auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Agjencisë për Informim dhe Privatësi ka rezultuar pa asnjë gjetje. Derisa ka shtuar se i njëjti do të mbetet në komision, pasi siç tha ajo tanimë nuk ka as kohë që raportet t’i dërgojnë në seancë.

Meqenëse të dy raportet që kemi në rend ditës kanë opinion të pamodifikuar, nuk i kemi fituar as përfaqësuesit e institucioneve, por as përfaqësues nga Zyra Kombëtare e Auditimit. Raportet i kemi pasur në dispozicion, d.m.th është raport i pamodifikuar, ka rezultuar pa asnjë gjetje (Agjencisë për Informim dhe Privatësi). Vendosim të jetë në nivel të komisionit, tanimë nuk ka as kohë që raportet t’i dërgojmë në seancë”, tha Bajrami.

Ndërsa, sa i përket raportit të Autoritetit Kosovar të Konkurrencës për 2023, ajo tha se ky raport ka dy gjetje që kanë të bëjnë me çështjet e ‘menaxhimit financiar dhe të pajtueshmërisë’ të mos bartet në seancë, pasi sipas saj, nuk ka kohë për shqyrtim.

Edhe raporti i auditimit për Autoritetin Kosovar të Konkurrencës është me opinion të pamodifikuar. Sipas ZKA-së, raporti paraqet një pamje të drejtë në të gjitha aspektet materiale në përputhje me standardet kombëtare të kontabilitetit për sektorin publik. Ky raport ka dy gjetje që kanë të bëjnë me çështjet tjera të menaxhimit financiar dhe të (pajtueshmërisë). Konsideroj se si raport të mos e bartim në seancë, sepse nuk ka kohë”, tha ajo.

Continue Reading

Lajmet

​Rama: Kosova duhet që normalizimin e raporteve me Serbinë ta lidh me BE-në

Published

on

By

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka kërkuar nga Kosova që të përmbushë unilateralisht të gjitha marrëveshjet e dialogut me Serbinë. Sipas tij, Kosova duhet që normalizimin e raporteve me Serbinë ta lidh me Bashkimin Evropian dhe ta këpus siç e quajti ai kërthizën e reciprocitetit me Serbinë.

Ai në seancën e përbashkët të dy kuvendeve ”gozhdoi” homologun e tij nga Kosova, Albin Kurti.

Derisa Shqipëria po bën hapa të shpejtë për anëtarësim në BE, Kosova gjendet në sanksione nga Bashkimi Evropian. Masat të hiqen dhe kemi siguruar që të gjitha fondet e BE mos të digjen”, tha ai.

Rama përmendi edhe ish krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë.

Gjykimin e tyre e kualifikoi si një proces të parregullt ligjor.

Ai ngriti edhe një shqetësim qe sipas tij deputetët e Kuvendit të Kosovës s’kanë marrë ndonjë nismë për ta paraqitur një gjë të tillë para të gjitha vendeve sponsorizuese të kësaj gjykate.

Continue Reading

Lajmet

​Osmani kërkon unifikim të politikës së jashtme me Shqipërinë

Published

on

By

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kërkuar unifikim të politikës së jashtme me Shqipërinë.

Ajo tha se seanca e përbashkët e kuvendeve të Kosovës dhe Shqipërisë duhet të shërbejë si një thirrje për avancim të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.

Bashkëpunimi nuk është një zgjedhje por domosdoshmëri”, theksoi ajo.

Sipas saj, anëtarësimi i Kosovës në NATO do t’i jep fund apetiteve hegjemoniste të Serbisë ndaj Kosovës.

Osmani foli edhe siç tha ajo për tendencat për destabilizim në Maqedoninë e Veriut dhe cenimit të gjuhës shqipe.

Ne nuk duhet të qëndrojmë të heshtur dhe as të mbyllim sytë para këtyre tendencave”, tha ajo.

Continue Reading

Të kërkuara