Sport

​Tuchel: Mos prisni që Havertz të jetë si Diego Costa

Published

on

Trajneri i Chelseat Thomas Tuchel ka bërë një krahasim interesant ndërmjet Kai Havertz dhe ish-sulmuesit të Chelseat Diego Costa duke thënë se Havertz nuk do të jetë kurrë një personalitet shpërthyes siç ishte Costa në Chelsea, por këmbëngul se sulmuesi i ri mund të shkëlqejë si një figurë më e përulur dhe më e qetë.

21-vjeçari shënoi dhe bëri një asistim në fitoren 4-1 në udhëtim te Crystal Palace, dhe kjo ishte hera e parë që ekipi i Tuchel shënoi më shumë se dy herë në 17 ndeshjet që prej ardhjes së tij në krye të klubit.

Në një rol të ri si një sulmues fals, Havertz shkëlqeu në “Selhurst” Park pasi u kritikua për performancën e tij në fitoren e skuadrës ndaj Portos në mesjavën e kaluar.

“Ai thjesht nuk është djalë që do ta shihni të tërbuar,” u tha Tuchel gazetarëve pas ndeshjes. “Për disa djem, ju mendoni se ata duhet të luftojnë me të tjerët për shpërthyer.”

“Ai nuk është një tip i Diego Costas. Ky është i thjeshtë. Unë kurrë nuk do të kërkoj që ai do të bëhet si Costa. Ai është një karakter shumë i qetë dhe ne jemi të vetëdijshëm për cilësitë e tij”, tha Tuchel.

“Unë nuk e di një nivel që ai po arrin dhe sa shpejt mund ta bëjë këtë. Unë thjesht mund ta përsëris se ai doli nga zona e tij e rehatisë duke ardhur nga Leverkusen në Premier League; ju doni të sfidoni veten. Këtu ai është dhe i takon të tregojë cilësinë”.

“Ai ka treguar një paraqitje shumë të fortë kundër Evertonit dhe Atleticos. Për ne, ai kishte një ndeshje të vështirë kundër Portos dhe fjalimi im drejtuar atij ishte shumë i qetë duke i thënë: Shko dhe trego se mund të bësh më mirë dhe të luftosh për vendin tënd.”, shpjegoi në fund tekniku gjerman.

Lajmet

​FIFA propozon rregull të ri për pushim të detyrueshëm mes ndeshjeve

Published

on

FIFA po shqyrton një ndryshim të madh në rregullat e futbollit, duke propozuar një pushim të detyrueshëm prej 72 orësh mes ndeshjeve, për të mbrojtur mirëqenien e futbollistëve.

Ky propozim synon të shmangë situata ku ekipet luajnë disa ndeshje brenda pak ditësh, siç ndodh shpesh në Premier League, veçanërisht në periudhat para Krishtlindjeve.

Një shembull është Crystal Palace, që këtë sezon do të ketë tre ndeshje në gjashtë ditë, ndërsa Arsenali do të luajë dy herë brenda tre ditësh, gjë që do të ndalohej me rregullin e ri.

Megjithatë, një pushim i tillë 72-orësh do të krijonte vështirësi në oraret e ngjeshura të garave si Europa League dhe Conference League. FIFA theksoi se çdo vendim do të merret vetëm pas dakordimit me palët përkatëse dhe nuk do të hyjë në fuqi para vitit 2031, kur pritet kalendari i ri ndërkombëtar i ndeshjeve.

Propozimi është pjesë e një diskutimi më të gjerë për ngarkesën fizike të lojtarëve, që ka shkaktuar kritika të shumta nga trajnerë si Jurgen Klopp dhe Carlo Ancelotti.

Në të njëjtën kohë, FIFA po krijon edhe një fond prej 20 milionë dollarësh për të ndihmuar futbollistët që nuk kanë marrë pagat e tyre të plota nga klubet në vështirësi financiare./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​Juventusi krahason Zhegrovën me legjendën Pavel Nedved

Published

on

Skuadra italiane Juventus ka bërë sot një postim interesant në rrjetet sociale duke e shoqëruar me një foto ku shfaqen legjenda e klubit, Pavel Nedved, dhe reprezentuesi kosovar Edon Zhegrova.

Në mbishkrimin e fotos, Juventusi shkroi:

Sot është data 11/11. Një numër me storien e tij”, duke nënvizuar simbolikën e numrit 11 që mbanin të dy futbollistët në fanellë.

Ky postim ka tërhequr vëmendje të madhe nga tifozët, pasi klubi italian vendosi përkrah njëri-tjetrit Nedvedin, një nga figurat më të mëdha në historinë e Juventusit, dhe Zhegrovën, yllin e Kosovës që aktualisht ndodhet në Kosovë duke u përgatitur me dardanët për ndeshjet kundër Sllovenisë dhe Zvicrës./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​Yamal si “mollë sherri” mes Barcelonës dhe Federatës Spanjolle të Futbollit

Published

on

Një tjetër përplasje është shënuar mes Barcelonës dhe Federatës Spanjolle të Futbollit (RFEF) pas tërheqjes së Lamine Yamal nga grumbullimi i kombëtares.

Sipas gazetarit César Suárez, lojtari i Barcelonës iu nënshtrua një procedure mjekësore me radiofrekuencë për të trajtuar një shqetësim pubik, pa u njoftuar paraprakisht stafi mjekësor i RFEF-së.

Procedura kërkon një periudhë pushimi prej 7 deri në 10 ditësh, çka e detyroi 17-vjeçarin të largohej nga kampi stërvitor në Las Rozas.

Federata reagoi me një deklaratë zyrtare duke shprehur habinë dhe shqetësimin për mungesën e komunikimit nga Barcelona dhe njoftoi se lojtari nuk do të jetë i disponueshëm për ndeshjet kundër Gjeorgjisë dhe Turqisë, në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026.

Ky rast ka ngritur tensione të reja midis klubit katalanas dhe përfaqësueses spanjolle, me RFEF që e cilëson situatën si “shkelje të besimit” në marrëdhëniet mes dy palëve./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​Dardanët kryejnë stërvitjen e dytë për ndeshjet ndaj Sllovenisë dhe Zvicrës

Published

on

Kombëtarja e Kosovës ka zhvilluar sot seancën e dytë stërvitore në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të përgatitjeve për dy ndeshjet vendimtare të këtij muaji kundër Sllovenisë si dhe Zvicrës.

Nën drejtimin e përzgjedhësit Franco Foda, futbollistët kanë punuar me intensitet të lartë dhe përkushtim maksimal.

Vedat Muriqi, Amir Rrahmani, Elvis Rexhbeçaj dhe Muharrem Jashari kanë kryer rigjenerim pas angazhimeve të fundit me klubet e tyre, ndërsa pjesa tjetër e skuadrës ka vijuar me ushtrime tekniko-taktike.

Atmosfera në kampin e Dardanëve raportohet të jetë shumë pozitive, me lojtarët që shfaqin motivim dhe besim të lartë për rezultat pozitiv në përballjet e ardhshme kualifikuese./S.K/KP/

Continue Reading

Të kërkuara