Sport

​Tuchel mesazh Mourinhos para ballafaqimit në kampionat

Published

on

Në konferencën e tij për media përpara udhëtimit në veri të kryeqytetit nesër për ndeshjen kundër Tottenhamit, trajneri i Chelseat Thomas Tuchel ka konfirmuar se dy lojtarë të skuadrës së tij janë dyshim për këtë ndeshje.

Kjo ndeshje është e vlefshme për xhiron e 22 të Premier Ligës dhe zhvillohet të enjtën me fillim nga ora 21:00.

“Ne kishim dy çështje të vogla sot në fushën e stërvitjes,” tha fillimisht trajneri londinez.

‘Kurt Zouma dhe Kai Havertz u larguan nga fusha për shkak të disa problemeve. Ata po kontrollohen tani dhe është e diskutueshme nëse do të jenë në skuadër për sfidën e nesërme. Të gjithë të tjerët janë në dispozicion”, sqaroi ish-trajneri i Paris-Saint-Germain.

Sa i përket ballafaqimit me Jose Mourinhon, Tuchel tha se ndjehet mirë që ekipi i tij do të ndeshet me një skuadër si Tottenham Hotspur.

“Jam shumë i lumtur që garoj me një ekip të fortë kundër skuadrës së tij. Jam shumë i lumtur që arrij me cilësinë që e kemi në skuadër, me mentalitetin tonë dhe me atmosferën që kemi tani. Kjo është gjëja më e rëndësishme”, ka thënë Thomas Tuchel.

“Tottenham është shumë konkurrues dhe shumë i fortë. Do të jetë një sfidë. Jose është një fitues dhe unë dua të zbatoj të njëjtën gjë në ekipin tim. Ne jemi në nivelin më të lartë për të fituar ndeshje dhe do të provojmë gjithçka nesër për t’i mposhtur në stadiumin e tyre”, përfundoi gjermani që tani ka marr drejtimin e skuadrës angleze, Chelsea.

Sport

Ministria e Rinisë dhe Sportit dhe KOK nënshkruajnë memorandum rekord prej 1.15 milionë euro për sportin kosovar

Published

on

By

Ministria e Rinisë dhe Sportit e Kosovës dhe Komiteti Olimpik i Kosovës kanë formalizuar bashkëpunimin për vitin 2026 përmes nënshkrimit të një memorandumi bashkëpunimi me vlerë rekord prej 1 milion e 150 mijë euro.

Ky financim i konsiderueshëm synon të fuqizojë zhvillimin e sportit në Kosovë, duke mbështetur aktivitetet sportive dhe përgatitjet për garat ndërkombëtare ku pritet të marrë pjesë vendi.

Ministri i Rinisë dhe Sportit, Blerim Gashani, e vlerësoi marrëveshjen si një hap të rëndësishëm në forcimin e mbështetjes institucionale për sportin. Sipas tij, Komiteti Olimpik i Kosovës mbetet një partner strategjik në avancimin e sportit dhe në promovimin e një shoqërie më aktive dhe më të shëndetshme. Ai theksoi gjithashtu rëndësinë e vitit 2026, kur Kosova do të marrë pjesë në Lojërat Mesdhetare Taranto 2026, si dhe përgatitjet afatgjata për organizimin e Lojërave Mesdhetare në vitin 2030 në Prishtinë.

Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi, e cilësoi këtë memorandum si më shumë se një marrëveshje financiare, duke e quajtur një garanci institucionale për zhvillimin e sportit dhe sportistëve kosovarë. Ai theksoi se Kosova do të ketë përfaqësim të madh në Taranto 2026 dhe se vendi po përgatitet për rolin e nikoqirit në 2030.

Ndërkohë, Sekretari i Përgjithshëm i KOK-ut, Besim Aliti, bëri të ditur se kjo është vlera më e lartë e ndarë ndonjëherë nga ministria për komitetin olimpik. Sipas tij, marrëveshja pasqyron një partneritet të fortë institucional dhe një angazhim serioz për zhvillimin e sportit në vend. Ai gjithashtu njoftoi se një nga projektet kryesore të financuara do të jetë themelimi i “Akademisë së Lojërave Mesdhetare”.

Ky bashkëpunim shihet si një hap i rëndësishëm drejt forcimit të sistemit sportiv në Kosovë dhe ngritjes së nivelit të përfaqësimit ndërkombëtar të sportistëve kosovarë, raporton Kosovapress

Continue Reading

Sport

Rezultatet e fundjavës në Premier League, La Liga dhe Bundesliga

Published

on

By

Në Premier League, fundjava solli disa rezultate interesante. Fulham mposhti Aston Villan 1–0, ndërsa Liverpool fitoi 3–1 ndaj Crystal Palace. West Ham United triumfoi 2–1 kundër Evertonit, Tottenham Hotspur fitoi 1–0 në udhëtim ndaj Wolves, ndërsa Arsenal gjithashtu arkëtoi tri pikë me fitore 1–0 ndaj Newcastle United.

Në La Liga, Deportivo Alavés fitoi 2–1 ndaj Mallorcas, Barcelona mposhti Getafen 2–0, Valencia fitoi 2–1 ndaj Gironas, ndërsa Atlético Madrid doli fitues në një ndeshje të fortë ndaj Athletic Club me rezultat 3–2.

Në Bundesliga, Bayern Munich fitoi në një ndeshje spektakolare ndaj Mainz 05 me rezultat 4–3, ndërsa Hoffenheim mposhti Hamburger SV 2–1.

Në ndeshjet e së dielës në La Liga, Rayo Vallecano dhe Real Sociedad barazuan 3–3, Real Oviedo humbi 2–1 ndaj Elche, Osasuna fitoi 2–1 ndaj Sevillas, ndërsa Villarreal mposhti Celta Vigon 2–1.

Në Bundesliga, VfB Stuttgart barazoi 1–1 me Werder Bremen, ndërsa Borussia Dortmund shënoi fitore të thellë 4–0 ndaj Freiburg.

Continue Reading

Sport

Behije Mustafa fiton të artën në Serie A të karatesë në Spanjë

Published

on

By

Karateistja Behije Mustafa ka arritur një sukses të madh ndërkombëtar, duke fituar medaljen e artë në garën e nivelit Serie A të zhvilluar në La Coruña të Spanjës.

Ky nivel i garave konsiderohet si i dyti më i lartë në karate, menjëherë pas turneve elitare Karate 1 Premier League, duke e bërë këtë triumf edhe më të rëndësishëm.

Në finalen e kategorisë deri në 68 kilogramë, Mustafa dominoi përballjen ndaj karateistes nga Egjipti, Jana Hazem Elsayed, duke e mposhtur bindshëm me rezultat 14:6. Ajo kontrolloi luftën nga fillimi deri në fund, duke treguar formë të shkëlqyer dhe siguri në çdo moment.

Në këtë turne prestigjioz morën pjesë plot 1195 garues nga 83 shtete të ndryshme të botës, çka e rrit edhe më shumë vlerën e medaljes së artë të fituar nga Mustafa.

Continue Reading

Sport

Kastrioti kampioni i Kosovës në Hendboll

Published

on

By

Kastrioti i Ferizajit ka vazhduar dominimin në hendbollin kosovar, duke e fituar për herë të tretë rresht Kupën e Kosovës.

Në një finale tejet dramatike të zhvilluar të dielën në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj, Kastrioti triumfoi ndaj Besa Famgas me rezultat minimal 28:27. Heroi i ndeshjes ishte Alban Haziri, i cili realizoi golin e fitores vetëm dhjetë sekonda para përfundimit.

Takimi ishte i baraspeshuar deri në momentet e fundit. Besa ishte në epërsi 27:26, por Kastrioti barazoi në 27:27 rreth një minutë e gjysmë pa përfunduar ndeshja, falë një goditjeje të saktë nga Gentrit Brahimi.

Në minutat vendimtare, Besa pati disa tentativa për të rikthyer epërsinë, por nuk arriti të konkretizojë. Gjuajtja e Denis Terziqit u bllokua fillimisht nga mbrojtja e Kastriotit, ndërsa më pas ai bëri faull në sulm në minutën 59:18.

Në aksionin e fundit, Kastrioti u tregua më i saktë. Haziri finalizoi me sukses dhe i siguroi skuadrës së tij trofeun. Besa pati edhe një mundësi të fundit, por Terziqi gaboi, duke gjuajtur jashtë porte tri sekonda para fundit.

Një rol kyç në këtë fitore pati portieri Wadi Chebbi, i cili me pritjet e tij vendimtare u shpall edhe lojtari më i mirë i turneut final.

Sa i përket statistikave, më efikasi për Kastriotin ishte Felippe Teixeira me gjashtë gola, ndërsa Alban Haziri dhe Yassine Henahen shtuan nga pesë secili. Në anën tjetër, Denis Terziqi realizoi 10 gola për Besën, kurse Yas Mohamed Omar Ali shtatë.

Në rrugëtimin drejt finales, Kastrioti eliminoi Rahovecin në gjysmëfinale, ndërsa Besa Famgas kaloi Prishtinën.

Continue Reading

Të kërkuara