Sport

​Trajnerja e Donjeta Sadikut: Ishte e përgatitur, por i mungoi fati

Ajo ka thënë se Donjeta ishte shumë e përgatitur për të fituar medalje, por që fati nuk ishte me të.

Published

on

Shpresat më të mëdha për të fituar medalje në Lojërat Evropiane Kosova i kishte tek boksierja Donjeta Sadiku, por as ajo nuk ia doli pasi u eliminuar në çerekfinale.

Për ecurinë e saj në këto lojëra, ka reaguar trajnerja e Sadikut, Mariola Sallauka. Ajo përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se Donjeta ishte shumë e përgatitur për të fituar medalje, por që fati nuk ishte me të.

“Donjeta Sadiku renditet e 5-ta në Lojërat Evropiane- Krakov 2023. Synimet tona ishin qe Donjeta te sigurojë medalje dhe të kualifikohet për Lojërat Olimpike 2024. Me një formë të shkëlqyer që shfaqi në dy meçet e para, besuam shumë që po ashtu do të kalojë dhe meçin e tretë, mirëpo fati ndonjëherë di të befasojë”, ka shkruar fillimisht Sallauka.

Ajo tutje është shprehur e bindur se normën olimpike për Paris 2024 Donjeta do ta arrij në garat e ardshme ndërkombëtare.

“Në këto meçe Donjeta tregoi cilësi në teknikë të boksit, e në përgatitje të fortë fizike e kondicionale, ku shpesh vuri në pozita të pa lakmueshme kundërshtaret e saj. E sa për performancen e Donjetes në këto lojëra, po ju përkujtojë që Donjeta ishte e vetmja sportiste që ishte më afër medaljes dhe kualifikimit. Po i lëmë pas këto lojëra vetëm me një qëllim, për të ardhmen, që të vazhdojmë të punojmë fortë për gara , ku besoj fuqishëm që kualifikimin Donjeta do ta sigurojë në garën e ardhshme kualifikuese”, ka shkruar në fund Sallauka.

Ndryshe, Kosova u kthye pa asnjë medalje nga Lojërat Evropiane që u mbajtën në Poloni.

Lajmet

Xhiro e 11-të e Superligës nis sot me dy supersfida

Published

on

Kampionati i Kosovës në futboll ka zhvilluar tashmë dhjetë xhiro mjaftë interesante dhe në këtë mesjave do të zhvillohen ndeshjet e xhiros së 11-të.

Në qytetin e Gjilanit do të ndeshjen Gjilani dhe Dukagjini, skuadra të cilat po kërkojnë të gjejnë stabilitet në këtë fillim sezoni. Dukagjini i drejtuar nga Ismet Munishi e nisi shumë fuqishëm edicionin, por në pesë ndeshjet e fundit ka tri humbjen, një barazim dhe një fitore dhe ka mbledhur 14 pikë pas dhjetë ndeshjeve duke u renditur në venin e katër në tabelë.

Nga ana tjetër, Gjilani ka mbledhur vetëm 11 pikë pas dhjetë ndeshjeve duke mbajtur vendin e tetë në tabelë.

Ballafaqimi tjetër është ai ndërmjet Malishevës dhe Ballkanit, duke që sjellë emocione pas të dy skuadrat synojnë kreun e tabelës. Momentalisht Ballkani ka 19 pikë në vendin e dytë, kurse Malisheva është e gjashta me 13 pikë.

Të dy ndeshjet nisin nga ora 13:00./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​Lëndohet ylli i Interit

Published

on

Futbollisti Henrikh Mkhitaryan është detyruar të lërë fushën në minutën e 32-të të ndeshjes kundër Napolit për shkak të një problemi fizik.

Sipas testeve mjekësore të kryera në Institutin “Humanitas” në Rozzano, mesfushori armen ka pësuar tendosje muskulore në muskulin semitendinosus të kofshës së majtë.

Interi njoftoi se gjendja e tij do të rivlerësohet javën e ardhshme, ndërsa koha e rikuperimit ende nuk është përcaktuar.

Skuadra e Cristian Chivu do të përballet të mërkurën (29 tetor) me Fiorentinën në “San Siro”, ndërsa më 2 nëntor udhëton në Verona për sfidën ndaj ekipit vendas./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​De Bruyne mbyll vitin 2025, dyshohet për një dëmtim të rëndë

Published

on

Kevin De Bruyne rrezikon ta mbyllë para kohe vitin 2025 pas lëndimit të pësuar në ndeshjen Napoli–Inter.

Mesfushori belg u detyrua të largohej nga fusha menjëherë pas shënimit të golit nga penalltia, pasi ndjeu dhimbje në kofshën e djathtë dhe më pas u pa me paterica në pankinë.

Sipas Gazzetta dello Sport, dyshohet për një këputje të rëndë në bicepsin femoris, e cila mund ta mbajë jashtë fushave për disa muaj. Napoli shpreson që dëmtimi të mos ketë prekur zonën ku lojtari u operua në vitin 2023 gjatë kohës së tij te Manchester City.

Nëse konfirmohet se bëhet fjalë për një dëmtim serioz, De Bruyne mund t’i nënshtrohet një operacioni, gjë që do ta detyronte të mungojë për pjesën e mbetur të sezonit. Edhe në rastin më të mirë, ai pritet të qëndrojë jashtë për dy ose tre muaj, duke i dhënë fund praktikisht vitit 2025.

Napoli ndërkohë mund të detyrohet të bëjë ndryshime në listën e Ligës së Kampionëve, me mundësi që në vend të belgut të përfshihet njëri mes Marianuccit apo Mazzocchit. Rezultatet e ekzaminimeve priten të përcaktojnë kohën e rikuperimit të mesfushorit./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​Juventusi shkarkon trajnerin Tudor

Published

on

Humbja ndaj Lazios i ka kushtuar trajnerit Igor Tudorit, ku klubi bardhezi ka vendosur ta shkarkojë trajnerin kroat pas një serie rezultatesh të dobëta në fillim të këtij sezoni.

Sipas La Gazetta dello Sport detyrën e përkohshme të trajnerit do ta marrë Massimo Brambilla, deri në emërimin e pasardhësit të ri.

Nën drejtimin e Tudorit, Juventusi ka zhvilluar tetë ndeshje në Serie A, ku ka grumbulluar vetëm 12 pikë dhe ndodhet aktualisht në vendin e tetë të renditjes.

Në fazën e grupeve të Champions League, bardhezinjtë kanë siguruar vetëm dy pikë në tre takime, çka ka thelluar krizën e skuadrës torineze./S.K/KP/

Continue Reading

Të kërkuara