Kulturë
The Red Dress-projekt qëndisje 12-vjeçar po vjen në Prishtinë
“The Red Dress” po vjen edhe në Kosovë.
Published
5 years agoon
By
Betim GashiInstalacioni “The Red Dress”, nga artisja, Kristie Macleod, pas shumë paraqitjeve nëpër botë, tanimë po vjen edhe në Prishtinë më 7 tetor në Galerinë Qahili, ku të gjithë artdashësit dhe të interesuarit mund të vijnë ta përjetojnë këtë instalacion, nga ora 16:00 – 20:00.
Projekti i Fustanit të Kuq, i ideuar nga artistja britanike Kirstie Macleod, përcjellë një platformë artistike për gratë në të gjithë botën, shumë prej të cilave janë të margjinalizuara dhe jetojnë në varfëri, për të treguar historitë e tyre personale përmes qëndisjes.
“Gjatë 12 viteve, nga viti 2009 deri në vitin 2021, Fustani i Kuq udhëtoi nëpër botë duke u qëndisur vazhdimisht. I krijuar nga 73 copa mëndafshi, ky krijim është punuar nga 231 gra dhe 4 burra, nga 28 vende të botës, si nga Palestina, Ruanda, Kongo, Afrika e Jugut, Meksika, Egjipti, Japonia, Franca, Suedia, Argjentina etj… Ndër të tjerash, edhe gratë nga Kosova, kanë vendosur shenjën e tyre në këtë krijim artistik. Gratë kosovare të përfshira në këtë projekt, bëjnë pjesë në organizatën Sister Stich, grup refugjatësh femra që u larguan nga vendi gjatë konfliktit të armatosur në 1998-99. Tani të kthyer në qytetin e tyre të lindjes, Podujevë, këto gra po rindërtojnë jetën e tyre me ndihmën e qëndisjes. Për përvojën e tyre në projektin The Red Dress, Feride dhe Fatime Hallili nga Sister Stitch tregojnë se si krijuan një qëndisje të bukur me fije të bardhë duke karakterizuar zogjtë të cilët simbolizojnë kështu migrimin gjatë viteve 1990. Artisja prapa këtij projekti, Kristie Macleod, është një artiste britaneze e specializuar në Dizajn Tekstili dhe punimet e saj kanë një laramani të krijimtarisë që nga qëndisja, fotografia, filimi, piktura, vizatimi e instalacion”, thuhet në një njoftim.
Një projekt qëndisje 12-vjeçar, fitues i çmimeve globale bashkëpunuese nga viti 2009 deri në vitin 2021, po vjen për publikun kosovar për të treguar historinë përmes artit të bashkuar të qëndisjes.
You may like
Sot është ndarë nga jeta akademiku, shkrimtari dhe studiuesi i njohur shqiptar, Rexhep Qosja.
Rexhep Qosja lindi më 1936 në Vuthaj të Malit të Zi. Shkollimin fillor dhe të mesëm e kreu në Vuthaj dhe në Guci, ndërsa në Prishtinë përfundoi Shkollën Normale dhe më pas studimet për gjuhë dhe letërsi shqipe në Fakultetin Filozofik.
Karrierën akademike e nisi në vitin 1967 si asistent në Institutin Albanologjik të Prishtinës. Studimet pasuniversitare i kreu në Universitetin e Beogradit, ndërsa më 1971 mbrojti doktoratën për jetën dhe krijimtarinë e Asdrenit. Gjatë viteve në vijim, ai u ngrit në një nga figurat më të rëndësishme të studimeve albanologjike, duke qenë profesor ordinar në Universitetin e Prishtinës dhe drejtor i Institutit Albanologjik në periudhën 1972-1981.
Qosja është autor i mbi tridhjetë librave nga fusha e kritikës letrare, studimeve shkencore, si dhe prozës artistike, përfshirë romane, tregime dhe drama. Ai ka botuar gjithashtu qindra artikuj, ese dhe studime, duke dhënë një kontribut të veçantë në zhvillimin e mendimit kritik dhe letërsisë shqipe.
Për krijimtarinë shkencore e letrare është çmuar me Shpërblimin e qytetit të Prishtinës më 1968; me Shpërblimin Krahinor të Dhjetorit më 1969; me dy shpërblime të SHSH të Kosovës, më 1972 dhe 1974 dhe me Shpërblimin e RS të Serbisë “7 Korriku”, më 1975, me Çmimin “Pjetër Bogdani”, 2010 për romanin “Bijt e askujt”, etj.
Në mars të vitit 2025 Qosja u nderua me çmimin “Letërsia shqipe” nga Ministria e Kulturës, si njëri prej ndikuesve më të mëdhenj të letërsisë shqipe. Është marrë edhe me veprimtari politike. Në periudhën 1998-2000 drejtoi një parti politike në Kosovë. Në vitin 2000, kryetari i Republikës së Shqipërisë i dha çmimin “Nderi i Kombit”.
Ndarja e tij nga jeta përbën një humbje të madhe për kulturën, shkencën dhe mbarë kombin shqiptar.
Kulturë
Ftesë publike për propozimin e anëtarëve të Këshillit Kombëtar të Arteve
Published
3 days agoon
April 23, 2026By
UBT News
Ministria e Kulturës dhe Turizmit ka bërë thirrje publike drejtuar institucioneve të artit dhe kulturës, institucioneve akademike, organizatave joqeveritare si dhe akterëve relevantë, që të propozojnë kandidatë për anëtarë të Këshillit Kombëtar të Arteve.
Këshilli do të përbëhet nga 11 anëtarë, të cilët do të vijnë nga fusha të ndryshme të artit dhe kulturës. Mandati i tyre do të zgjasë 5 vite, ndërsa çdo institucion ka të drejtë të propozojë deri në tre kandidatë. Kandidatët e propozuar duhet të kenë përvojë profesionale në fushën e artit dhe kulturës, integritet të lartë moral si dhe kontribut të dëshmuar në zhvillimin e skenës kulturore.
Afati për aplikim është 21 ditë nga data e publikimit të ftesës publike. Aplikimet dorëzohen në Arkivin e Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit në Prishtinë.
Lajmet
Bogujevci takon përfaqësuesit e OKB-së, në fokus bashkëpunimi për kulturën dhe turizmin
Published
3 days agoon
April 23, 2026By
UBT News
Ministrja e Kulturës dhe Turizmit, Saranda Bogujevci, ka pritur në takim Koordinatorin për Zhvillim në Kosovë të Kombeve të Bashkuara, Stephen O’Malley, së bashku me përfaqësues të agjencive të OKB-së në vend. Gjatë këtij takimi, palët diskutuan mundësitë e koordinimit ndërmjet Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit dhe organizatave në kuadër të Kombeve të Bashkuara, me theks të veçantë në zhvillimin e projekteve në fushën e kulturës, trashëgimisë kulturore dhe turizmit.
Sipas njoftimit, të dyja palët shprehën gatishmëri për thellimin e bashkëpunimit dhe për koordinimin e iniciativave të përbashkëta në të ardhmen, me synim avancimin e sektorëve përkatës dhe rritjen e ndikimit të projekteve zhvillimore në vend.
Kulturë
23 Prilli – Dita Botërore e Librit dhe e të Drejtave të Autorit
Published
3 days agoon
April 23, 2026By
UBT News
Sot, më 23 prill, në mbarë botën shënohet Dita Botërore e Librit dhe e të Drejtave të Autorit, një datë që synon të nxisë leximin, të promovojë krijimtarinë dhe të rrisë vetëdijen për rëndësinë e mbrojtjes së të drejtave të autorëve.
Kjo ditë e veçantë ka origjinën nga tradita e Katalonisë në Spanjë, ku lexuesve që blinin libra u dhurohej edhe një trëndafil – një simbol i bukur i dashurisë për librin dhe dijen.
Data 23 prill nuk është zgjedhur rastësisht. Ajo lidhet me jetën dhe veprën e disa prej figurave më të mëdha të letërsisë botërore, si William Shakespeare, Maurice Druon, Halldór Laxness, Vladimir Nabokov dhe Josep Pla. Që nga viti 1995, UNESCO e ka shpallur zyrtarisht këtë datë si Ditën Botërore të Librit dhe të Drejtave të Autorit, duke theksuar rolin e pazëvendësueshëm që kanë librat dhe krijuesit në zhvillimin kulturor dhe shoqëror.
Në shumë vende të botës organizohen aktivitete të ndryshme si panaire libri, lexime publike, diskutime letrare dhe fushata ndërgjegjësuese, të cilat synojnë të rikujtojnë rëndësinë e leximit dhe mbështetjes së autorëve.
Dita e sotme shërben si një thirrje për të gjithë që të afrohen më shumë me librin – një burim i pashtershëm dijeje, imagjinate dhe zhvillimi personal.
DITARI: Çfarë lajmesh kemi lexuar në çdo 26 prill, në vitet nëntëdhjetë
FSK dërgon ekip në Gaza për vlerësimin e zonës së operimit
REL: Të shtëna në darkën e korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë: Trump evakuohet, i dyshuari arrestohet
DITARI: Çfarë lajmesh kemi lexuar në çdo 25 prill, në vitet nëntëdhjetë
Premier League, La Liga dhe Bundesliga sjellin ndeshje të zjarrta
Studentët e Psikologjisë në UBT realizojnë aktivitete ndërgjegjësuese për shëndetin emocional në “Akademia Elite”
Profesoresha Violeta Zefi dhe studentja Zhaneta Shatri publikojnë studimin shkencor në revistën prestigjioze “International Journal of Educational Reform”
Kuvendi zgjedh dy anëtarë të Këshillit Gjyqësor
Profesori nga Holanda ligjëron në UBT për vlerësimin e pasurive të paluajtshme
Të kërkuara
-
Lajmet2 months agoUBT nderon Familjen Jashari me Dekoratën Jetësore të Nderit
-
Lajmet2 months agoKoordinatorja e projektit AKIL-EU në UBT, prof. Manjola Zaçellari, referon në University of Oxford
-
Lajmet2 months agoPërfundon seanca e sotme në Hagë për pengim të drejtësisë
-
Live2 months agoKryegjykatësi Smith III shpall mbylljen e çështjes gjyqësore
