Kronika e zezë

​Tetë vite burgim ndaj të pandehurit A.B për vrasje në Pejë

Vrasja ndodhi më 5 shtator të vitit 2020.

Published

on

8 vite burg i janë shqiptuar A.B për vrasjen që ndodhi me 5 shtator të vitit 2020, ku A.B me thikë e kishte privuar nga jeta viktimën S.B.

“Gjykata Themelore në Pejë – Departamenti për Krime të Rënda, ka shpallë aktgjykim dënues ndaj të pandehurit A.B për shkak se: Me datë 5 shtator 2020, rreth orës 16:55, në Pejë, me dashje dhe me mjet të mprehtë – thikë, e ka privuar nga jeta viktimën S.B, në atë mënyrë që ditën kritike derisa i pandehuri ka qenë duke kaluar afër shtëpisë së viktimës dhe me të kaluar shtëpinë e viktimës, e dëgjon një zë dhe kur kthehet, e sheh viktimën duke e thirr dhe duke ia bërë me dorë, i pandehuri duke menduar se viktima ka nevojë për ndihmë, hyn në oborrin e shtëpisë së viktimës, e nga aty më pas hyn në shtëpinë e viktimës, shkojnë në dhomën e ditës, i pandehuri ulet në një krevat përballë kuzhinës, e të cilin me lëng e shërben viktima, e më pas viktima shkon në korridor, e mbyll derën e korridorit me çelës, kthehet prapë në sallon dhe i drejtohet të pandehurit “se pa bo çka të them unë ti nuk del prej këtu”, e më pas viktima shkon dhe ulet në fotele përballë televizorit dhe lëshon televizorin me program pornografik, duke i parë këto veprime dhe duke e ndier vetën të pasigurt, ngritët nga krevati, afrohet afër lavamanit kinse për të pirë ujë, nga ku merr thikën, e të cilën duke e mbajtur fshehtë i afrohet viktimës dhe i shkakton lëndime vdekjeprurëse të konstatuara në raportin e autopsisë. Me çka ka kryer vepër penale vrasje nga neni 172 të KPK-së”, thuhet në vendimin e gjykatës.

Tutje në komunikatë thuhet se “Të pandehurit A.B gjykata i shqiptoi dënimin me burg në kohëzgjatje prej tetë (8) vite, në të cilin dënim do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim e të cilin dënim do ta mbajë pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit. I dëmtuari për realizimin e kërkesës pasurore juridike u udhëzuar në kontest të rregullt civil. Kundër këtij aktgjykimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit”.

Aktualitet

Një person humb jetën në vendin e punës, policia e cilëson si vdekje e dyshimtë

Published

on

Një person ka vdekur në vendin e punës në Skenderaj, ku në këtë rast Policia e Kosovës e ka cilësuar si “vdekje e dyshimtë”. Sipas njoftimit policor të martën rreth orës 16:00, policia në Skenderaj është njoftuar se një person kishte probleme shëndetësore dhe gjendej i shtrirë në vendin e punës në rrugën “17 Shkurti” në Skenderaj.

Gjithashtu ata thanë se është njoftuar menjëherë emergjenca mjekësore dhe në vendin e ngjarjes kishte shkuar një ekip mjekësore dhe njësitë policore.

“Mjeku kujdestar kishte konfirmuar vdekjen e personit në vendin e ngjarjes. Personi pa shenja jete është i moshës 44 vjeçare”, njoftoi Policia.

Më tej thuhet se në vendin e ngjarjes kanë dalë hetuesit e Njësisë Rajonale të Hetimeve dhe të krim teknikës e po ashtu edhe inspektorët e punës të cilët kanë kryer veprimet hetimore dhe procedurat e nevojshme ligjore.

“Me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pa jetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë ndërsa iniciohet rasti dhe hetimet do të vazhdojnë për ndriçimin e plotë të rrethanave të këtij rasti”, thuhet në njoftim.

Për këtë ngjarje tragjike ka reaguar edhe kryetari i Skenderajt, Fadil Nura.

“Për shkak të vdekjes së papritur të bashkëqytetarit tonë, të riut Robert Veliu, ish-basketbollist profesionist, dhe në respek të thellë ndaj familjes së pikëlluar Veliu, programi i sotëm muzikor në festival anulohet. I shpreh ngushëllimet më të thella familjes Veliu, shokëve dhe dashamirëve”, ka shkruar Nura.

Pak ditë më parë, dy persona vdiqën në vendin e tyre të punës  në Gjakovë duke rënë nga kati i tretë i një objekti i cili ishte në ndërtim.

 

 

 

 

Continue Reading

Aktualitet

Policia gjen armë zjarri në një veturë në Shtime, ndalon një të dyshuar

Published

on

Policia e Kosovës ka ndaluar një person në Shtime, të cilit i ka gjetur në veturë një armë zjarri dhe i dyshuari 45 vjeçar me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Ky rast po hetohet nga autoritetet si vepër penale bbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.

“Pas reagimit të shpejtë të njësive policore, automjeti i dyshuar është lokalizuar dhe personi i dyshuar është shoqëruar në stacionin policor së bashku me automjetin. Gjatë kontrollit, arma e zjarrit (pushkë gjysmë- automatike) është konfiskuar”, njoftoi Policia e Kosovës.

I dyshuari është intervistuar në praninë e avokatit mbrojtës të caktuar sipas detyrës zyrtare.

Continue Reading

Aktualitet

Lëndohen pesë persona në një aksident zinxhirorë

Published

on

Pesë persona kanë marrë lëndime trupore si pasojë e një aksidenti mes pesë veturash sot rreth orës 12:00 në magjistralen Prishtinë-Pejë, konkretisht në Sllatinë.

Lajmin e ka bërë të ditur Luljeta Mehmeti nga zyra për media e Policisë së Kosovës. Sipas saj, të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor, ndërsa njësitë policore janë duke e trajtuar rastin.

“Duke u bazuar në të dhënat fillestare nga tereni, ju informojmë se me datën 18.07.2025 rreth orës 12:00 në drejtimin Prishtinë- Pejë, respektivisht në fshatin Sllatinë, është raportuar për një aksident trafiku zinxhiror ku të përfshira kanë qenë pesë (5) vetura. Lidhur me rastin të gjitha njësitë relevante duke përfshirë edhe ato mjekësore, kanë dal në vendin e ngjarjes. Si pasojë e këtij aksidenti, deri me tani raportohet për pesë (5) persona të lënduar të cilët kanë pranuar trajtim mjekësor. Njësitë kompetente policore janë duke e trajtuar rastin për procedurat e mëtejme”, ka thënë Mehmeti. /Telegrafi

Continue Reading

Kronika e zezë

Kanoset një grua në Prishtinë, intervistohet i dyshuari

Published

on

Një person dyshohet se ka kanosur një grua.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur në orën 17:00 më 12.07.2025 në Prishtinë.

Tutje në raport thuhet se pas intervistimit në konsultim me prokurorin rasti shkon në procedurë të rregullt.

“Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës kosovare. Pas intervistimit të palëve në konsultim me prokurorin rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport. /Telegrafi/

Continue Reading

Të kërkuara