Automobilizëm elektrikë

​Tesla shet pothuajse gjysmë milion automjete elektrike në vitin 2020

Publikuar

Kompania e automobilave dhe energjisë elektrike, Tesla njoftoi se në vitin 2020 ajo dorëzoi më shumë automjete sesa pritej, për shkak të kërkesës në rritje për automjete elektrike në të gjithë botën.

Kompania ka shitur 499 mijë e 550 automjete në vitin 2020, e cila është mbi vlerësimin e Wall Street për 481 mijë e 261 automjete, sipas të dhënave nga Refinitive, një kompani që monitoron tregjet financiare dhe infrastrukturën, raporton Reuters.

Dorëzimi vjetor është vetëm pak më pak se qëllimi i planifikuar i drejtorit Elon Musk, i cili paralajmëroi gjysmë milion automjete.

Vazhdo të lexosh

Automobilizëm elektrikë

Prodhimi industrial në Gjermani shënon rritje

Publikuar

nga

Shitjet e makinave kanë nxitur një rritje në prodhimin industrial në Gjermani, duke sinjalizuar se sektori i orientuar tek eksportet, ka sjellë një nisje të qëndrueshme të ekonomisë më të madhe të Evropës në tremujorin e katërt.

Qeveria gjermane ka prezantuar një serë paketash të stimujve për të ndihmuar kompanitë dhe konsumatorët përgjatë pandemisë, përfshirë incentive për të blerë makina elektrike dhe hibride.

Sipas zyrës Federale të Statistikave, prodhimi industrial u rrit me 3.2 për qind në muajin tetor, pas një rritjeje me 2.3 për qind një muaj më parë.

Kjo ishte rritja më e madhe që prej qershorit dhe theu projeksionet për një rritje me 1.6 për qind. Krahasuar me muajin shkurt, përpara se pandemia të mbërrinte në Gjermani, prodhimi industrial është në rënie me 5 për qind.

Në industrinë e makinave, që është sektori më i madh në Gjermani, prodhimi u rrit me rreth 10 për qind gjatë muajit, por është ende 6 për qind poshtë niveleve përpara pandemisë.

Masat e karantinës, që kanë detyruar një pjesë të madhe të sektorit të shërbimeve të mbyllen nga data 2 nëntor, po zbehin perspektivën për ekonominë në tremujorin e fundit. Por, sipas analistëve, rënia e Produktit të Brendshëm Bruto në fundvit, ka gjasa të jetë më pak e theksuar se në vendet fqinje evropiane, falë performancës së fortë të sektorit të manifakturës. /UBTNews

Vazhdo të lexosh

Automobilizëm elektrikë

​Japonia ngre e para makinën fluturuese me një person në bord

Publikuar

Një makinë fluturuese është ngritur me sukses dje në Japoni, duke i hapur rrugë nisjes zyrtare të projektit në 2023.

Kompania SkyDrive, një nga disa projekte të makinave fluturuese për të cilat po punohet në botë, kreu testin e modelit të saj me disa helika që qëndroi në ajër për katër minuta.

Drejtuesi Tomohiro Fukuzawa tha se shpreson që mjeti ajror të kthehet së shpejti në një produkt të jetës reale brenda tre vjetëve dhe pranoi se çështja kryesore është ai të bëhet i sigurtë për jetën.

“Nga më shumë se 100 projekteve të makinave fluturuese në botë, vetëm disa kanë arritur sukses me persona në bord. Shpresoj që shumë njerëz ta drejtojnë atë dhe të ndjehen të sigurtë”, tha ai.

Makina mund të fluturojë për 10 minuta dhe shpresohet që së shpejti të kthehet në 30, çka do t’i jepte mjetit potencial më të madh, të cilin prodhuesit shpresojnë ta eksportojnë në Kinë.

Ndryshe nga avionët e helikopterët mjetet e këtij lloji ofrojnë udhëtim të shpejtë personal, me qëllim evitimin e zhurmës e zgjatjes së aeroporteve apo dhe të marrjes së pilotëve profesionistë.

“Shumë gjëra mund të ndodhin”, thotë Sanjiv Singh, profesor në Institutin e robotikës të universitetit Carnegie Mellon i cili po punon gjithashtu në një model të tillë. “Nëse ato kushtojnë 10 milionë dollarë askush nuk do t’i blejë, dhe as kur ato mund të fluturojnë për vetëm pesë minuta apo nuk ka siguri”, shton ai.

Qeveria japoneze ka besim se makinat fluturuese do të përdoren për biznes në vitin 2023 dhe në mënyrë komerciale deri në vitin 2030, duke theksuar nevojën e tyre për lidhje me rajonet e largëta në dhënien e ndihmës në raste katastrofash./TCh/

Vazhdo të lexosh

Automobilizëm elektrikë

​Volkswagen humb 415 euro për veturë

Publikuar

Dallimet e mëdha në humbje thonë shumë për strukturën e biznesit të kompanive individuale.

Nuk ka dyshim se kriza e shkaktuar nga pandemia e koronavirusit është një nga më të mëdhatë në historinë moderne, dhe ka goditur veçanërisht industrinë e makinave. Muajt nuk do të jenë të mjaftueshëm për rikuperim, por disa do të duhen vite, vlerësojnë ekspertët.

Për të kuptuar më mirë shkallën e krizës, Handesblatt i Gjermanisë ka botuar një studim që tregon koston e krizës për automjetin e shitur.

Dhe rezultatet janë befasuese. Për shembull, shitjet e Volkswagen ranë me 28%, Toyota me 29% dhe u transferuan në makina, kjo do të thotë një minus prej 415 euro për veturë për Volkswagen, ndërsa Toyota fitoi 533 euro për veturë.

Sigurisht, e gjithë industria gjermane e makinave nuk është në të kuqe. Kështu që Porsche është ende në një plus të madh me fitime prej 10,000 euro për veturë. Një shembull i ndritshëm “përtej pellgut” është Tesla Motors, e cila fiton 3,000 euro për veturë.

Vazhdo të lexosh

Automobilizëm elektrikë

BMW-ja humbi 666 milionë euro për tre muaj për shkak të pandemisë

Publikuar

Prodhuesi gjerman i veturave luksoze, BMW, ka thënë se pret të shënojë fitim këtë vit pavarësisht humbjes së 666 milionë eurove gjatë tremujorit të dytë të këtij viti për shkak të rënies së shitjeve në periudhën e pandemisë dhe izolimit.

Sipas zyrtarëve të kompanisë së njohur, shitjet kanë filluar të rimëkëmben, përfshirë tregun kinez, por përmirësimi nuk do të jetë i mjaftueshëm për t’i mbuluar humbjet e muajve të kaluar, të shkaktuara nga pandemia.

Pas publikimit të shifrës së humbjeve, vlera e aksioneve të prodhuesit gjerman ra për 3 për qind. Analistët thanë se nuk kanë pritur që kjo kompani të shënojë humbje kaq të madhe, shkruan “Reuters”.

Industria e veturave është goditur rëndë nga pandemia. Nga periudha e papërshtatshme për biznese janë goditur rëndë edhe prodhuesit “Fiat Chrysler”, “Ford” dhe “Daimler”, në kohën kur kompanitë po garojnë për zhvillimin e veturave që lirojnë më pak gazra për shkak të rregullave të ashpra të BE-së për mbrojtjen e mjedisit.

Megjithatë, prodhuesi i veturave elektrike, Tesla, raportoi rrije të margjinës për 25.4 për qind gjatë tremujorit të dytë, më shumë sesa rritja për të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, që ishte 18.9 për qind. Sidoqoftë, kjo kompani pësoi 5 për qind rënie të shitjeve.

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara