Automobilizëm elektrikë

​Tesla shënoi të ardhura rekord në tremujorin e fundit të vitit të kaluar

Tesla bëri të ditur bilancin për periudhën tetor-dhjetor të vitit 2022.

Published

on

Të ardhurat dhe fitimi neto i prodhuesit amerikan të automjeteve elektrike Tesla, arritën nivel rekord në tremujorin e fundit të vitit të kaluar me 24.3 miliardë dollarë, gjegjësisht 3.7 miliardë dollarë.

Tesla bëri të ditur bilancin për periudhën tetor-dhjetor të vitit 2022.

Sipas kësaj, të ardhurat e kompanisë në tremujorin e fundit të vitit të kaluar në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit paraprak janë rritur me 37 për qind duke arritur në 24.3 miliardë dollarë. Kompania në çerekun e katërt të vitit 2021 realizoi 17.7 miliardë të ardhura.

Të ardhurat e Tesla-s që arritën në nivel rekord gjatë kësaj periudhe, tejkaluan edhe pritjet e tregut që ishin në nivelin 24.2 miliardë dollarë. Të ardhurat e kompanisë edhe gjatë gjithë 2022-shin shënuan rritje prej 51 për qind duke arritur në 81.5 miliardë dollarë transmeton Anadolu Agency.

Fitimi neto i kompanisë në çerekun e katërt të vitit të kaluar në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit paraprak shënoi rritje prej 59 për qind duke arritur në 3.7 miliardë dollarë. Fitimi neto i “Tesla”-s në tremujorin e fundit të 2021 ishte 2.3 miliardë dollarë.

Në bazë vjetore, fitimi neto i kompanisë vitin e kaluar shënoi rritje dyfish duke arritur në 12.6 miliardë dollarë. Fitimet për aksion të kompanisë në çerekun e katër të 2021 ishte 0.68 dollarë ndërsa të njëjtën periudhë vitin e kaluar u rrit në 1.07 dollarë.

Tesla në vitin 2022 në shkallë globale dorëzoi 1.313.851 automjete. Gjithashtu edhe prodhimi i automjeteve në bazë vjetore në vitin 2022 u rrit me 47 për qind ndërsa me 40 për qind u rrit numri i automjeteve të dorëzuara.

Automobilizëm elektrikë

Audi ndërpret eksportet në SHBA

Published

on

Ndryshe nga shumë prodhues tjerë gjermanë të automobilave, Audi nuk ka fabrika të vetat në SHBA. Të gjitha automjetet Audi për tregun amerikan dërgohen në SHBA prej Gjermanisë dhe disa vendesh tjera.

Tani Audi i ka ndaluar të gjitha dërgesat për në SHBA. Arsyeja janë tarifat doganore të vendosura javën e kaluar për mbarë botën nga presidenti amerikan Donald Trump.

Sipas një raporti të Automobilwoche vendimi i Audit vlen për automjetet e porositura në SHBA pas 2 prillit. Automjetet kanë mbërritur në SHBA para kësaj data do t’u dorëzohen klientëve sipas planit.

Portali Automobilwoche i referohet një letre të brendshme që u është drejtuar tregtarëve me pakicë të automjeteve në SHBA. Këtë e ka konfirmoi tani edhe një zëdhënëse e kompanisë Audi.

Strategji të reja tregtimi

Kompania Audi i dërgon automjetet e saj në SHBA nga Gjermania, Hungaria dhe Sllovakia. Po ashtu në Meksikë prodhohet modeli “Q5” – që është bestseller në SHBA.

Kompania Audi ka në magazinat e saj në SHBA më shumë se 37,000 makina, këto automjete nuk preken nga tarifat e reja. Për këtë arsye do të pajisen me një shënim të posaçëm kur të shiten.

Audi po mendon tani se si t’u sigurojë shitësve me pakicë mundësi dhe impulse të reja për shitjen e makinave Audi që gjenden në magazina në SHBA. Ata po analizojnë mënyra si mund të minimizohet ndikimi i tarifave të reja doganore tek klientët dhe partnerët tregtarë.

Continue Reading

Automobilizëm elektrikë

Renault Clio do të jetë me një kufizues shpejtësie në 109 km/h

Published

on

Prodhuesi francez i makinave Renault ka njoftuar se do të vendosë kufizues shpejtësie në një prej modeleve të vogla më të njohura në një përpjekje për të përmirësuar sigurinë rrugore.

Që nga 1 korriku i vitit të kaluar, të gjitha makinat e reja në Evropë duhet të pajisen ligjërisht me një sistem që paralajmëron shoferët nëse kanë shkelur kufirin e shpejtësisë dhe modelet e reja Renault të shitura nga viti 2022 tashmë i kanë ato.

Renault thotë se Clio i ri do të jetë i disponueshëm me një pajisje automatike kufizuese të shpejtësisë, kryesisht për shkak të popullaritetit të tij në mesin e shoferëve të rinj.

Kufizimi i shpejtësisë maksimale do të jetë në 109 km në orë. Por ky sistem nuk vjen falas, çmimi i instalimit të tij është 59 euro .

Continue Reading

Automobilizëm elektrikë

Vetura ka qëndruar gjatë e parkuar? Gjërat që duhet t’i kontrolloni!

Published

on

Nëse vetura është e parkuar për një kohë të gjatë, kjo çon në probleme të caktuara një nga shqetësimet më të zakonshme për frenat.

Disqet e frenave, janë bërë prej çeliku të lidhur me mbrojtje minimale kundër korrozionit. Pas vetëm disa orësh qëndrimi në një mjedis të lagësht, veçanërisht gjatë muajve të dimrit kur frenat janë të ekspozuara ndaj kripës, në sipërfaqe krijohet një shtresë e imët ndryshku.

Sa më gjatë qëndron pa lëvizur vetura, aq më keq përkeqësohet situata, veçanërisht në zonat e parkimit me drenazhim të dobët që nuk janë të thata. Korrozioni do të përhapet dhe efikasiteti i frenimit do të ulet.

Kur e përdorni përsëri veturën tuaj pas disa ditësh ose javësh që nuk e përdorni atë, është e rëndësishme të merrni disa masa paraprake.

Përpara se të niseni, shtypni dhe lëshoni butësisht pedalin e frenave disa herë.

Kur të filloni, përsëritni të njëjtën procedurë shtypni butësisht frenat, por kujdesuni që të mos rrezikoni përdoruesit e tjerë të rrugës, veçanërisht automjetet pas jush.

Me këtë procedurë, ju do të hiqni ndryshkun sipërfaqësor nga frenat dhe do të parandaloni rënien e performancës së tyre kur ju nevojiten.

Është gjithashtu e rëndësishme t’i kushtoni vëmendje zhurmës së frenave nëse kërcitja vazhdon edhe pasi të keni frenuar disa herë, këshillohet që sistemi juaj i frenimit të inspektohet nga një profesionist.

Para se të lini veturën për kohë të gjatë, rekomandohet të shtypni frenat gjatë vozitjes në sipërfaqe të thatë për t’i pastruar nga papastërtitë.

Continue Reading

Automobilizëm elektrikë

Ford ka patentuar një transmision manual për veturat elektrike

Published

on

Ford publikoi një aplikim të ri për patentë, që zbulojnë skica të një ndërruesit manual të shpejtësisë për automjetet elektrike.

Sipas Ford, kutia e ndryshimit menaxhon rrjedhën e energjisë elektrike që furnizohet nga bateria, duke kontrolluar shpejtësinë e motorit dhe momentin e rrotullimit që çdo motor prodhon.

Në fjalë të tjera, ndërsa lëvizni levën e kutisë së ndryshimit, dërgohen sinjale për të ndryshuar daljen e motorit të automjetit, duke imituar ndryshimet e kutisë tradicionale të ndryshimit.

Ford nuk është i vetmi që ka këtë ide, pasi disa prodhues të tjerë po përpiqen të shtojnë funksione të ngjashme në automjetet elektrike.

Natyrisht, patenta nuk do të thotë se Ford do ta prodhojë këtë kuti ndryshimi. Nëse do të ishim disi ironi, mund të konkludojmë se disa prodhues mund të rikthejnë kutitë e ndryshimit manuale në veturat me benzinë dhe naftë, aty ku ato kanë më shumë kuptim.

Në automjetet elektrike, kutitë e ndryshimit manuale ose automatike sekondare nuk janë të nevojshme.

Continue Reading

Të kërkuara