Kronikë e zezë

​Të shtëna me armë zjarri në Skenderaj në ditën e zgjedhjeve, arrestohet 55-vjeçari

55-vjeçari ka shtënë me armë zjarri rreth orës 21:30.

Published

on

Një person është arrestuar në Skenderaj, meqë kishte shtënë me armë zjarri në sheshin “Adem Jashari”. 55-vjeçari ka shtënë me armë zjarri rreth orës 21:30, në ditën kur u mbajtën zgjedhjet.

“Me datë 17 tetor 2021, rreth orës 21:30, pas përfundimit të zgjedhjeve në sheshin ”Adem Jashari”, është raportuar për të shtëna me armë zjarri. Njësia e hetimeve pas një punë operative hetimore kanë arritur ta identifikojnë automjetin nga i cili dyshohet se me datën 17 tetor 2021 rreth orës 21:30, dhe personin e dyshuar R.N., 55 vjeçar, i cili dyshohet se ka gjuajtur me armë zjarri në shenjë feste. Policia ka arrestuar personin e dyshuar R.N., 55 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës dhe si provë materiale i është sekuestruar një armë e llojit Zastava, një karikator me 5 fishekë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Tutje në komunikatë thuhet se personi është intervistuar në cilësi të të dyshuarit, ndërsa pas procedurave intervistuese sipas udhëzimit të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt. Ndaj tij është iniciuar rasti për veprat penale: ‘Mbajtje në pronësi, posedim, kontroll i paautorizuar i armëve’’ dhe ”Përdorim i armës apo mjetit te rrezikshëm’.

Lajmet

Policia e Ferizajt me aksion të shtuar: 1.511 gjoba të shqiptuara në shtatë ditë

Published

on

Policia Rajonale e Ferizajt ka intensifikuar aktivitetet për rritjen e sigurisë në trafikun rrugor dhe parandalimin e aksidenteve.

Gjatë periudhës nga 6 deri më 12 korrik 2026, policia ka shqiptuar gjithsej 1.511 gjoba kundërvajtëse, ndërsa ka pezulluar 43 patentë shoferë për drejtuesit e automjeteve që kanë kryer shkelje të rënda në komunikacion.

Në të njëjtën periudhë janë regjistruar 42 aksidente, prej të cilave 23 kanë qenë me lëndime trupore, ku janë lënduar 31 persona, ndërsa 19 aksidente kanë përfunduar vetëm me dëme materiale.

Policia Rajonale e Ferizajt ka bërë të ditur se do të vazhdojë me kontrolle dhe aktivitete të shtuara me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e sigurisë në rrugë.

Njëkohësisht, policia u ka bërë apel të gjithë shoferëve që të respektojnë rregullat e trafikut, të tregojnë kujdes gjatë vozitjes dhe të bashkëpunojnë me autoritetet duke raportuar çdo kundërvajtje përmes stacionit më të afërt policor, aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë” ose numrit kujdestar 192./A.K/

Continue Reading

Kronikë e zezë

Kërcënoi përfaqësuesit e lartë të Kosovës në rrjete sociale, arrestohet shtetasi i huaj në pikën kufitare

Published

on

By

Një shtetas i huaj është arrestuar të dielën në pikën kufitare në Stanqiq, pasi kërkohej për dhunë dhe kërcënime ndaj përfaqësuesve të lartë të Republikës së Kosovës.

Arrestimi i tij u bë mbi bazën e një urdhërarresti të lëshuar nga Departamenti Special i Gjykatës Themelore në Prishtinë. Sipas policisë, i dyshuari e kishte kryer këtë vepër penale përmes një postimi në rrjete sociale në tetor të vitit të kaluar.

Me vendim të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje. /E.A/

Continue Reading

Kronikë e zezë

Aksident në Prishtinë: Goditet një këmbësore, arrestohet shoferi

Published

on

By

Një këmbësore ka marrë lëndime të rënda trupore pasi është goditur nga një veturë pasditen e së dielës në Prishtinë.

Sipas raporti njëditor, policia ka arrestuar shoferin e dyshuar, i cili dyshohet se e shkaktoi aksidentin nga pakujdesia.

Ndërsa me vendim të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Gjendet pa shenja jete një person në Mitrovicë

Published

on

By

Një burrë është gjetur pa shenja jete të dielën në Mitrovicën e Jugut.

Vdekjen e tij e ka konstatuar mjeku në vendngjarje.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa policia po e trajton rastin si vdekje të dyshimtë. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara