Lajmet

​Të pamjaftueshme votat për ta hequr nga rendi i ditës Planin Rregullues për “Kalabrinë”

Banorët e lagjes “Kalabria” po vazhdojnë të protestojnë para komunës që nga mëngjesi i sotëm.

Published

on

Tre përfaqësuesit e partive opozitare të kuvendit të komunës së Prishtinës, Gëzim Sveçla nga Vetëvendosje, Sami Boroci nga AKR, dhe Bahri Gashi nga AAK kanë propozuar që të hiqen nga rendi ditës Propozim vendimi për anulimin e vendimit për miratimin e Planit rregullues të hollësishëm për lagjen “Kalabria”, si dhe propozim-vendimi për anulimin e vendimet për miratimin e ndryshimit dhe plotësimit të pjesërishëm të bllokut urban “D2”, në kuadër të planit rregullues “Arbëria 3”.

Por që propozimet e tyre nuk morën shumicën e votave në këtë mbledhje të kuvendit, 21 vota për dhe 22 vota kundër, dhe kështu mbetet që këto pika të rendit të ditës të shqyrtohen sot në seancën e mbledhjes së kuvendit të komunës së Prishtinës.

Derisa banorët e lagjes “Kalabria” në Prishtinë po vazhdojnë të protestojnë para komunës që nga mëngjesi i sotëm për kundërshtuar shfuqizimin e planit për lagjen e tyre.

Të njëjtit kishin protestuar ditë më parë edhe para objektit të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinorë dhe Infrastrukturës (MMPHI). Ministri i kësaj të fundit, Liburn Aliu reagoi duke thënë se shqetësimet e banorëve do t’i trajtojnë me prioritet. 

Lajmet

Santos nuk është më trajner i Azerbajxhanit

Published

on

Azerbajxhani ka ndërprerë kontratën e trajnerit të ekipit kombëtar Fernando Santos me pëlqim të ndërsjellë, tha të hënën federata e futbollit të vendit (AFFA), disa ditë pas humbjes 5-0 ndaj Islandës në një ndeshje kualifikuese për Kupën e Botës ka shkruar Reuters.

Santos, i cili më parë e udhëhoqi Portugalinë drejt fitores në Kampionatin Evropian dhe Ligën e Kombeve, ka mbetur pa fitore në 11 ndeshje që kur mori drejtimin e Azerbajxhanit në qershor 2024, ndërsa pësoi nëntë humbje.

Azerbajxhani pësoi pesë gola brenda gjysmë ore loje, ndërsa u shkatërrua nga Islanda në ndeshjen e tyre të parë të Grupit D në kualifikueset e Kupës së Botës 2026 të premten.

Ayxan Abbasov, trajneri i ekipit U21 të vendit, do të jetë në krye kur Azerbajxhani të përballet me Ukrainën në ndeshjen e tyre të radhës kualifikuese për Kupën e Botës të martën, shtoi AFFA.

Mes kandidatëve për të zëvendësuar Santosin është edhe italiani Gianni De Biasi, i cili ka drejtuar më parë Azerbajxhanin nga korriku 2020 deri në nëntor 2023. Gjatë periudhës së tij, De Biasi grumbulloi 10 fitore, 8 barazime dhe 21 humbje në 39 ndeshje, me 34 gola të shënuar dhe 56 të pësuar./S.K/Reuters/

Continue Reading

Lajmet

​Kosova mëson kundërshtarët për parakualifikueset e Eurobasket 2029

Published

on

Në Raundin e Parë të Parakualifikimeve të FIBA EuroBasket 2029, Kosova ka mësuar kundërshtarët, ku dardanët do të ballafaqohen me Shqipërinë dhe Sllovakinë.

Dardanët janë shortuar në Grupin C dhe raundi i Parë të Parakualifikimeve të FIBA EuroBasket 2029 zhvillohet në kryeqytetin letonez, Riga.

Raundi do të luhet në tre dritare: nëntor 2025, shkurt 2026 dhe qershor-korrik 2026.

Kualifikimet do të jenë katër kombëtare, tre fitueset e grupeve si dhe vendi i dytë më i mirë./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​Amir Rrahmani mund të mungojë për një kohë të gjatë në ndeshje

Published

on

Kapiteni i Kombëtares së Kosovës dhe mbrojtësi i Napolit, Amir Rrahmani, ka shkaktuar shqetësim të konsiderueshëm për klubin italian dhe Kosovën pas një lëndimi të marrë gjatë ndeshjes Zvicër–Kosovë.

Lojtari pësoi një problem muskulor që pritet ta mbajë jashtë fushave për një periudhë të gjatë.

Pas testeve të kryera, Rrahmani do të kthehet në Itali për kontrolle të mëtejshme, por tashmë flitet për një mungesë prej të paktën një muaji.

Kapiteni i Kombëtares së Kosovës nuk do të jetë në dispozicion për ndeshjen e radhës kundër Suedisë, e cila zhvillohet sot në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror 2026.

Nëse ky parashikim konfirmohet, ai mund të mos jetë në dispozicion për ndeshjet e Napolit ndaj Fiorentinës, Manchester City-t, Pizës, Milanit, Sportingut dhe Xhenovës, shkruan ‘Sport Mediaset’.

Napoli dhe stafi mjekësor po ndjekin nga afër gjendjen e mbrojtësit, duke shpresuar që rikuperimi i tij të shkojë sipas planit dhe të mos ndikojë në formën e skuadrës në javët e ardhshme./S.K/KP/FFK/

Continue Reading

Lajmet

Dogana ia konfiskon afro 20 mijë euro shtetasit të Serbisë

Published

on

By

Dogana e Kosovës njofton se zyrtarët doganorë kanë sekuestruar 20 mijë euro të padeklaruara në pikëkalimin kufitar në Jarinjë.

Sipas Doganës, gjatë një kontrolli rutinë të automjeteve që hynin në territorin e Republikës së Kosovës, doganierët kanë zbuluar dhe sekuestruar mjete monetare të padeklaruara në vlerë prej afro 20 mijë euro.

Mjetet monetare janë gjetur në posedim të një shtetasi të Serbisë, i cili po hynte në territorin e Republikës së Kosovës. Paratë e sekuestruara përbëheshin kryesisht nga monedha në dinarë serb, ndërsa pjesa tjetër në valutën euro. Mjetet monetare nuk ishin deklaruar sipas rregullave doganore në momentin e hyrjes. Sipas legjislacionit të Republikës së Kosovës çdo shumë monetare mbi 10,000 euro që hyn ose del nga territori i vendit duhet të deklarohet pranë autoriteteve doganore”, thuhet në njoftim.

Andaj, Dogana thekson se mosdeklarimi i këtyre mjeteve përbën shkelje ligjore dhe i nënshtrohet procedurave administrative dhe ndëshkuese, si dhe hetimeve të mëtejshme./D.B/EO

Continue Reading

Të kërkuara