Lajmet

​Të paktën dhjetë ushtarë u vranë në sulmin e al-Shabaab në bazën ushtarake somaleze

Ndër dhjetë viktimat e konfirmuara deri më tani është koloneli Abshir Mahmud Mohamed.

Published

on

Të paktën dhjetë ushtarë u vranë dhe disa u plagosën si pasojë e një sulmi të al-Shabaab në një bazë ushtarake në rajonin Middle Shabelle të Somalisë të martën në mëngjes.

Sulmi vdekjeprurës në një bazë në Hawadley, rreth 60 kilometra (37 milje) në veri të kryeqytetit Mogadishu, filloi me një sulm vetëvrasës me makinë bombë, sipas Ahmed Ibrahim, një zyrtar i sigurisë në zonë.

“Ka pasur luftime të ashpra mes ushtrisë dhe terroristëve. Numri i të vdekurve mund të rritet”, tha ai për Anadolu.

Milicitë lokale të klanit që po mbështesin përpjekjet anti-terroriste të ushtrisë somaleze janë gjithashtu të vendosura në bazë, tha ai.

Ndër dhjetë viktimat e konfirmuara deri më tani është koloneli Abshir Mahmud Mohamed, një komandant batalioni i ushtrisë somaleze, sipas Ibrahimit.

Al-Shabaab mori përgjegjësinë për sulmin, i cili erdhi një ditë pasi dega e al-Kaedës humbi kontrollin e qyteteve strategjike Haradhere dhe Galcad në shtetin qendror Galmudug.

Grupi terrorist pretendoi se kishte vrarë 63 ushtarë, duke përfshirë një komandant të lartë ushtarak, në sulm.

Ushtria somaleze, e mbështetur nga milicitë lokale, është përfshirë në një ofensivë gjithëpërfshirëse kundër al-Shabaab që nga viti i kaluar pasi presidenti Hassan Sheikh Mohamud i shpalli “luftë gjithëpërfshirëse” grupit terrorist.

Somalia është rrënuar nga pasiguria për vite me radhë, ku al-Shabaab dhe Daesh/ISIS janë ndër kërcënimet kryesore.

OKB-ja ka paralajmëruar për rritje të paqëndrueshmërisë në vend, duke lëshuar raporte periodike vitin e kaluar që detajojnë sulmet nga al-Shabaab dhe grupet terroriste pro-Daesh/ISIS.

Pati të paktën 1 mijë e 518 viktima civile – 651 të vrarë dhe 867 të plagosur – në sulmet terroriste në Somali në vitin 2018, të ndjekur nga 1 mijë e 459 – 591 të vrarë dhe 868 të plagosur – në vitin 2019, sipas vlerësimeve të OKB-së.

Continue Reading

Lajmet

​Tenisi italian humb legjendën Nicola Pietrangeli

Published

on

Tenisi italian po mban zi për humbjen e Nicola Pietrangelit, legjendës së sportit që vdiq në moshën 92 vjeç.

Ai është i vetmi tenist italian që është futur në Sallën e Famës së Tenisit Botëror dhe mbante rekorde të rëndësishme në Kupën Davis, duke luajtur 164 ndeshje dhe fituar shumë prej tyre në njëshe dhe dyshe.

Pietrangeli u konsiderua ndër dhjetë tenistët më të mirë në botë gjatë viteve 1957–1964 dhe fitoi dy herë Roland Garros, si dhe shumë tituj të tjerë, përfshirë medalje në Lojërat Mesdhetare dhe Olimpike.

Ai ishte gjithashtu i njohur për menaxhimin e skuadrës italiane në Kupën Davis dhe për rolin e tij diplomatik në ndeshjen kundër Kili, duke shmangur bojkotin politik.

“Isha i lumtur të shijoja çdo ndeshje,” thoshte ai shpesh. “Nëse do të kisha stërvitur më shumë, ndoshta do të kisha fituar më shumë, por do ta kisha shijuar më pak.”/S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​Kuka: Ky vit solli medalje elitare në sportin e xhudos

Published

on

Trajneri i xhudos, Driton Kuka, ka ndarë një bilanc të vitit 2025 duke përmbyllur sezonin elitar me Grand Slam Abu Dhabi, ku thekson arritjet e xhudistëve tanë dhe progresin e ekipit gjatë gjithë vitit.

Distria Krasniqi përsëri u rikthye me medalje dhe, sipas Kukës, ky vit për të ishte fantastik.

“Distria sivjet çdo garë fitoi medalje, kulmoj në Evropian më të artën dhe titullin e nënkampiones Botërore, dhe kjo e vendosi në krye të Ranglistës Botërore”, tha ai.

Laura Fazliu po ashtu pas një viti sfidues me lëndime arriti të rikuperohej, duke fituar medalje në Botëror dhe duke u renditur e 5-ta në Abu Dhabi.

Shpat Zeka po rikthehet në garat ndërkombëtare dhe pritet të synojë normën Olimpike së bashku me Akilin dhe ndoshta Dardanin.

Kuka gjithashtu përmendi talentet e tjerë të rinj në rrugëtimin e tyre.

“Viti 2025 shënoi emra të rinj që u shquan me medalje e suksese dhe kjo flet shumë! Vazhdimësi e sukseseve janë emrat e Jonit e Arbes për kadet, që që nga garat e para në Kupat Evropiane arritën medalje e suksese premtuese”, shtoi Kuka.

Ekipi vazhdon stërvitjet intensive: vajzat në Slloveni dhe meshkujt pas disa ditësh në Gjeorgji, duke u përgatitur për sezonin e ardhshëm./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Protestuesit e “Trafikut Urban” e operatorët privatë bllokojnë edhe sot Komunën e Prishtinës

Published

on

By

Transporti publik dhe ai privat në Prishtinë do të qëndrojë i bllokuar edhe këtë të hënë, pasi punëtorët e “Trafikut Urban” dhe operatorëve privatë po vazhdojnë protestat për shkak të mospagesave dhe bllokimit të buxhetit të Komunës.

Që nga 24 nëntori, “Trafiku Urban” ka ndalur punën në shenjë pakënaqësie ndaj mosshlyerjes së pagave të punëtorëve dhe borxheve ndaj furnitorëve, situatë që erdhi si pasojë e moszhbllokimit të buxhetit komunal nga Ministria e Financave.

Javën e kaluar, punëtorët dhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama marshuan drejt Qeverisë për të kërkuar zhbllokimin e financave të kryeqytetit.

Ndërkohë, Asambleja Komunale votoi pro bartjes së 28 milionë eurove nga viti 2024 në 2025.

Kryetari Rama i ka kërkuar ministrit në detyrë të Financave, Hekuran Murati, lirimin e të hyrave vetanake dhe granteve komunale, të cilat arrijnë në 35 milionë euro./EO

Continue Reading

Lajmet

Futen ilegalisht nga Serbia në Kosovë, ndalohen nga policia

Published

on

Dy persona janë ndaluar në fshatin Novosellë të Kamenicës meqenëse dyshohet që ilegalisht nga Serbia kanë hyrë në territorin e Kosovës.

Të dyshuarit raportohet ta kenë përdorur rrugën ilegale jashtë vendkalimi kufitar.

“Fsh. Novosellë, Kamenicë / 30.11.2025 – 21:25. Njësiti policor gjatë kontrollit ka ndaluar automjetin me targa të huaja të cilin kishte qenë duke e drejtuar i dyshuari mashkull kosovar, dhe pasagjeri i dyshuar  mashkull shtetas i huaj. Të dyshuarit në mënyrë ilegale përmes rrugës jashtë vendkalimit kufitar dyshohet se nga territori i Serbisë kanë hyrë në territorin e Kosovës. Në konsultim me prokurorin është inicuar lënda e rastit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./S.K/EO/

Continue Reading

Të kërkuara