Lajmet

Zotohet Tahiri: Jo më asfaltim të rrugëve, vetëm zhvillim dhe punësim

Published

on

Mjetet e parapara për asfaltim të rrugëve, komuna e Vushtrrisë planifikon t’i investojë për zhvillim dhe punësim. Kjo parashihet me planin e rimëkëmbjes ekonomike, të cilin e ka prezantuar sot kryetari i Vushtrrisë, dhe pret ta paraqesë për diskutim dhe miratim në Kuvendin Komunal.

Kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri tha se buxheti i vitit 2021 duhet të rishikohet në mënyrë që t’i përgjigjet planit për rimëkëmbje ekonomike. Ai përmendi tri masa kryesore për rimëkëmbjen e komunës pas krizës nga pandemia COVID-19, duke theksuar këtu një memorandum katërvjeçar për ndalim të shpenzimeve në asfaltim të rrugëve.

“Plani i rimëkëmbjes ekonomike të Vushtrrisë ka tri masa themelore, masa e parë është moratorium katërvjeçar për ndalim të shpenzimeve, praktikisht transferimit nga asfaltimi në projekte zhvillimore për rimëkëmbje ekonomike. Periudha e moratoriumit është katërvjeçare. Kjo nuk nënkupton që ne nuk do të shtrojmë asfalt, por do të përdorim vetëm grantet qeveritare për të shtruar asfalt, ndërkohë që mjetet e komunës do të transferohen nga kategoria e investimeve kapitale në kategorinë e subvencioneve dhe nga kategoria e subvencioneve pastaj do të përkrahen projektet zhvillimore dhe projektet e punësimit”, tha ai.

Vlera e parë në moratorium për katër vjet është parashikuar të jetë mbi 4 milionë euro, ndërsa masa e dytë parasheh lehtësim të qasjes në kredi, për ndërmarrjet private në mënyrë që të financojnë projekte inventive dhe vazhdim të operimit të tyre.

“Synohet që çdo vit komuna e Vushtrrisë, nga buxheti i asfaltit që thamë është diku 800 mijë euro, gati 1 milion euro në vit, gjysma e këtij fondi 500 mijë euro do të përdoret për të blerë një kredi ose një projekt për mbulimin e normës së interesit, dhe synohet që çdo vit në ekonominë lokale të Vushtrrisë të jepet një infuzion financiar prej 6 milionë euro, ndërkohë që komuna do të mbulojë normën e interesit me një periudhë prej një viti dhe në këtë mënyrë çdo biznes në Vushtrri do të ketë qasje në financa, pa pengesa”, tha ai.

Tahiri tha se masa e tretë përfshin lehtësimin e barrës tatimore për biznese dhe për të përmirësuar likuiditetin e tyre afatshkurtër, dhe vlera e saj është rreth 500 mijë euro.

Ndërsa masa e katërt nga 14 të tilla sa janë paraparë, përfshin rritjen e punësimit dhe është paraparë shuma prej 4.8 milionë euro.

Tahiri tha se përmes kësaj mase synohet që të rinjtë për çdo vit të punësohen në punë praktike me pagesë.

Kryetari i Vushtrrisë ka bërë të ditur po ashtu se në kuadër të projekteve zhvillimore kanë paraparë ngrohtoren e qytetit, impiantin e ujërave të zeza, ndërtimin e parkingjeve publike, dhe identifikimin e të papunëve sipas strukturës dhe nevojave për punësim.

Tahiri tha se pandemia ka goditur rëndë këtë komunë duke përmendur 35 për qind të bizneseve, të cilat në vitin 2020 kanë pushuar së operuari si pasojë e kësaj. Gjithashtu, tha se 60 për qind e familjeve kanë deklaruar se në vitin e kaluar kanë pasur më pak të hyra.

Plani i rimëkëmbjes në komunën e Vushtrrisë me 14 masa, pritet të dalë për diskutim dhe votim në Kuvendin Komunal.

Lajmet

Ndahet nga jeta ish-trajneri legjendar i NBA-së

Published

on

Ka ndërruar jetë ish-trajneri legjendar i NBA-së, Lenny Wilkens në moshën 88-vjeçare dhe për vdekjen e Wilkens njoftoi familja e tij.

Wilkens, kishte qenë edhe lojtar në NBA, ku luajti ndër vite për skuadra si St.Louis Hawks, Seattle Supersonics, Cleveland Cavaliers dhe Portland Trailblazers, ku edhe i kishte menaxhuar si trajner.

Ndërsa suksesin e tij më të madh e kishte pasur si trajner, ku ishte shpallë kampion me Seattle Supersonics në vitin 1979.

Ai më pas menaxhoi edhe skuadrat si Atlanta Hawks, Toronto Raptors, New York Knicks dhe ishte pjesë e “NBA Hall of Fame”, për arritjet e tij historike në këtë ligë./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

Për 10 muaj, Prokuroria e Pejës ngriti 1840 aktakuza

Published

on

Nga janari e deri në tetorin e këtij viti, Prokuroria Themelore e Pejës ka njoftuar se ka ngritur 1 mijë e 840 aktakuza. Sipas komunikatës për media nga kjo Prokurori, rezulton se ka më shumë aktakuza se sa në përudhen e njëjtë kohore të vitit të kaluar, pra 12.67 për qind më shumë se vitin e kaluar.

“Prokuroria Themelore në Pejë, njofton opinionin publik se gjatë periudhës kohore janar- tetor të këtij vitit ka ngritur 1840 aktakuza, ose 12.67 % me shumë krahas vitit të kaluar me të njëjtët periudhë që ishin ngritur 1633 aktakuza. Kjo prokurori gjer në muajin tetor të këtij vitit ka pranuar gjithsej 2612 lëndë, ose 14.2% me shumë në periudhën kohore janar – tetor të vitit 2024, që ishin pranuar 2.288 lëndë. Nga lëndë në punë që ka pasus kjo prokurori brenda 10 muajve të vitit 2025, janë përfunduar gjithsej nga prokuroret e shtetit 2.733 lëndë, ose 16.65% me shumë se 10 muajt e vitit 2024 që ishin përfunduar 2.343 lëndë”, thuhet në komunikatën për media të kësaj Prokurorie.

Më tej nënvizohet se Prokuroria Themelore në Pejë mbetet e përkushtuar për ngritjen e efikasitetit dhe efektivitetit të trajtimit të lëndëve penale, gjithmonë në suaza të profesionalizmit dhe objektiviteti./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

Çmimet e kriptomonedhave rriten pasi Trump njofton një përfitim prej 2. 000 dollarësh

Published

on

Çmimet e kriptomonedhave u rritën pas deklaratës së Presidentit amerikan Donald Trump për një dividend të paktën 2,000 dollarë nga tarifat për shumicën e amerikanëve.

Në Truth Social, Trump tha se SHBA-ja po gjeneron triliona dollarë nga tarifat, që do të përdoren për të ulur borxhin kombëtar dhe për të financuar dividendin.

Bitcoin (BTC) u rrit 1.93 për qind mbi 103,000 dollarë, Ether (ETH) 4.75 për qind mbi 3,500 dollarë, dhe Solana (SOL) 2.49 për qind mbi 160 dollarë, ndërsa indeksi CoinDesk 20 (CD20) u rrit mbi 1.5 për qind. Rritja vjen pas një rënie javore, ku BTC dhe ETH ranë 5.7 për qind dhe 7.5 për qind.

Reagimi sugjeron se tregtarët shohin potencial për rritje të shpenzimeve të konsumatorëve dhe fluksin e kriptove nëse fondet do të shpërndahen.

Megjithatë, pagesa e dividendit nuk mund të ndodhë menjëherë. Vendimet për shpenzimet federale kërkojnë miratim nga Kongresi, dhe shumica e ekspertëve vënë në dukje se të ardhurat nga tarifat nuk mjaftojnë. Erica York nga Tax Foundation thekson se për 150 milionë amerikanë të kualifikuar, shuma e dividendit arrin rreth 300 miliardë dollarë, ndërsa tarifat e reja kanë sjellë vetëm 120 miliardë dollarë; pas llogaritjeve ekonomike, kjo bie në rreth 90 miliardë dollarë.

Kjo tregon një hendek të madh për financimin e dividendit vetëm nga tarifat./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

FSK njofton se do të realizojnë stërvitje ushtarake e marshim kondicional në zonën e Gërmisë

Published

on

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka njoftuar se do të realizojë një plan të stërvitjes më datë 15 nëntor në zonën e Gërmisë.

Për këtë ka njoftuar Komuna e Prishtinës, duke thënë se nuk ka arsye për shqetësim.

Njoftimi i plotë i Komunës së Prishtinës:

“Te dashur qytetarë,

Ju njoftojmë se FSK – Forca e Sigurisë së Kosovës, bazuar në planin e saj të stërvitjeve, më 15 nëntor 2025 do të realizojë një stërvitje ushtarake, marshim kondicional në zonën e Gërmisë. Gjatë kësaj periudhe do të ketë lëvizje të këmbësorisë dhe prani të pjesëtarëve të FSK-së në terren. Ky aktivitet zhvillohet në kuadër të planit të rregullt stërvitor dhe nuk ka arsye për shqetësim. Faleminderit për mirëkuptimin”, thuhet në njoftim./S.K/EO/

Continue Reading

Të kërkuara