Lajmet

​Sveçla: Aktet e ndryshme kriminale vazhdojnë të jenë kërcënim për sigurinë e Kosovë

Ai shprehu gatishmërinë e institucioneve të Kosovës për luftimin e terrorizmit.

Published

on

Aktet e ndryshme kriminale përfshirë edhe sulmet e shtyra nga grupet politike vazhdojnë të paraqesin kërcënim për sigurinë në Kosovë, kështu ka thënë ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla i cili mori pjesë në konferencën ndërkombëtare me temën “Ndërtimi i Reziliencës: Programet R&R për Ekstremistët dhe Luftëtarët e Huaj në Kosovë dhe Itali’ e cila është organizuar nga Qendra për Studime Ndërkombëtare dhe Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë.

Sveçla me këtë rast u shpreh se institucionet e Kosovës ndër vite kanë bërë hapa të mëdhenj në luftimin e radikalizmit dhe terrorizmit, e raportin e publikuar sot konsideroj se do të ndihmoj në njohjen e metodave të reja për parandalim të këtyre fenomeneve.

Ministri i Punëve të Brendshme u shpreh se Kosova ka punuar me qasjen e fortë përmes hetimit dhe arrestimit të personave që u janë bashkuar konflikteve, por edhe me qasjen e butë duke punuar në rehabilitimin dhe riintegrimin e tyre në shoqëri.

Ai shprehu gatishmërinë e institucioneve të Kosovës për luftimin e terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm.

Terrorizmit dhe ekstremizmi i dhunshëm mbeten ndër kërcënimet më serioze në mbarë globin, përveç ekstremizmit të motivuar nga keqpërdorimet e religjionit që ka qenë prezent deri tani format e tjera të terrorizmit dhe të ekstremizmit të dhunshëm si e djathta ekstreme apo etnonacionalizmi janë në rritje. Aktet e ndryshme kriminale vazhdojnë të paraqesin kërcënim për sigurinë në Kosovë përfshirë edhe sulmet e shtyra nga grupet e ndryshme politike që kanë për qëllim destabilizimin e vendit. Ndaj institucionet tona janë të përkushtuara që mbi bazë të analizave të përshtati format dhe veprimet e tyre për tu ballafaquar me format e reja të ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit. Në këtë kuptim bashkëpunimi mes shteteve dhe institucioneve të sigurisë është esencial në luftimin terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm”, tha ai.

Ambasadori i Italisë në Kosovës, Antonello De Riu u shpreh se Kosova pas vitit 2019 përmes qasjes aktive për rehabilitim dhe riatdhesim të personave të përfshirë në konflikte luftërash hyri në fazën e re të luftimin të kërcënimeve potenciale.

De Riu u shpreh se tani duhet fokus më i madh në promovim dhe lehtësim të iniciativave të reja për programe për rehabilitim dhe riatdhesim për të kthyerit.

Ky trend ka ndryshuar në vitin 2019 me kthimin e shumicës së luftëtarëve nga Kosova që ishin atje dhe anëtarëve të familjeve dhe fëmijët që kishin lindur në zonat në konflikt. Kosova riatdhesoi një grup të madh të shtetasve nga Siria, e marrja e kësaj qasje aktive të riatdhesimit e vë Kosovën në ballë të përpjekjeve për rehabilitimin dhe riintegrimin e fëmijëve dhe grave të riatdhesuara nga Siria në shoqëri duke hapur një fazë të re në luftimin e kërcënimeve potenciale nga luftëtarët e huaj dhe familjet e tyre. Tani duhet të fokusohemi më shumë në promovimin, nxitjen dhe lehtësimin e iniciativave të reja në terren dhe platformave për pjesëmarrje të qytetarëve dhe për mbështetjen e komunitetit siç janë programet e rehabilitimit dhe riintegrimit për të kthyerit si brenda ashtu edhe jashtë burgjeve, mund të ndihmoj në ballafaqimin më të lehtë me këto probleme”, u shpreh ambasadori italian në Kosovë.

Drejtori i Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë, Mentor Vrajolli u shpreh se ky projekt ka synim shkëmbimin e përvojave në mes të Kosovës dhe Italisë në luftimin e ekstremizmit të dhunshëm.

Kohët e fundit e kemi vërejtur që një ndër fushat të cilat ka pasur më shumë vështirë dhe mungesë të përvojës është rehabilitimi dhe riintegrimi dhe Qendra kohët e fundit fokus të rëndësishëm i ka dhënë kësaj fushe. Në kuadër të këtij bashkëpunimi me partnerët italian qendra ka iniciuar këtë projekt i cili ka qëllim që të shkëmbej përvojat mes Kosovës dhe Italisë sa i përket një njohurie të përbashkët në lidhje me trajtimin sa më adekuat të kësaj teme. Qëllimi është me iu ofruar rekomandime institucioneve të ndryshme sa i përket mënyrës së trajtimit të këtyre problemeve. Mendoj se raporti do tu ndihmoj të gjithëve sa i përket ngritjes së njohurive sa i përket luftimit të fenomenit të ekstremizmit të dhunshëm”, theksoi Vrajolli.

Marco di Liddo udhëheqës i analizave në CeSI u shpreh se përmes këtij projekti synojnë të ngrisin vetëdijen për fenomenin e ekstremizmit dhe shkëmbimin e përvojave për këtë dukuri.

Jemi mbështetës të mëdhenj sa i përket partneritetit mes Italisë dhe Kosovës dhe ky projekt është vetëm një shembull i vogël i asaj çfarë mund të bëjmë dhe çka duhet të bëjmë në të ardhmen. Unë e konsideroj këtë si një pikënisje apo destinacion. Shumë gjëra duhet të bëhen në të ardhmen dhe ne mund të kontribuojmë si forume për nivelin e parë më të rëndësishëm. Ne me këtë projekt kemi vendosur të bëjmë dy gjëra e para të ngrisim vetëdijen për problemet e përbashkëta që gjithmonë janë në hije apo mbesin në hije dhe harrohen nga mediat sepse institucionet tërë kohën merren me emergjenca të reja. Qëllimi i dytë është se nëse problemet janë të përbashkëta duhet të flasim me njëri-tjetrin duhet t’i ndajmë zgjidhjet e përbashkëta sepse vetëm në këtë mënyrë mund të nxjerrim krahasime nga të cilat mund të mësojmë nga njëri-tjetri”, u shpreh Liddo.

Të gjeturat e raportit i prezantuan nga Skënder Përteshi nga QKSS i cili tha se Kosova është shembull për vendet e BE-së për parandalimin dhe luftimin e ekstremizmit të dhunshëm.

Përteshi theksoi se programet e veçanta kanë bërë punë të mirë në Shërbimin Korrektues të Kosovës për çështjen e riintegrimit dhe rehabilitimit të personave të kthyer nga zonat e konfliktit.

Ai thekoi se institucionet e Kosovës por edhe programet e ndryshme harruan që të bëjnë ndonjë vlerësim Shërbimi Sprovues të Kosovës i cili luan rol të rëndësishëm në rehabilitim.

Përteshi theksoi se aktualisht është në proces edhe strategjia e re në luftimin e terrorizmit.

Kosova është një model që mund të përdoret dhe nga vendet BE-së kur flasim për parandalimin dhe luftimin e ekstremizmit, dhe po ashtu edhe për zbatimin e programit të trajtimit dhe riintegrimit. Ofrimi i trajnimeve për institucionet e Kosovës ato të drejtësisë në fokus e përfshirë MASHT, Ministria e Drejtësisë, Shërbimi Sprovues dhe Korrektues ku kanë ofruar programe konkrete për rehabilitimin dhe riintegrimin personave të radikalizuar ku kontribut të veçantë kanë dhënë organizatat ndërkombëtare dhe ambasada në Kosovë përmes trajnimeve dhe programeve të rehabilitimit dhe po duket se kanë qenë të suksesshme sepse radhët e recidivizmit të personave që kanë qenë të përfshirë në organizata terroriste dhe përfshirja e tyre e sërishme në këto raste ka qenë shumë, shumë e vogël ka qenë diku 4 apo 5 individë“, theksoi Përteshi.

Lajmet

Kurti takon kryetaren e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës

Published

on

By

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti në takim kryetaren e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Justina Shiroka Pula, me të cilën diskutoi për punën dhe prioritetet e institucionit.

Gjatë takimit u theksua rëndësia e bashkëpunimit ndërmjet Qeverisë dhe Akademisë, veçanërisht në fushën e arsimit dhe zhvillimit të vendit. Palët u dakorduan për komunikim të rregullt dhe thellim të bashkëpunimit në të ardhmen.

Në takim ishte i pranishëm edhe zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Përparim Kryeziu, si dhe nënkryetari i Akademisë, Fejzullah Krasniqi, dhe sekretari shkencor, Bardh Rugova.

Continue Reading

Lajmet

Supremja lë në fuqi burgimin e përjetshëm për Dardan Krivaqën

Published

on

By

Gjykata Supreme ka vërtetuar dënimin me burgim të përjetshëm ndaj Dardan Krivaqës për vrasjen e Marigona Osmanit, duke lënë në fuqi vendimet e shkallës së parë dhe të dytë.

Sipas Supremes, gjykatat më të ulëta kanë analizuar në detaje të gjitha provat, përfshirë dëshmitë, raportet e ekspertizës, provat materiale dhe video-incizimet nga banesa ku qëndronin i akuzuari dhe viktima. Nga këto prova është konstatuar se viktima kishte pësuar lëndime të rënda si pasojë e dhunës së ushtruar nga i akuzuari.

Raporti i autopsisë dhe ekspertët mjeko-ligjorë kanë vërtetuar se vdekja erdhi si pasojë e lëndimeve të shumëfishta trupore të shkaktuara me mjet të fortë, duke mbështetur kualifikimin e veprës si vrasje e kryer në mënyrë mizore.

Gjykata Supreme rrëzoi edhe pretendimet e mbrojtjes për parregullsi procedurale, ekspertizë psikiatrike dhe ndikim të substancave narkotike, duke theksuar se i akuzuari ka qenë i aftë të kuptojë veprimet e tij në momentin e kryerjes së krimit.

Continue Reading

Lajmet

Humb jetën një punëtor i KEK-ut në Termocentralin “Kosova B”

Published

on

By

Vdes një punëtor i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK sh.a.) sot, në një incident të rëndë në Termocentralin “Kosova B” në Obiliq. Punëtori 55 vjeç, u përfshi nga një mjet transportues kamion dhe pësimi i lëndimeve të rënda rezultoi fatal.

Në vendngjarje menjëherë kanë dalë zyrtarët e KEK-ut, Policia e Kosovës dhe ekipet mjekësore, të cilat konfirmuan vdekjen e të ndjerit.

KEK sh.a. shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së viktimës, kolegëve dhe bashkëpunëtorëve të tij. Autoritetet po e trajtojnë rastin në përputhje me procedurat ligjore.

Ky informacion është bërë i ditur nga vetë Korporata Energjetike e Kosovës.

Continue Reading

Lajmet

Konjufca bisedon me shefin e misionit të Luksemburgut për thellimin e bashkëpunimit

Published

on

By

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, takoi dje Shefin e Misionit të Ambasadës së Luksemburgut në Kosovë, Eric Dietz.

Në takim, Dietz e uroi Konjufcën për mandatin e ri dhe riafirmoi gatishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin e ngushtë mes dy vendeve.

Diskutimet u fokusuan tek forcimi i marrëdhënieve bilaterale, koordinimi për procesin e integrimit evropian dhe zgjerimi i bashkëpunimit ekonomik, thuhet në njoftimin e MPJD-së.

Konjuca është shprehur se Kosova mbetet e përkushtuar për thellimin e mëtejshëm të partneritetit me Luksemburgun.

Continue Reading

Të kërkuara