Lajmet

​Suspendimi i policit Amir Hoxha, avokati dorëzon kallëzim penal

Për këtë Hoxha po ndjek rrugën ligjore.

Published

on

U ankua për shujtat ndaj policëve e kritikoi deputetët në lidhje me shpenzimet për derivatet. Por këto komente të bëra në një shkrim në Facebook u bënë shkaktar që Amir Hoxha të suspendohet nga pozita e policit, fillimisht për tre ditë e më pas për një afat të pacaktuar.

Për këtë Hoxha po ndjek rrugën ligjore. Mesditën e së martës avokati i Hoxhajt, Gent Gjini dorëzoi kallëzim penale ndaj përgjegjësve në drejtorinë e Policisë së Kosovës.

Përmes këtij kallëzimi penal avokati Gjini tha se po kërkojnë kthimin e Amirit në vendin e tij të punës.

“Duke ditur që jam avokat i palës time këtu bëhet fjalë për zyrtarin policor, Amir Hoxhën. Ne sot po dorëzojmë këtu përkatësisht në Pallatin e Drejtësisë një kallëzim penal dhe një padi civile, e cila ka të bëjë me zyrtarin policor i cili kohë më parë ka postuar një postim në Facebook dhe ka qenë thjeshtë një mendim i lirë pa fyer, pa e dhënë kometacion politik diçka, pa anuar dhe pa e prish imazhin e policisë ai i njëjti është suspenduar. Ka qenë një suspendim prej tre ditëve, por ai suspendim fatkeqësisht është bërë tani për afat të pacaktuar. Ne më këtë padi civile që do ta parashtrojmë do tentojmë që Amiri ta kthejmë në vend të punës, të kompensohet dhe policia t’i korigjojnë gabimet që i ka bërë”, ka thënë ai.

Avokati Gjini pas dorëzimit të padisë u shpreh se suspendimi i Hoxhajt ka qenë një fushatë me qëllime dhe prapavijë tendencioze për çka thekson se kjo është e papranueshme.

“Kallëzimi penal do të bëhet për personat përgjegjës në drejtorinë e Policisë së Kosovës sepse inflacionet konteciale nëpërmjet shtetit kroat dhe të Kosovës kanë qenë në rrugë zyrtare dhe në kanale zyrtare, tani këto inflacione të publikohen ne rrjetet socialë të linçohet publikisht Amir Hoxha për ne është e papranueshme sepse ka qenë një fushatë me qëllime dhe prapavijë tendencioze që për ne është e papranueshme dhe me këtë kallëzim penal personat që e kanë bërë këtë do të marrin përgjegjësinë e duhur penale”, tha ai.

Policia e Kosovës ditë me parë është deklaruar lidhur me suspendimin e zyrtarit policor Amir Hoxha dhe sipas Policisë i njëjti është suspenduar nën dyshimet për shkelje të brendshme disiplinore.

“Policia është strukturë apolitike në shërbim të të gjithë qytetarëve pa dallim në orientimet e tyre andaj të gjithë zyrtarë e saj duhet të përmbahen nga komentet qofshin ato politike apo të llojeve të tilla të sanksionuara me udhëzimet administrative”, u tha në sqarimin e policisë dhënë ditë më parë.

Lidhur me rastin ka reaguar edhe Sindikata e Policisë së Kosovës duke thënë se në mbrojtje të të gjithë pjesëtarëve të policisë në të gjitha kërkesat tyre ligjore si dhe do të mbrojnë të gjitha veprimet ligjore të përcaktuara me urdhëresa, udhëzime dhe autorizime ligjore.

Vendi

AUV: Gati çdo i pesti produkt i qumështit në Kosovë përmban përbërës të padeklaruar

Published

on

By

Analizat e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) në sektorin e qumështit kanë rezultuar se gati çdo i pesti produkt i qumështit në Kosovë përmban përbërës të padeklaruar në etiketë.

Në një konferencë për media të martën, drejtori ekzekutiv i AUV-së, Bekim Hoxha, bëri të ditur se gjatë periudhës prill-korrik janë kryer kontrolle në treg, njësi prodhuese, pika kufitare dhe te përpunuesit e qumështit, ku janë marrë dhe analizuar 495 mostra. Nga këto kontrolle janë identifikuar 93 mospërputhje, ku gati gjysma e tyre lidhen me praninë ose deklarimin e vajit të palmës, i cili është identifikuar në 46 raste, i pasuar nga yndyrat bimore, niseshteja dhe qumështi pluhur.

“Analizat në laboratorin e AUV-it, mbi 90 për qind të rasteve të mospërputhjeve përbërësit nuk janë proklamuar në etiketë në mënyrën e kërkuar sipas legjislacionit në fuqi. Kjo nënkupton se konsumatori nuk ka pasur informacion të plotë dhe të saktë mbi përbërjen e produktit që ka blerë”, ka thënë Hoxha gjatë konferencës.

Ai dha detaje shtesë duke sqaruar se në 85 raste ka pasur prani të përbërësve të padeklaruar në etiketë, ndërsa në 8 të tjera përbërësit e deklaruar nuk janë detektuar gjatë analizës. “Kur një produkt përmban vaj palme, yndyrë bimore apo përbërës të tjerë alternativë, duhet të tregohet qartë. Konsumatori duhet të informohet saktë dhe në mënyrë transparente”, theksoi ai.

Gjithashtu, Hoxha bëri të ditur se një numër i madh operatorësh kishin leje vetëm për përpunimin e qumështit, por jo edhe për përpunimin e vajit të palmës, yndyrës bimore apo qumështit pluhur. Megjithatë, ai sqaroi se ky aksion nuk ishte kundër sektorit të qumështit dhe rezultatet nuk e bëjnë këtë sektor të pasigurt, por treguan nevojën për kontrolle të vazhdueshme dhe rregulla më të qarta për etiketimin.

Nga ana tjetër, Ministri i Bujqësisë, Armend Muja, deklaroi se qumështi i fermerëve të Kosovës është më i miri, por jo gjithmonë e ruan cilësinë pas dorëzimit. “Kjo ka qenë arsyeja pse kontrolli zyrtar është kryer te përpunuesit dhe te distributorët. Aty siç evidentohen nga raporti ka të tillë që e kanë tradhtuar besimin e fermerit dhe të konsumatorit”, është shprehur Muja.

Lidhur me hapat e mëtejshëm, ministri paralajmëroi masa korrigjuese dhe sankcione ligjore për shkelësit. “Ata të cilët kanë lëshuar gabime të tilla në emër të profitit, pa konsideruar ndjeshmërinë, do të përballen me masa korrigjuese. Ato do t’i komunikojë fillimisht AUV-ja dhe pastaj ne do të krijojmë një matricë të përputhshmërisë, produktet me shkelje kritike do të tërhiqen nga tregu, aktivitetet e paligjshme dhe të paaprovuara duhet të suspendohen ashtu siç e kërkon ligji dhe të gjitha aktivitetet e tjera duhet të monitorohen rreptë nga AUV-i që të sigurohet që produktet i përmbushin kriteret”, ka theksuar Muja.

 

Continue Reading

Lajmet

Ekstradohet nga Zvicra në Kosovë i kërkuari për vjedhje të rëndë

Published

on

By

Një shtetas i Kosovës me inicialet K.B., i cili kërkohej me letërreshtim ndërkombëtar përmes INTERPOL-it, është ekstraduar sot nga Zvicra për në Kosovë.

Lajmi është bërë i ditur nga Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor. I dyshuari ishte arrestuar paraprakisht nga autoritetet zvicerane me kërkesë të institucioneve të drejtësisë në Kosovë, pasi akuzohet për veprën penale “Vjedhje e rëndë”.

Sipas njoftimit zyrtar, ekstradimi u realizua në kuadër të bashkëpunimit të ngushtë mes institucioneve të të dyja shteteve. Pas mbërritjes në Kosovë, i dyshuari u është dorëzuar njësiteve përkatëse policore për procedim të mëtejshëm ligjor.

Policia e Kosovës konfirmoi se do të vazhdojë bashkëpunimin me partnerët ndërkombëtarë për gjurmimin dhe arrestimin e personave të kërkuar për vepra penale. /E.A/

Continue Reading

Vendi

Djeget një shtëpi e pabanuar në Veri të Mitrovicës, policia nis hetimet

Published

on

By

Një shtëpi e pabanuar është kapluar nga zjarri në Veri të Mitrovicës.

Rasti është raportuar në polici nga një kosovar, i cili ka njoftuar se objekti po digjej.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore si dhe ekipi i zjarrfikësve, të cilët kanë arritur ta lokalizojnë zjarrin.

Si pasojë e këtij incidenti, janë djegur kulmi i shtëpisë dhe një dhomë.

Në konsultim me prokurorin, policia ka inicuar rastin si “Zjarrvënie” dhe ngjarja mbetet nën hetime. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Pesë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve në Kosovë

Published

on

By

Pesë raste të dhunës në familje janë regjistruar brenda 24 orëve të fundit në Kosovë, sipas raportit më të fundit të Policisë. Tri nga këto raste janë shënuar në rajonin e Prishtinës, përkatësisht në Podujevë e Fushë-Kosovë, ndërsa dy rastet e tjera janë regjistruar në Deçan dhe Gjakovë.

Në rastin e parë në Podujevë, një burrë është arrestuar pasi në vazhdimësi kishte ushtruar dhunë psikike ndaj një gruaje. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Gjithashtu në Podujevë është raportuar edhe një rast tjetër dhune, ku një grua ka njoftuar policinë se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari ndodhet në arrati dhe rasti po vazhdon të hetohet.

Në Fushë-Kosovë, policia ka arrestuar një burrë pasi kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij. Gruaja ka marrë tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti po vazhdon në procedurë të rregullt.

Ndërkohë në Deçan, janë arrestuar dy gra pasi ishin fjalosur mes vete. Pas intervistimit dhe me vendim të prokurorit, palët janë liruar dhe rasti po procedohet në mënyrë të rregullt.

Rasti i pestë është regjistruar në Gjakovë, ku një grua ka njoftuar policinë se është sulmuar fizikisht nga një burrë. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar nga policia dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara