Lajmet

​Stafi i shërbimit korrektues trajnohet për të burgosurit me probleme të shëndetit mendor dhe të varësisë

Gashi i inkurajoi pjesëmarrësit që t’i shfrytëzojnë njohuritë dhe aftësitë praktike të fituara gjatë kësaj punëtorie.

Published

on

EULEX ka organizuar një punëtori tre ditore për stafin e Shërbimit Korrektues të Kosovës (SHKK) për mënyrën se si të menaxhohen të burgosurit me probleme të shëndetit mendor dhe të varësisë, ku stafi i SHKK-së është njoftuar mbi mënyrën se si t’i dallojnë të burgosurit që shfaqin këto probleme, si dhe me mjetet praktike për menaxhimin e suksesshëm të tyre.

Duke e pranuar se menaxhimi i të burgosurve me probleme të shëndetit mendor dhe të varësisë është shumë sfidues, shefja e Njësisë Korrektuese të EULEX-it, Ritva Vahakoski, theksoi se EULEX-i ka avokuar për një pjesë të dedikuar në kuadër të SHKK-së me hapësirë adekuate për këtë grup të burgosurve.

“Duke pasur parasysh kapacitetin e tepërt të shtretërve nëpër burgjet dhe qendrat e paraburgimit në Kosovë, krijimi i një hapësire të caktuar për të burgosurit me probleme të shëndetit mendor do t’i mundësojë SHKK-së që t’i trajtojë këta të burgosur me kujdes të veçantë dhe me vëmendje adekuate”, tha Vahakoski.

Zëvendësdrejtori i SHKK-së, Ali Gashi, i inkurajoi pjesëmarrësit që t’i shfrytëzojnë njohuritë dhe aftësitë praktike të fituara gjatë kësaj punëtorie.

“Ekziston nevoja e vazhdueshme për edukim dhe trajnim të stafit të SHKK-së, sepse ne përballemi me sfida të natyrave të ndryshme të cilat duhen trajtuar. Kjo punëtori është jashtëzakonisht e rëndësishme për SHKK-në, veçanërisht për personelin e burgjeve që merren drejtpërsëdrejti me këto çështje në baza ditore”, deklaroi ai.

Thijs Biemans, trajnues dhe këshilltar në Institutin Edukativ të Sistemit Holandez të Shërbimit të Burgjeve, përdori metoda universale të trajnimit, të cilat janë të zbatueshme kudo në botë, siç është edhe intervistimi motivues.

“Pas trajnimit, stafi i SHKK-së duhet të jetë më i vetëdijshëm se si t’i angazhojë të burgosurit për t’i bërë ata të mendojnë për ndryshimet e tyre në jetë”, tha Biemans, duke shtuar se të burgosurve me probleme të shëndetit mendor duhet t’u kushtohet më shumë vëmendje, sepse ata përballen me një rrezik në rritje të depresionit dhe sfidave të tjera të shëndetit mendor.

Sipas një komunikate të EULEX-it, që nga muaji shkurt i vitit 2020, këshilltarët korrektues të EULEX-it i kanë mbajtur 16 punëtori të këtij lloji, duke i trajnuar më shumë se 200 zyrtarë të SHKK-së dhe shtatë pjesëtarë të personelit të Institucionit të Avokatit të Popullit të Kosovës.

Në dhjetor 2020, EULEX-i organizoi gjithashtu një punëtori online për dhjetë zyrtarë të Njësisë për Vlerësimin dhe Klasifikimin e të Burgosurve të SHKK-së për dy instrumente kontrolluese që e vlerësojnë përdorimin e alkoolit dhe drogës, Testin për Identifikimin e Çrregullimeve nga Përdorimi i Alkoolit (AUDIT) dhe Testin për Identifikimin e Çrregullimeve nga Përdorimi i Drogës (DUDIT).

Vendi

Haxhiu: Zgjedhja e presidentit është prioritet absolut, refuzojmë pazaret me Ligjin për Specialen

Published

on

By

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka kërkuar që zgjedhja e kreut të shtetit të jetë prioriteti kryesor i të gjitha subjekteve politike, duke dalë prerazi kundër kushtëzimeve të PDK-së me ndryshimet ligjore për Dhomat e Specializuara.

Haxhiu theksoi se refuzon çfarëdo “pazari” politik për këtë çështje dhe u bëri thirrje partive që të ulen në bisedime pa parakushte. Sipas saj, vetëm pas zgjedhjes së presidentit do të krijohej hapësira e nevojshme për të trajtuar iniciativat ligjore dhe për të ndërtuar një strategji të përbashkët shtetërore në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së.

Ajo paralajmëroi se çuarja e vendit në zgjedhje të reja nuk do ta zgjidhte ngërçin, por vetëm do ta rikthente të njëjtin problem, duke dëmtuar stabilitetin e institucioneve të Kosovës. /E.A/

 

Continue Reading

Lajmet

Deputetët e PDK-së lëshojnë mbledhjen e Komisionit: Ligji për Specialen të jetë prioritet absolut

Published

on

By

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu dhe Fadil Demaku, kanë lëshuar mbledhjen e Komisionit për Administratë Publike, Digjitalizim, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal.

Kjo lëvizje vjen si pjesë e bojkotit të PDK-së në komisionet parlamentare, e cila kërkon që Kuvendi të mos vazhdojë me punë rutinore pa u proceduar paraprakisht ndryshimi i Ligjit për Dhomat e Specializuara.

Deputetja Musliu theksoi se Kuvendi nuk guxon të jetë indiferent ndaj kërkesave të qytetarëve në të gjithë vendin dhe në mërgatë, duke nëvizuar se asnjë çështje tjetër nuk duhet të ketë përparësi para këtij ligji.

Këtë qëndrim e mbështeti edhe deputeti Demaku, i cili u shpreh se projektligji për Dhomat e Specializuara është prioriteti numër një dhe se të gjitha temat e tjera mund të presin. /E.A/

Continue Reading

Vendi

Kurti takon Trump: SHBA-ja mbetet aleati ynë kryesor

Published

on

By

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar për herë të parë me Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, në kuadër të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju-Jork.

Gjatë këtij takimi, Kurti e ka falënderuar kreun e Shtëpisë së Bardhë për rritjen e investimeve në mbrojtje brenda NATO-s, duke nëvizuar rëndësinë që ka anëtarësimi i Kosovës në këtë aleancë ushtarake.

Kryeministri theksoi se SHBA-ja vazhdon të mbetet aleati kryesor, partneri i pazëvendësueshëm dhe miku special i Republikës së Kosovës.

Kreu i qeverisë ndodhet në SHBA nga fundi i muajit shtator, ku ka zhvilluar një sërë takimesh dypalëshe me liderë botërorë gjatë sesionit të 80-të të Kombeve të Bashkuara. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Nis fushata “Tetori Rozë”: Thirrje për kontrolle falas dhe diagnostikim të hershëm të kancerit të gjirit

Published

on

By

Me moton “Kontrollohu, për veten, për jetën!”, Ministria e Shëndetësisë dhe Presidenca e Kosovës kanë hapur zyrtarisht fushatën ndërgjegjësuese për kancerin e gjirit, duke i bërë thirrje të gjitha grave që të mos i shtyjnë kontrollet mjekësore.

Në ngjarjen hapëse, ushtruesja e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, theksoi se mbështetja familjare dhe shoqërore është e domosdoshme që gratë të gjejnë kohë për shëndetin e tyre.

Nga ana tjetër, Kryeministri Albin Kurti bëri me dije se mamografia ofrohet falas në shëndetësinë publike dhe se gjatë këtij viti do të shtohen tetë mamografë të rinj në komunat ku mungojnë. Ai veçoi se gjatë vitit 2025, mbi 53% e rasteve janë diagnostikuar në stadet e hershme, ndërsa rikonstruksioni i gjirit në QKUK vazhdon të kryhet falas.

Ministri i Shëndetësisë, Dr. Arben Vitia, njoftoi se buxheti për barna onkologjike është rritur nga 8 në 22 milionë euro. Gjatë tërë muajit tetor, mamografi mobil do të jetë në shërbim të qytetareve në të gjithë territorin e Kosovës, nga Dragashi deri në Leposaviq. /E.A/ 

Continue Reading

Të kërkuara