Sport

​Spekulimet rreth transferimeve gjatë merkatos dimërore

Published

on

Kanë mbetur vetëm edhe shtatë ditë deri te mbyllja e afatit kalimtar dimëror të transferimeve.

Deri tani kemi pasur mundësinë të shohim disa transferime interesante, ku Moussa Dembele u largua nga radhët e Lyon për t’iu bashkuar Atletico Madridit, Mesut Ozil më në fund arriti të largohet nga Arsenali, ku kompletoi transferimin te skuadra turke Fenerbahçe dhe Mario Mandzukic që kaloi në radhët e AC Milan-it, pasi që ishte edhe si futbollist i lirë.

Më poshtë mund të gjeni të bashkangjitura të gjitha spekulimet rreth transferimeve që mund të ndodhin gjatë afatit kalimtar dimëror:

Klubi londinez Arsenal ka konfirmuar largimin e Mesut Ozil, dhe se ky i fundit ka kompletuar një transferim tek skuadra turke Fenerbahçe, raporton faqja zyrtare e Arsenalit në Twitter.

Manchester United do të lejojë largimin e Jesse Lingard nga klubi, duke i ofruar mundësinë e huazimit tek ndonjë klub tjetër në Premier Ligë, raporton ESPN.

Martin Odegaard do t’i bashkohet skuadrës së Arsenal-it nesër, ku marrëveshja do të jetë në formë huazimi për sezonin e mbetur 2020/21, raporton ABC.

Barcelona po shikon mundësinë e transferimit të David Alaba dhe Sergio Aguero. Të dy, ylli i Bayern Munich dhe ylli i Manchester Cityt do të jenë në formën e agjentëve të lirë, pasi në fund të këtij edicioni do t’iu skadojnë kontratat aktuale, raporton Mundo Deportivo.

Raphael Varane është i gatshëm të largohet nga skuadra e Real Madridit, për një aventurë të re. Kontrata e tij aktuale do të skadojë në vitin 2022, dhe “Galaktikët” do të shikojnë rreth mundësisë së ofrimit të një kontrate të re, më mirë se të largojë lojtarin me parametra zero, raporton SPORT.

Stephan El Sharawy pritet të përfundojë testet mjekësore tek AS Roma gjatë ditëve në vazhdim, pasi që ka pranuar të nënshkruajë me romakët pas largimit të tij nga Kina, respektivisht Liga kineze, raporton Gazzetta dello Sport.

Sport

Në konferencën e parë te Milani, Jashari: Rrënjët shqiptare më japin forcë, Xhaka mbetet shembull i madh për mua

Published

on

Ardon Jashari ka dhënë konferencën e parë për media si futbollist i Milanit, ku ka folur për emocionet e transferimit te gjiganti italian, por edhe për lidhjen e tij me Granit Xhakën dhe rrënjët shqiptare.

Mesfushori i ri kuqezi nuk e fshehu respektin për kapitenin e Zvicrës, me të cilin ndan jo vetëm fushën e lojës, por edhe prejardhjen, shkruan Gazeta Express.

“Granit Xhaka ka një karrierë të madhe prapa vetes, por është ende një lojtar i mrekullueshëm. Gjithashtu, kam mësuar shumë nga ai. Ajo çfarë kemi të përbashkët është prejardhja jonë, rrënjët tona shqiptare. Ne jemi rritur me atë grintën, atë fuqinë dhe zjarrin brenda nesh që duam të fitojmë gjithçka. Nuk ka rëndësi nëse është ndeshje futbolli apo diçka tjetër”, tha Jashari para gazetarëve italianë.

21-vjeçari theksoi se kjo energji e vendosmëri do ta udhëheqin edhe në aventurën e re me Milanin, ku synon të lërë gjurmë të bëhet pjesë e historisë së klubit.

Me këtë deklaratë, Jashari jo vetëm që vuri në pah lidhjen e tij me Xhakën si model frymëzimi, por edhe krenarinë për origjinën shqiptare, që sipas tij i ka dhënë karakterin dhe forcën për të luftuar në çdo sfidë.

 

 

Continue Reading

Sport

Sezoni i ri në Superligë nis në fundjavë, ndeshje mjaft interesante na presin

Published

on

Sezoni 2025/26 në Superligën e Kosovës në futboll do të fillojë këtë fundjavë.

Katër ndeshje të dielën dhe një të hënën do të zhvillohen në kuadër të javës së parë.

Dukagjini do të jetë nikoqir i Prishtinës, Malisheva e pret Prishtinën e Re që debuton në Superligë, ndërsa Llapi do të udhëtojë për t’u ndeshur me Drenicën e inkuadruar në elitë këtë sezon.

Drita do ta nis mbrojtjen e titullit në udhëtim, ku përballet me Ferizajn, kurse Gjilani do të jetë nikoqir i nënkampionit, Ballkanit.

Të gjitha ndeshjet nisin nga ora 16:30.

Continue Reading

Sport

Andi Zeqiri në kërkim të një skuadre të re, dëshiron largimin nga kampionati belg

Published

on

Continue Reading

Lajmet

Sunderlandi e zyrtarizon kapitenin e ri Granit Xhaka

Published

on

Ylli kosovar Granit Xhaka i cili u transferua pak javë më parë në ekipin e Sunderlandit, po konsiderohet si një lider i lindur, pasi që përfaqësuesit zviceran iu besua edhe shiriti i kapitenit, duke e pasur parasysh lidershipin e tij dhe përvojën e madhe.

Madje klubi anglez përmes rrjeteve sociale e zyrtarizoi vendimin që mesfushorit me tipare defanzive t’ia besojë shiritin e kapitenit.

“Granit Xhaka, kapiten i ri i Sunderland AFC”, shkroi klubi anglez.

E ish-futbollisti i Baselit, Borussia Monchengladbachut, Arsenalit dhe Bayer Leverkusenit, tha se ndihet krenar që iu besua kjo përgjegjësi dhe privilegj.

“Më bën jashtëzakonisht krenar që jam kapiten i këtij klubi dhe i kësaj skuadre. Shpresoj të tregoj lidershipin tim brenda dhe jashtë fushës, duke ndihmuar shokët e mi të skuadrës në qendrën stërvitore dhe në të gjithë klubin”, u shpreh 32 vjeçari.

Continue Reading

Të kërkuara