Lajmet

​Specializantët thonë se kërkesat e tyre kanë hasur në neglizhencë totale institucionale

Javën e ardhshme takim me ministrin e Shëndetësisë.

Published

on

Edhe sot specializantët e Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës (ShSKUK) kanë protestuar para Ministrisë së Shëndetësisë. Ata kanë protestuar pasi kërkesa e tyre që tu paguhen orët e kujdestarive është refuzuar nga Komisioni për Buxhet dhe Financa. Derisa ata protestuan para objektit të MSh-së nuk u arritën të takoheshin me ministrin e Shëndetësisë, Rifat Latifi, por morën zotimin nga njëri nga këshilltarët e tij që i priti në korridorin e ministrisë duke u premtuar se një takim me ministrin, Latifi, specializantët do të mund ta zhvillojnë javën e ardhshme.

Arianit Zajmi, kryetar i Këshillit të Specializantëve u shpreh se kërkesat e tyre kanë hasur në vesh të shurdhër dhe në një neglizhencë institucionale.

“Arsyeja për protestë është për shkak se kërkesat tona kanë hasur në vesh të shurdhër dhe janë shpërfillur në nivel institucional, kjo është brenda 8 ditëve kjo është protesta e dytë që ne e organizojmë dhe do vazhdojmë me protesta derisa kërkesat tona të realizohen. Nuk duam t’i japim kahje politike protestës sonë jemi mjek të rinj dhe specializim jemi njerëz me halle dhe ne si mjek të rinj punojmë vetëm në sektorin publik dhe jo atë privat dhe për këtë arsye mbështetja jonë dhe mbijetesa jonë varet nga paga që marrim në sektorin publik. E vërteta është se ne nuk kemi kurrfarë mbështetje nga institucionet ka neglizhencë totale institucionale gjatë këtyre 2 javëve të cilat ne kemi bërë kemi pasur takim me komisionin për shëndetësi dhe aty na është thënë se kërkesat tona janë të realizueshme por krejt varet se sa ekziston sa ekziston vullneti politik në mes të kryeministrit, ministrit të Financave dhe atij të Shëndetësisë“, theksoi ai.

Një takim që kanë zhvilluar me ministrin e Financave, Hekuran Murati nga specializantët është konsideruar si takimi më dëshpërues dhe zhgënjyes

“Na është thënë që nuk ka kurrfarë plani nga ministria e Financave që kërkesat tona të plotësohen dhe na është thënë se nëse është në interesin tonë të largohemi nga ky vend të largohemi, por edhe përkundër faktit që takimi ka qenë zhgënjyes jemi prapë të motivuar dhe për këtë arsye kemi dal me protestua”, theksoi ai.

Amire Damolli, specializante e Kirurgjisë Plastike shprehu shqetësimin se shumë kolegë të saj që kanë mbajtur kujdestari në klinikat COVID nuk janë paguar asnjë cent.

Madje, sipas saj ata ka edhe kolegë të tjerë të cilët përkundër që kanë mbajtur 120 kujdestari nuk janë paguar.

“Ne i mbajmë diku 120 orë kujdestari jashtë orëve të rregullta që i kemi nga e hëna deri të premten që janë 40 orë pune në javë këto 120 orë të kujdestarive neve mua personalisht sepse jam e rregullt më paguhen 79 cent për 120 orë kujdestari kurse kolegëve të mi që të cilët nuk kanë M-cod iu paguhen zero cent, kolegët e mijë të cilët kanë m-cod kanë mbajtur kujdestari edhe në klinikat COVID dhe nuk janë paguar, nuk kanë marr as shtesa dhe as pagë“, theksoi ajo.

Besnik Ibishi, specializant i Radiologjisë të realizueshme dhe esenciale i ka konsideruar kërkesat e tyre. Sipas Ibishit procesin e vaksinimit e kanë ndihmuar specializantët ndërsa ata ende nuk janë paguar për orët shtesë që kanë kontribuar në këtë proces.

“Numrin kaq të madh të popullit që kemi të vaksinuar është fal specializantët pasi të gjithë specializantët janë angazhuar 1 deri 2 muaj gjatë procesit të vaksinimit MSH realisht na ka angazhuar gjatë procesit të vaksinimit edhe vikendeve kemi punuar 7 ditë në javë dhe përkundër një vendimit të marr nga MSh për kompensim të orëve shtesë ka kaluar gati 3 muaj që kjo nuk është realizuar”, theksoi Ibishi.

Por, pas kësaj protestë specializantët arritën të takoheshin në korridorin e ministrisë së Shëndetësisë vetëm me këshilltarin e ministrit, Rifat Latifi pasi ky i fundit u tha se ka takime me disa ambasadorë.

Dion Musliu specializant në Klinikën e Ortopedisë pas këtij takimi tha se presin që në javën e ardhshme të zhvillojnë takim me ministrin, Latifi.

Nëse nuk ndodh takimi, Musliu ka paralajmëruar protesta tjera derisa në realizimin e kërkesave të tyre.

“Na u tha që do të na pres në një takim në javën tjetër dhe kanë me na lajmëruar që do na takojnë sa më herët deri për momentin nuk kemi ndonjë zgjidhje tjetër përveçse të paralajmërojmë edhe protestat tjera në javën e ardhshme nëse nuk takohemi dhe nëse nuk ofrojnë zgjidhje. Sipas Këshilltarit ministri është duke u angazhuar që të gjej zgjidhje për problemin tonë por ne nuk mund të ndalemi derisa ky problem mos të zgjidhet në letër”, u shpreh Musliu.

Edhe javën që shkoi specializantët e gjithë sektorit publik shëndetësor kanë protestuar me kërkesat që mjekët e rinj që janë me vetëfinancim të kthehen në të rregullt dhe të gjithëve tu paguhet kujdestaria sidomos gjatë vikendeve.

Lajmet

Gol emocionues i Dembele, dedikim për Jota pas humbjes tragjike

Published

on

By

Ousmane Dembele shënoi një gol të rëndësishëm në fitoren 2:0 të Paris Saint-Germainit ndaj Bayern Munchenit, duke ndihmuar ekipin e tij të kualifikohet në gjysmëfinalen e Kupës së Botës për Klube.

Pas golit, Dembele bëri një festim të veçantë, duke nderuar kujtimin e ish-futbollistit të Liverpoolit, Diogo Jota, i cili së fundmi humbi jetën tragjikisht në një aksident trafiku në Spanjë, së bashku me vëllain e tij, Andre Silva.

Kjo fitore përforcon pozicionin e PSG-së në turneun ndërkombëtar, duke u afruar drejt finaleve.

Continue Reading

Lajmet

Dështoi edhe tentimi i 42-të, Kuvendi ende pa kryeparlamentar

Published

on

By

Deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk arritën të zgjedhin kryetarin e parlamentit edhe në tentimin e 42-të. Në këtë votim, vetëm 39 deputetë votuan pro krijimit të një komisioni që do të shqyrtojë mundësinë e votimit të fshehtë për zgjedhjen e kryeparlamentarit. Seanca u mbyll dhe pritet të vazhdojë pas dy ditësh.

Ndryshe nga herët e kaluara, votimi u zhvillua në një seancë që u mbajt në mbrëmje, pasi ajo e planifikuar për paraditen e së shtunës u shty për shkak të një alarmi të rremë për bombë në ndërtesën e Kuvendit.

Gjatë seancës, kryesuesi Avni Dehari ndërpreu fjalimet e deputeteve Ganimete Musliu nga PDK-ja dhe Jehona Lushaku nga LDK-ja, të cilat kërkonin rikthim të votimit në formë të hapur.

Që nga 15 prilli, deputetët janë mbledhur çdo dy ditë për të konstituar Kuvendin, por pa sukses. Lëvizja Vetëvendosje, si fituese e zgjedhjeve të 9 shkurtit, propozoi fillimisht Albulena Haxhiun për kryetare, por ajo nuk mori shumicën e votave. Më pas, VV-ja kërkoi ndryshim të mënyrës së votimit duke kaluar në votim të fshehtë.

Më 26 qershor, Gjykata Kushtetuese urdhëroi që Kuvendi të konstituohet brenda 30 ditëve. Megjithatë, interpretimi i këtij vendimi ka qenë i ndryshëm mes LVV-së dhe partive tjera. VV-ja argumenton se Kushtetuesja lejon ndryshimin e mënyrës së votimit, ndërsa partitë tjera kundërshtojnë këtë qëndrim.

Pas këtyre zhvillimeve, Partia Demokratike dhe Lidhja Demokratike i kanë drejtuar sërish Gjykatës Kushtetuese për sqarime të mëtejshme.

Continue Reading

Lajmet

Gashi: Kryetari i Kuvendit duhet të zgjidhet me votim të hapur

Published

on

By

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ripotencoi qëndrimin se zgjedhja e kryetarit të Kuvendit duhet të bëhet me votim të hapur dhe se çdo ndryshim në procedurat kuvendare duhet të kalojë përmes mocionit procedural.

“Ndryshimi i çdo procedure kuvendare bëhet me mocion procedural. Mocioni procedural duhet të propozohet në seancë dhe të votohet së pari shmangia e rregullores me dy të tretat e deputetëve dhe pastaj ndryshimi i procedurës. Është e paarsyeshme të ndodhë diçka e tillë. Duhet të vazhdohet sipas vendimit që është marrë dhe mënyrës se si është votuar gjithmonë. Kryetari i Kuvendit duhet të zgjidhet me votën e hapur,” tha Gashi.

Ai u shpreh gjithashtu i qetë lidhur me situatën e sigurisë në Kuvend, pas paralajmërimit për një mjet shpërthyes.

“Policia dhe institucionet e sigurisë po e kryejnë punën e vetë. Ne të tjerët duhet t’i kryejmë punët tona,” deklaroi deputeti i LDK-së.

Seanca konstituive, e cila ishte paraparë të mbahej në orën 11:00, u shty për në orën 20:00 për shkak të paralajmërimit për një bombë brenda ndërtesës së Kuvendit. Pas kësaj, Policia e Kosovës kërkoi nga deputetët që ta lirojnë ndërtesën.

Continue Reading

Lajmet

Çitaku: Edhe më të rrezikshme se kërcënimi me bombë janë prirjet totalitare të LVV-së

Published

on

By

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, komentoi kërcënimin e sotëm me bombë në Kuvendin e Kosovës, i cili fatmirësisht doli të jetë i rrejshëm. Megjithatë, ajo theksoi se prirjet totalitare të Lëvizjes Vetëvendosje përbëjnë rrezik më të madh për vendin.

“Po aq sa janë të rrezikshme dhe të trishtueshme sulmet që po i bëhen Kuvendit nga jashtë, qoftë me kërcënime të rrejshme, në aq e mos më shumë janë të rrezikshme prirjet totalitare që i kemi nga Lëvizja Vetëvendosje dhe përpjekjet e tyre të vazhdueshme, tashmë pas publikimit të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, për të përmbysur rendin kushtetues,” tha Çitaku teksa hynte në sallën e Kuvendit për vazhdimin e seancës konstituive.

Continue Reading

Të kërkuara