Lajmet

​Spahiu: Marrëveshja finale mes Kosovës dhe Serbisë të bëhet këtë vit

Sipas tij, lufta në Ukrainë dhe pozicionimi i Serbisë ndaj kësaj lufte ka bërë që Perëndimi ta ndihmojë fuqishëm Kosovën.

Published

on

Profesori i shkencave politike, Nexhmedin Spahiu thotë se tani është momenti vendimtar kur Kosova duhet të negociojë me Serbinë çështjen e njohjes, në të kundërtën çmimi për njohje në të ardhmen do të jetë shumë më i lartë sesa tani.

Sipas tij, lufta në Ukrainë dhe pozicionimi i Serbisë ndaj kësaj lufte ka bërë që Perëndimi ta ndihmojë fuqishëm Kosovën pikërisht tani, prandaj siç thotë ai “pazaret e mëdha” duhet bërë pikërisht tani.

Në një intervistë, Spahiu thotë se 31 korriku ka rrezikuar të shkaktojë luftë dhe dështim total nga ana e Qeverisë së Kosovës, si dhe kthim prapa për disa vite, sikur të mos ishte vendimi i mençur i ambasadës amerikane për tërheqje.

“Është çasti vendimtar kur Kosova duhet të negociojë me Serbinë për punën e njohjes dhe pazaret përfundimtare duhet bërë tani sepse është lufta në Ukrainë, se përndryshe ikën ky moment shumë i rëndësishëm të cilin Perëndimi dhe aleatët e Kosovës e kanë fiksuar që ta ndihmojnë Kosovën në këtë moment më të përshtatshëm, ku aleatët më të vakët të perëndimit siç janë Greqia, Spanja, Sllovakia etj, nga lufta në Ukrainë, tani mund të jenë më të prirur drejt njohjes së Kosovës… Po patjetër luftë. Më 31 korrik u pa që presidenti Vuçiq ka dyfishuar numrin e banditëve në veri të Kosovës, i ka forcuar strukturat paralele atje, dhe sikur të mos ishte vendimi i mençur i ambasadës amerikane që të sugjerohet tërheqja, sigurisht që do të ishte një dështim komplet i Qeverisë së Kosovës dhe policisë së Kosovës në këtë rast, dhe do të ktheheshim prapa ku me ditë për sa vite”, thotë Spahiu.

Profesori pretendon se Qeveria e Kosovës duhet t’i josh serbët për regjistrimin e automjeteve të tyre me targa RKS, duke iu krijuar lehtësira, sidomos atyre të cilët i regjistrojnë në afat kohor sa më të shpejtë.

“Qeveria e Kosovës duhet të procedojë me lëshimin e targave, duhet t’i joshë serbët, duhet të krijojë një atmosferë që t’ju dëshmojë se më mirë ju bie atyre që i regjistrojnë automjetet e tyre më herët sesa më vonë… Ta zëmë p.sh. dy javët e para me pas falas, dy javët e dyta një pagesë, pastaj ai që e regjistron pas afatit prej dy muajsh, të paguajë pagesën e plotë sikurse çdo qytetar i Kosovës që dëshiron ta regjistrojë automjetin e tij. Ky program do të duhej të ishte më nxitës, duke pasur parasysh që tani popullata serbe në veri të Kosovës kur e ka pa që presidenti Vuçiq ka lëshuar pe për punën e letërnjoftimeve, e dinë se ai një ditë do të lëshojë pe edhe për automjetet”, thotë ai.

Duke thënë se Kosova duhet t’i jap diçka Serbisë në këmbim të njohjes, Spahiu thekson se aleatët strategjikë të Kosovës presin që tani të bëhet pazari përfundimtar me Serbinë.

Sipas tij, ikja e këtij momenti do të thotë dështim shumë i madh për Kosovën derisa thekson se më vonë çmimi për njohje do të jetë shumë më i lartë sesa tani. Ai tërheq vëmendjen duke thënë se asociacioni duhet të jetë monedhë për marrjen e njohjes dhe kjo nuk guxon të miratohet para njohjes.

“Aleatët strategjikë të Kosovës, e që janë ShBA-ja, BE-ja, Britania e Madhe dhe Turqia, e shohin të arsyeshme që tani të bëhet pazari përfundimtar me Serbinë dhe ikja e këtij momenti do të thotë një dështim shumë i madh për Kosovën. Qysh moti presidenti Trump, Biden, Merkel, Macron, tani kancelari Shcholz etj, kanë thënë që Kosova duhet t’i jap diçka Serbisë, në këmbim për marrjen e njohjes. Kjo nënkupton një autonomi më të madhe për serbët në Kosovë, nga ajo që kanë marrë me Ahtisarin… gjë që për Kosovën natyrisht është një kosto shumë më e madhe dhe nuk është një interes kombëtar. Por interes kombëtar është natyrisht marrja e njohjes nga Serbia… Gjithsesi asociacioni nuk bënë të miratohet pa e marrë njëkohësisht njohjen. Asociacioni duhet të jetë monedhë për marrjen e njohjes… Unë shpresoj se zgjidhja finale të bëhet këtë vit, brenda këtij viti kalendarik. Nëse s’bëhet tani sa është lufta në Ukrainë, çmimi për njohje në të ardhmen do të jetë shumë më i lartë sesa tani”, thotë ai tutje.

Kosova dhe Serbia të shtunën kanë arritur marrëveshje për dokumentet identifikuese. Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell ka bërë të ditur se “sipas dialogut të lehtësuar nga BE-ja, Serbia ra dakord të shfuqizojë dokumentet e hyrjes/daljes për mbajtësit e letërnjoftimeve të Kosovës dhe Kosova u pajtua që të mos i prezantojë ato për mbajtësit e letërnjoftimeve serbe”.

Lajmet

UBT nënshkruan një marrëveshje të rëndësishme me Nova University

Published

on

Edhe një lajm i shkëlqyer nga Lisbona. UBT ka nënshkruar një marrëveshje të rëndësishme me Nova University, respektivisht kampusin më të madh të teknologjisë në Portugali!

Marrëveshja u nënshkrua në hapësirat e UNINOVA e para në renditjen e menaxhimit të fondeve për projektet H2025 të Kërkimit dhe Zhvillimit.

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi dhe Dekani i NOVA School of Science and Technology, Prof. Dr. Jose Julio Alferes dhe në prani të Drejtorit të Depertamentit për Marrëdhënie me Jashtë, Prof. Dr. Ricardo Jardim-Gonçalves, firmosën marrëveshjen e bashkëpunimit që përqendrohet në fusha të rëndësishme si kërkimi shkencor, zhvillimi teknik, trajnimi i avancuar dhe partneritetit për qasje në fondet e BE-së për arsimin e lartë, me theks projektet Smart4Health dhe Digital Health.

Kjo marrëveshje bashkepunimi do të hapë mundësi të reja për studentët tanë dhe do të forcojë edhe më tutje lidhjet tona ndërkombëtare.

Jemi të emocionuar për këtë hap përpara në rrugën drejt ekselencës dhe inovacionit. Rektori Hajrizi uron të gjithë stafin akademik dhe studentët e UBT për këtë arritje.

Continue Reading

Lajmet

​Yildiz: Nuk më pëlqen të krahasohem me Del Pieron

Published

on

Sulmuesi turk, Kenan Yildiz është gati për përballjen e madhe të Ligës së Kampionëve mes Real Madridit dhe Juventusit.

Yildiz që mban fanellën me numrin 10 te bardhezinjtë, foli për emocionet e tij në një intervistë për faqen zyrtare të UEFA-s, ku pranoi se është i motivuar nga pritshmëritë që ka publiku, por shtoi se nuk i pëlqejnë krahasimet.

“Jam vetvetja. Nuk dua të krahasohem me askënd.”, tha Yildiz.

Lidhur me ndeshjen në stadiumin Santiago Bernabeu, ai u shpreh:

“Është fantastike. Çdo fëmijë ëndërron të luajë në atë stadium. Tani kjo ëndërr është bërë realitet. Shpresoj të zhvillojmë një ndeshje të madhe.”/S.K/KP/

 

Continue Reading

Lajmet

​Deco: Nuk sjellim lojtar të rinj në janar

Published

on

Shefi i Barcelonës, Deco, thotë se nuk ka gjasa të shtojë lojtarë në skuadrën e tyre në janar dhe këmbëngul se ata do ta blejnë vetëm nëse detyrohen të shesin një lojtar gjatë merkatos së dimrit.

“Nuk e shoh nevojën për afatin kalimtar të janarit për momentin. Asnjë lojtar nuk ka kërkuar të largohet.”, ka thënë Deco.

Deco komentoi gjithashtu edhe për figurën e Lamine Yamal.

“Shpesh kemi tendencë të përqendrohemi te individualizmi, por është skuadra që fiton. Po flasim për një lojtar shumë të pjekur, një lloj tjetër lojtari që mund të përcaktojë një epokë. Duhet ta lëmë të qetë”, tha ai.

“Konteksti i tij ishte i ndryshëm; ai iu bashkua një ekipi që tashmë ishte fitues, me lojtarë të moshës 25 dhe 26 vjeç, dhe rritja e tij ka qenë më normale dhe progresive”, shtoi ai./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Drejtori i policisë ndan 19 vetura për policët e lagjes

Published

on

By

Me synim për rritjen e efikasitetit në punën e policëve të lagjes, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha ka ndarë 19 vetura të reja Hybride, për mbulimin e zonave sektoriale, në të gjitha drejtoritë rajonale.

Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes një komunikate zyrtare.

“Përmbushja e objektivave të Strategjisë së Policimit të drejtuar nga Inteligjenca dhe Policimit në Bashkësi, si dhe forcimi i qasjes proaktive ndaj kërkesave të qytetarëve tashmë mundësohet më lehtë dhe më shpejt, falë pajisjes me automjete zyrtare”.

“Kjo edhe një herë dëshmon përkushtimin e menaxhmentit të Policisë për një qasje gjithnjë e më proaktive ndaj komunitetit, për forcimin e bashkëpunimit dhe komunikimit me qytetarët, si dhe për rritjen e mëtejme të besueshmërisë dhe transparencës institucionale”, shkruhet tutje në komunikatë./EO

Continue Reading

Të kërkuara