Lajmet

​Sot dorëzohet ankesa në Kushtetuese për votat e “Romani Iniciativa”

Published

on

Kryetari i Partisë Liberale Egjiptiane, Veton Berisha ka njoftuar se sot do të dorëzojnë ankesë në Gjykatën Kushtetuese dhe do të vazhdojnë të kërkojnë realizimin e plotë të të drejtës së tyre, siç ka thënë ai të mohuar nga PZAP-ja dhe Gjykata Supreme në lidhje orkestrimin e votave nga ana e “Romani Iniciativa”, në vendbanime me shumicë të komunitetit serb në zgjedhjet e parakohshme të 14 shkurtit.

“Po ashtu ankesën tonë në të njëjtën ditë rreth orës 13:30h do e deponojmë në zyrën e Avokatit të Popullit ku bazuar edhe në mandatin e tij do të kërkojmë identifikimin veprimeve diskriminuese dhe shkeljet e të drejtave të njeriut gjatë dhe pas procesit zgjedhor të zgjedhjeve të 14 shkurtit”, ka njoftuar Berisha.

Berisha ka njoftuar se përmes Gjykatës Kushtetuese synojnë rikthimin e mandatit në Kuvendin e Kosovës të humbur padrejtësisht për komunitetin egjiptian, një e drejtë legjitime e përcaktuar nga vota e komunitetit egjiptian dhe ligjeve në fuqi.

Continue Reading

Lajmet

​Regjistrohet një rast me lijën e majmunëve në Kosovë

Published

on

By

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se me datën 26 dhjetor 2024 në orët e pasditës, Laboratori i Mikrobiologjisë përmes metodës RT-PCR ka konfirmuar një rast të importuar të Mpox, i njohur më parë si lija e majmunëve.

“Rasti i gjinisë mashkullore (30 vjeç), shtetas i Republikës së Kosovës, është spitalizuar në Klinikën Infektive/QKUK me datë 24.12.2024, pas kthimit nga një shtet i Afrikës Perëndimore, me simptoma si temperaturë, ethe, ndryshimet në lëkurë, në fytyrë, në duar dhe kruarje. Pacienti është në gjendje stabile shëndetësore”, thuhet nw njoftim.

IKSHPK i ka gjurmuar të gjitha kontaktet e deklaruara të personit të infektuar dhe të familjarëve të tij, të cilëve u janë dhënë rekomandimet për masat e parandalimit dhe të kontrollit të infeksionit.

IKSHPK tërheq vëmendjen për kujdes të qytetarëve, pasi sipas njoftimit personat që preken nga Mpox zakonisht përjetojnë simptoma të lehta apo mesatare që zgjasin dy deri në katër javë, dhe shërohen plotësisht.

“Edhe pse duhet vigjilencë, nuk ka vend për panik”, thuhet në njoftim.

Continue Reading

Lajmet

​Ministrja Rizvanolli sot takohet me përfaqësues të KOSTT-it dhe KEDS-it

Published

on

By

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, sot do të takohet me përfaqësues të Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut (KOSTT) dhe të Kompanisë Kosovare për Distribuim të Energjisë Elektrike (KEDS) në ora 09:30. Sipas njoftimit thuhet se pas takimit do të ketë prononcim për media para ndërtesës së KEDS-it.

Disa komuna të vendit po ballafaqohen me reduktime të energjisë elektrike ditëve të fundit. Nga kompania Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike në Kosovë (KEDS) kanë thënë se për shkak të konsumit të lartë të rrymës, po shkaktohen ngarkesa në rrjetin elektroenergjetik të KEDS-it në disa vende në Kosovë, duke çuar në djegie të tyre në disa raste.

Continue Reading

Lajmet

​Qeverisa sot mban mbledhje, në rend dite shqyrtimi i shtesave për fëmijë dhe pensionistë

Published

on

By

Qeveria e Kosovës sot mban mbledhjen e radhës në ora 10:00. Në rend dite do të bëhet shqyrtimi i propozim-vendimit për ndarjen e shtesave të njëhershme në vlerë prej 100 euro për fëmijët 0-16 vjeç dhe pensionmarrësit.

Poashtu në këtë mbledhje të qeverisë gjithsej në rend dite janë 9 pika.

Continue Reading

Lajmet

​Osmani sot e pret në takim lamtumirës ambasadorin Hovenier

Published

on

By

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, do ta pres në takim lamtumirës në presidencë ambasadorin e SHBA-së, Jeffrey Hovenier.

Sipas njoftimit për media pas takimit lamtumirës në presidencë, në përmbyllje të mandatit të Hovenierit në Kosovë, së bashku do të bëjnë homazhe te shtatorja e presidentit historik, Ibrahim Rugova e më pas do të deklarohen për media.

Continue Reading

Të kërkuara