Kulturë

​Sonte fillon edicioni i 14-të i “PriFest”, kushtuar Vjosa Berishës

Edhe slogani i përvitshëm “Miqësi përgjithmonë” u zëvendësua me “Vjosa përgjithmonë”.

Published

on

Festivali ndërkombëtar i filmit “PriFest” nis sonte edicionin e 14-të në Prishtinë. Motoja e këtij edicioni të PriFest është “Për të”, në shenjë kujtimi dhe nderimi për producenten Vjosa Berisha, e cila vdiq në qershor.

Edhe slogani i përvitshëm “Miqësi përgjithmonë” u zëvendësua me “Vjosa përgjithmonë”.

Kështu ka njoftuar qendra kinematografike e Kosovës.

Prifest – Festivali i Filmit Ndërkombëtar në Prishtinë këtë vit do të organizojë edicionin e tij të 14-të përgjatë datave 20-25 shtator 2022. Këtë vit, në kujtim të themelueses së vet festivalit, ish drejtoreshës së ndjerë Vjosa Berisha, çmimi kryesor “Hyjnesha e Kuqe”, tash e tutje do të mbajë emrin “Vjosa Berisha”. Prifest është festivali më i madh i filmit artistik ndërkombëtar në Kosovë dhe si i tillë do të mbledhë filmbërës nga vendi, rajoni dhe bota”, thuhet në njoftim.

Kulturë

Ibrahim Kadriu nderohet në 80-vjetorin e lindjes! Libri dhe titulli “Qytetar Nderi”

Published

on

Në bibliotekën “Fan S. Noli” në Gjilan, të shtunën më 13 dhjetor 2025, do të mbahet promovimi i librit “Ibrahim Kadriu – 80 vite legjendë dhe inspirim”, një botim i përgatitur nga një grup autorësh për të nderuar 80-vjetorin e lindjes së shkrimtarit të njohur.

Libri, me mbi 200 faqe, përfshin shkrime, portrete krijuese, vlerësime letrare dhe intervista të realizuara së fundmi, duke ofruar një pasqyrë të plotë të jetës dhe veprës së Ibrahim Kadriut, një nga emrat më të shquar të letërsisë shqipe në Kosovë.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, do t’i dorëzojë Kadriut titullin “Qytetar Nderi”, mirënjohje e vendosur së fundmi nga Asambleja e Komunës për kontributin e tij të vyer në kulturë dhe letërsi.

Promovimi do të shoqërohet me fjalë rasti nga studiues, shkrimtarë e përfaqësues institucionalë, që do të ndajnë reflektime mbi rrugën krijuese të Kadriut dhe ndikimin në formësimin e brezave të lexuesve.

Tubimi pritet të tërheqë dashamirë të librit, njerëz të kulturës dhe qytetarë të interesuar për të nderuar një prej figurave më të rëndësishme të letërsisë së Gjilanit dhe Kosovës. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Kulturë

Piktura e Picasso-s bëhet pjesë e një fushate bamirësie që synon 12 milionë euro

Published

on

Një vepër e rrallë e Pablo Picasso-s, që paraqet muzën dhe artisten Dora Maar, po bëhet e disponueshme për publikun përmes një shorteu ndërkombëtar me qëllim bamirësie.

Iniciativa synon të mbledhë 12 milionë euro për kërkimet mbi sëmundjen e Alzheimerit.

Përmes këtij shorteu unik, secili pjesëmarrës mund të blejë një biletë për vetëm 100 euro, duke fituar mundësinë për të bërë të vetën një pikturë të vlerësuar rreth 1 milion euro, rast i jashtëzakonshëm për koleksionistët dhe adhuruesit e artit.

Si zhvillohet shorteu?

Në shitje janë vënë 120,000 bileta, që nga dita e martë.

Shorteu do të mbahet në Christie’s, Paris, më 14 prill 2026.

Fituesi do të shpallet gjatë një ceremonie të veçantë të organizuar nga kjo shtëpi prestigjioze ankandesh.

Detaje mbi veprën

Piktura është një guash në letër e 1941, me titullin “Koka e një Gruaje”, realizuar në një nga periudhat më intensive krijuese të Picasso-s, kur Dora Maar kishte një rol të rëndësishëm në jetën e tij personale dhe artistike.

Vepra ka një histori të pasur pronësie:

Mbajtur për shumë vite nga familja Picasso

Përfshirë më pas në një koleksion privat

Ekspozuar dhe qarkulluar në tregun e artit në New York dhe Zürich

Tani vihet për herë të parë në dispozicion të publikut nëpërmjet një shorteu

Të ardhurat e mbledhura do t’i dedikohen Fondacionit të Kërkimeve mbi Alzheimerin, për të mbështetur projektet shkencore në Francë dhe vende të tjera, me synimin të avancohen studimet rreth kësaj sëmundjeje që prek miliona njerëz në mbarë botën.

Kjo nismë shihet si ndërthurje e fuqishme mes artit, filantropisë dhe sensibilizimit global, duke krijuar një mundësi të rrallë që një vepër e Picasso-s të përfundojë në duart e një fituesi të vetëm me fat. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Kulturë

Korça autonome në fokus, hapet ekspozita me dokumente dhe objekte të veçanta historike

Published

on

Një ekspozitë unike me materiale nga periudha e krijimit të Krahinës Autonome të Korçës është çelur nga Shoqata e Koleksionistëve të Korçës në bashkëpunim me Shoqatën e Koleksionistëve të Shqipërisë, e mbështetur nga RTSH Korça.

Koleksionisti Mirgen Shamblli flet për foto historike, dokumente të kohës, por edhe pulla postare të kësaj periudhe.

“Është një ekspozitë fotografike, pullat e taksës dhe materiale dokumentare që tregojnë ngjarje të ndryshme të asaj kohe”, tha Shamblli.

Julian Demeti, kryetar i Shoqatës së Koleksionistëve të Shqipërisë, ka sjellë një koleksion të rrallë me kartëmonedha të kohës së Krahinës Autonome të Korçës, duke e prezantuar për publikun korçar.

“Unë kam sjellë kornizë me kartëmonedha të qeverisë së Krahinës së Korçës. Disa nga seritë ku janë kartëmonedhat e Shqipërisë vetëqeveritare”, tha Demeti.

Ekspozita ka pasqyruar një nga kapitujt më të rëndësishëm të historisë së qytetit, në një atmosferë të mbushur me histori, kuriozitet dhe emocion, ndërsa vizitorët panë nga afër dëshmi të një periudhe që ka lënë gjurmë të thella në identitetin korçar./atsh/UBT News/

Continue Reading

Kulturë

Teuta dhe Tara Krasniqi së bashku në një rol unik në filmin “Parku i Dorës”

Published

on

Filmi më i ri artistik “Parku i Dorës”, me regji të Sabidin Aliut, do të ketë premierën më 11 dhjetor në Shkup, duke shënuar një moment të rëndësishëm për kinematografinë vendore.

Posteri zyrtar i publikuar tregon një dramë emocionale, të ngrohtë, e fokusuar te marrëdhëniet njerëzore, dhimbja dhe rimëkëmbja.

Një veçori që e bën këtë premierë edhe më të veçantë është pjesëmarrja e aktores së njohur Teuta Krasniqi, e cila për herë të parë luan në një film së bashku me vajzën e saj, Tara Krasniqi Muharremi.

Ky bashkëpunim unik nënë-bijë ngjall kureshtje të madhe tek publiku dhe krijon një dimension emocional të thellë në rrëfimin e filmit.

Në poster shfaqen edhe emra të tjerë të kastës, përfshirë Shkëlqim Islami, duke paralajmëruar një performancë të fuqishme të ansamblit.

Produksioni është realizuar nga Vizioni Plus Production, ndërsa tema dhe atmosfera e filmit premtojnë një histori të ndjeshme dhe artistikisht të përpunuar me kujdes.

Pas premierës në Shkup, “Parku i Dorës” pritet të shfaqet në të gjitha kinematë, duke u bërë një nga projektet më të komentuar të fundvitit. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara