Lajmet

​S’ka shtesa për zyrtarët publikë as me pagën e muajit mars

Verifikimi do të edhe më tej dhe se shtesat për muajin shkurt dhe mars do të paguhen në muajin prill.

Published

on

Ministria e Financave dhe Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë të gjithë zyrtarët publik, se edhe këtë muaj pagat do të ekzekutohen pa shtesat e parapara në Ligjin për paga.

Në komunikatën për media thuhet se ende nuk kanë arritur që të korrigjojnë dhe përshtatin të dhënat e të gjithë të punësuarve në sektorin publikë lidhur me shtesat që ata mund të përfitojnë.

Sipas njoftimit, verifikimi do të vazhdojë edhe më tej dhe se shtesat për muajin shkurt dhe mars do të paguhen në mënyrë retroaktive në pagën e muajit prill.

“Përkundër punës intensive të komisioneve për përcaktim të shtesave, procesi i trajtimit të të dhënave dhe finalizimit të listave është duke vazhduar, andaj ka njoftuar të gjithë zyrtarët publikë se shtesat e sipërpërmendura për muajin shkurt dhe mars do të paguhen në mënyrë retroaktive në pagën e muajit pril”, thuhet në njoftim.

MPB njofton se sot do të disbursohen pagat e dyta sipas Ligjit për Paga në Sektorin Publik, i cili ka hyrë në fuqi me datën 5 shkurt 2023.

Continue Reading

Lajmet

​Futsall/ Kosova sot përballet me Francën

Published

on

By

Kombëtarja e Kosovës në futsall, sonte do të përballet me Francën.

Në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, Kosova dhe Franca do të ballafaqohen në kuadër të ‘Main Round’, për kualifikimet e Kampionatin Evropian të futsallit 2026, në kuadër të Grupit 10.

Optimizmi në kampin dardan është shumë i madh dhe pritjet për një rezultat pozitiv janë shumë të mëdha, përcjellë KosovaPress.

Në dy ndeshjet e para Kosova ka regjistruar një humbje kundër Gjeorgjisë dhe një fitore kundër Bullgarisë.

Continue Reading

Lajmet

Regjistrohen mbi 1800 raste të reja me grip në Maqedoni

Published

on

Gjatë javës së katërt të vitit 2025, Maqedonia e Veriut raportoi 1,878 raste të gripit, duke shënuar një rritje prej 33% krahasuar me javën e kaluar. Ky numër është gjithashtu 2.4% më i lartë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Sipas Institutit të Shëndetit Publik (ISHP), incidenca e gripit ka kaluar kufirin javor të aktivitetit mesatar të virusit të gripit.

Nga 1,878 rastet, 1,066 janë persona të moshës 15 deri në 64 vjeç, 349 janë fëmijë nga 5 deri në 14 vjeç, 325 janë fëmijë nën 4 vjeç, dhe 138 janë individë mbi 65 vjeç. Survejimi virologjik ka treguar se aktiviteti i virusit është i përhapur gjeografikisht, me një normë pozitiviteti mbi 10% për tre javë rresht, duke e klasifikuar Maqedoninë e Veriut me intensitet mesatar të gripit./UBTNews/

 

Continue Reading

Bota

Trump kërcënon vendet e BRICS-it me tarifa 100%

Published

on

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka kërcënuar grupin e BRICS-it (Brazili, Rusia, India, Kina, Afrika e Jugut) me tarifa prej 100% nëse vendet anëtare largohen nga dollari amerikan si mjet ndërkombëtar pagese. Trump shprehu shqetësimin për përpjekjet e vendeve të BRICS-it për të krijuar një monedhë alternative dhe paralajmëroi se SHBA do të veprojë me masa të forta ndaj atyre që përpiqen të zëvendësojnë dollarin.

Në një postim në platformën e tij Truth Social, Trump theksoi se çdo përpjekje nga këto shtete për të mbështetur monedha të tjera për transaksione ndërkombëtare do të përballej me tarifa 100%. Kjo kërcënim është pjesë e një përpjekjeje për të mbrojtur dominimin e dollarit në tregjet globale.

Në vitin 2024, Irani, Etiopia, Egjipti dhe Emiratet e Bashkuara Arabe iu bashkuan BRICS, ndërsa Indonezia bëri anëtarësimin në janar të këtij viti. Ky grup synon të krijojë një kundërpeshë ndaj ndikimit të vendeve të G7-së dhe dominimit të monedhës amerikane në tregjet globale.

Vladimir Putin ka kritikuar gjithashtu dominimin e dollarit dhe ka theksuar nevojën për krijimin e një sistemi të pavarur pagesash brenda BRICS. Trump, i njohur për politikat e tij proteksioniste, është i shqetësuar për këto zhvillime dhe ka paralajmëruar se do të ketë pasoja të rënda për vendet që do të ndërmarrin hapa të tillë./UBTNews/

 

Continue Reading

Bota

Gjykata Evropiane dënon Italinë për shkelje të së drejtës së jetës në ‘Tokën e Zjarrit’

Published

on

Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut (GJEDNJ) ka dënuar Italinë për shkelje të së drejtës së jetës në zonën e njohur si “Terra dei Fuochi” (Toka e Zjarrit), një rajon i ndotur në afërsi të Napolit, ku jetojnë 2.9 milionë qytetarë. Gjykata ka vendosur që autoritetet italiane kanë dështuar në mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të qytetarëve që prej vitit 1988, dhe tani është e detyruar të ndërmarrë masa urgjente për të trajtuar ndotjen dhe pasojat e saj brenda dy vjetëve.

Toka e Zjarrit është e famshme për djegien dhe hedhjen e mbeturinave toksike, një praktikë që është lidhur ngushtë me mafien lokale Camorra. Grupi ka kontrolluar depozitimin ilegal të mbeturinave, duke i transportuar ato për asgjësim në mënyra të paligjshme dhe të dëmshme për mjedisin. Ndotja ka shkaktuar ritme alarmante të kancerit dhe ka ndotur burimet e ujit nëntokësor, që përdoren për bujqësi.

Çështja ishte ngritur nga 41 qytetarë dhe pesë organizata lokale për të drejtat mjedisore, që akuzonin shtetin italian për neglizhencë të vazhdueshme. GJEDNJ e konsideroi këtë një shkelje të të drejtës për një mjedis të shëndetshëm dhe kërkoi që autoritetet të ndërmarrin masa të menjëhershme për monitorimin, pastrimin dhe mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve. Ky vendim është një precedent i rëndësishëm për drejtësinë mjedisore në Evropë./UBTNews/

Continue Reading

Të kërkuara