

Kuriozitete
Si të blini bileta avioni me çmimet më të ulëta?
Janë disa mënyra për të gjetur ofertat më të mira.
Published
2 years agoon
By
UBT newsKemi krijuar përshtypjen sikur sa më parë ta presim biletën e avionit për diku, aq më lirë do ta kemi. Pas pandemisë, blerja e biletave të avionit me çmim të volitshëm është bërë e vështirë.
Por ndërkohë që nuk ka ndonjë sekret apo formulë perfekte për të kursyer para, ka disa mënyra për të gjetur ofertat më të mira. Një studim i fundit i publikuar nga portali Expedia, Air Travel Hacks 2023, tregon se cila është dita më e mirë për të rezervuar dhe tregon se kur është koha për të rezervuar fluturimet brenda një vendi në krahasim me fluturimet ndërkombëtare dhe gjithashtu cila është dita më e mirë për t’u kthyer dhe kursyer.
Dita më e mirë për bileta ajrore
Shumë besojnë se fluturimet duhet të rezervohen për në mes të javës, por të dhënat tregojnë se fundjava është në fakt koha më e përshtatshme. Në veçanti, të dielave. Studimi zbuloi se udhëtarët që rezervojnë të dielave dhe jo të premteve priren të kursejnë mesatarisht rreth 5% në fluturimet e brendshme dhe 15% në fluturimet ndërkombëtare.
Nisja dhe kthimi, më mirë në mes të javës
Dita më e mirë për të fluturuar dhe për të kursyer para është e mërkura. Sipas të dhënave, ata që nisen të mërkurën kursejnë mesatarisht 15% në fluturimet e brendshme dhe 10% në ato ndërkombëtare, krahasuar me ata që nisen në fundjavë.
Kush rezervon i pari gjen çmimet më të mira
Ata që rezervojnë më herët do të gjejnë jo vetëm më shumë opsione, por edhe çmime më të mira. Koha e duhur për fluturimet e brendshme është midis 28 dhe 35 ditë para nisjes, pra le të themi një muaj para udhëtimit. Kursimet janë rreth 10% më shumë se për ata që rezervojnë më pak se 2 javë përpara udhëtimit.
Por jo gjithmonë!
Megjithatë, rezervimi paraprak nuk garanton gjithmonë çmimin më të mirë. Në fakt, sipas studimit të Expedia, i cili mori në konsideratë të dhënat dhe tendencat e mbi 15 miliardë fluturimeve nga 490 linja ajrore dhe 230 vende nga e gjithë bota, rezervimi më shumë se 113 ditë para nisjes ka qenë gjithmonë më i shtrenjtë. Kjo nuk është e vërtetë për fluturimet ndërkombëtare, ku përkundrazi, udhëtarët që kanë rezervuar një udhëtim ndërkombëtar gjashtë muaj përpara, kanë kursyer mesatarisht 10% krahasuar me ata që kanë pritur deri në 2 muaj ose më pak për të rezervuar.
You may like
Kuriozitete
Pse bllokohen veshët në avion? Ja si ta zgjidhni këtë problem
Published
3 days agoon
May 28, 2025
Nuk ka rëndësi se pse po e bëni udhëtimin e radhës! Mund të jenë pushimet, udhëtim pune apo çështje tjetër, me siguri që ka fenomen me të cilin jeni përballuar sa herë që keni bërë udhëtime të tilla: bllokimi i veshëve apo ajo që nga auditologët quhet “veshi i avionit”.
Ndryshe quhet “barotrauma e veshit”, veshi i avionit është zhurma e dhimbshme e veshit që ndodh kur avioni është në ngjitje ose zbritje. Nëse për disa persona kjo është një ndjesi irrituese, për të tjerë është shqetësim që zgjat edhe pas daljes nga avioni.
Për të shmangur fluturimet, auditologia Sarah Lundstrom shpjegon më shumë rreth këtij fenomeni.
Çfarë është “veshi i avionit”?
“Kjo ndodh kur “veshi mbyllet për shkak të ndryshimeve të presionit të ajrit gjatë fluturimit,” shpjegon mjekja Lundstrom. Lajmi i mirë është se ndërkohë që kjo gjendje krijon njëfarë shqetësimi, kjo nuk dëmton daullet e veshit tuaj.
Pse kumbojnë veshët në avion?
Arsyeja pse përjetoni dhimbje veshi gjatë udhëtimeve me avion është për shkak të ndryshimit të presionit të ajrit. “Kur ka një ndryshim në presionin e ajrit të jashtëm, kjo shkakton shtyrjen e daulles së veshit dhe mbylljen e tubit eustachian,” shton mjekja.
Si ta parandaloni si fenomen?
Sipas mjekes Lundstrom, mund të përtypni çamçakëz ose mbani karamele gjatë fluturimit për të ndihmuar në mbajtjen e “veshit të mesëm dhe tubit eustachian në lëvizje dhe të hapur”. Megjithatë, nëse nuk keni çamçakëz ose karamele me vete, mos u frikësoni.
“Gjatë fluturimit, gëlltisni diçka ose mbyllni hundën e të fryni ajrin për të nxitur tubit eustachian të hapet që të lehtësojë presionin,” përfundon Lundstrom.
Kuriozitete
NASA zbulon pasuri të pallogaritshme ari në thellësitë e oqeanit
Published
4 days agoon
May 27, 2025
Oqeanet mbajnë rezervat më të mëdha të arit në botë, por ato janë ende të paarritshme.
Një ekip shkencëtarësh të NASA-s ka zbuluar se oqeanet “mbajnë” rezervën më të madhe të arit, e cila vlerësohet në 20 milionë ton. Nxjerrja e metalit të çmuar që zotërojnë, sjell sfida për shkak të përqendrimit të tij të ulët në ujin e detit.
Sasia e raportuar ka tronditur botën, pasi tejkalon sasinë totale të arit të gjetur nga njeriu gjatë gjithë historisë së tij.
Teknologjia që i është vënë në dispozicion njerëzimit nuk lejon një mekanizëm minerar ekonomikisht të qëndrueshëm, uji i detit përmban metale që e bëjnë të vështirë ndarjen e arit. Ari i tretur nuk është i vetmi burim i vlefshëm që deti “ruan”.
Elemente tjera të rëndësishme që detet dhe oqeanet kanë janë depozitat e sulfurit hidrotermal. Këto janë depozita që janë më të arritshme sesa ari i tretur dhe mund të nxirren përmes minierave nënujore.
Minierat në det paraqesin rreziqe shkatërruese për ekosistemet detare, kjo rrezikon mijëra specie të reja, shkatërron shumë habitate detare dhe ndryshimi i zinxhirëve ushqimorë paraqet rreziqe të konsiderueshme.
Disa territore, si Papua Guinea e Re, filluan ta zbatojnë këtë praktikë. Debati mjedisor përqendrohet në ndikimet tragjike që aktivitetet minerare kanë në ekosistemet detare, duke lënë anash mundësitë ekonomike që j’u ofrojnë vendeve.
Mundësi reale që deti mund të na ofrojë burimet e tij më të vlefshme
Disa shkencëtarë mbajnë gjallë shpresën se zhvillimet teknologjike do të na lejojnë të arrijmë në zgjidhje të qëndrueshme në të ardhmen për shfrytëzimin e burimeve detare. Nuk është e pamundur që një ditë të shfaqen teknologji që do të lejojnë nxjerrjen e arit nga deti pa shkaktuar dëme të konsiderueshme në mjedisin detar.
Derisa të ndodhë kjo, ari vazhdon të fshihet në thellësitë e detit, madje edhe për vende si Spanja, me disa dete dhe oqeane që lagen në plazhet e saj, gjë që mund t’i sjellë vendit iberik miliona ose miliarda euro.
Thesari më i madh i njerëzimit qëndron i fshehur në det, e në të njëjtën kohë, Kina ka surprizuar me zbulimin e 230 miliardë ton ari të bardhë në shtratin e detit.
Kuriozitete
Kjo është anija më e madhe në botë në formë breshke që do të mbajë 60 mijë pasagjerë
Published
6 days agoon
May 25, 2025
Studioja italiane Lazzarini Design ka prezantuar një projekt të jashtëzakonshëm detar që po trondit botën e arkitekturës dhe teknologjisë detare: Pangeos, një anije në formë breshke, me përmasa gjigante.
Sipas CNN, kjo anije do të jetë më e madhja ndonjëherë e ndërtuar dhe do të ketë qendra tregtare, hotele, pishina, kopshte dhe deri në 60.000 pasagjerë.
Me një gjatësi prej 550 metrash e gjerësi maksimale prej 610 metrash, Pangeos nuk është mjet lundrimi, por qytet lundrues. Për ndërtimin e saj do të nevojitet një kantier i posaçëm prej 600 me 650 metra, ndërkohë që Arabia Saudite është përzgjedhur si vendi më i përshtatshëm për ndërtimin.
Kostoja totale e projektit parashikohet të arrijë në 8 miliardë euro, ndërtimi pritet të nisë sivjet duke kërkuar një periudhë prej 8 vitesh pune për t’u përfunduar. Financimi do të realizohet përmes teknologjisë NFT, shitjes së pasurive virtuale “Unreal Estates” në versionin digjital të jahtit në metaverse.
Përveç përmasave marramendëse, Pangeos do të jetë i pajisur me teknologjitë më moderne, përfshirë një mini-port të brendshëm, dritare panoramike rrëshqitëse dhe sistem hidroale, që e lejon të ngrihet mbi sipërfaqen e ujit dhe të lëvizë me shpejtësi, falë tre motorëve me hidrogjen.
“Që në vitin 1964 industria e kishte potencialin të ndërtonte struktura të tilla – tani është koha të realizohet”, thotë Lazzarini Design.
Kuriozitete
Sa shpesh duhet ta karikoni telefonin? Gabimet që po dëmtojnë baterinë pa e kuptuar
Published
1 week agoon
May 22, 2025
Në një kohë kur telefoni është bërë pjesë e pandashme e jetës sonë, shumë prej nesh vazhdojnë të bëjnë gabime të vogla që në afat të gjatë dëmtojnë baterinë.
Ekspertët rekomandojnë që karikimi i telefonit të mos bëhet gjithmonë nga 0% në 100%, por të mbahet midis 20%-80% për jetëgjatësi më të madhe të baterisë.
Gabimet më të shpeshta që dëmtojnë baterinë:
• Mbajtja e telefonit të lidhur gjatë gjithë natës
• Përdorimi i karikuesve jo origjinalë
• Ekspozimi në temperatura të larta gjatë karikimit
• Mbajtja e mbulesave të trasha që nxehin pajisjen
Një tjetër mit që po bie është ideja se telefoni duhet “shkarkuar herë pas here”, kjo ishte e vërtetë për bateritë e vjetra, por jo për litium-jonët e sotëm.
A duhet ta karikosh telefonin gjatë natës?
Nëse telefoni juaj është i mençur, ndalon së karikuari sapo të arrijë 100%. Qëndrimi i zgjatur në këtë nivel, çdo natë, për muaj me radhë, mund të ndikojë te jetëgjatësia afatgjatë e baterisë.

Lajm i mirë për pronarët e automjeteve elektrike

“Ëndrra pa kufi, Opera pa mure” – publikohen datat e Ramë Lahaj International Opera Festival

Këto zakone po ju pengojnë të jeni më inteligjent, ja cilat duhen shmangur

UBT International Smart Schools diplomon nxënësit e brezit të ri teknologjik – Ceremonia mbahet këtë të shtunë në Parkun Shkencor

Vitamina D mund të ngadalësojë plakjen

Von der Leyen: Evropa duhet të forcojë mbrojtjen, të pranojë Ukrainën në BE

Profesorët e UBT-së prezantuan projektin COWEB në takimin “Cluster” të organizuar nga Erasmus Plus Kosova

Studentët e programit Inxhinieri e Ndërtimit dhe Infrastrukturë në UBT realizojnë vizitë studimore në kuadër të moduleve “Mekanika e Dherave” dhe “Siguria në Punë”

Studentët e vitit të tretë në Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi në UBT përfundojnë me sukses trajnimin praktik “Micro Business Game”
Të kërkuara
-
Lajmet nga UBT1 month ago
Profesori, Arsim Hajdari, doktoron me temën “New Perspective of Biological Therapy in Treatment of Age-Related Macular Degeneration”
-
Lajmet2 months ago
Studentët e Psikologjisë në UBT zhvilluan një vizitë studimore në qendrën psikologjike “Radix” dhe Asociacionin Kosovar për Psikoterapi Trupore
-
Kulturë2 months ago
Shkëlqeu me rolin e tij në ‘Kontesha Arduini’, intervistë me Mirsad Ferati
-
Kulturë2 months ago
27 marsi/Dita Ndërkombëtare e Teatrit! Mitrovica sjell shfaqjen “Kontesha Arduini”, histori magjepëse që nuk duhet humbur