Lajmet

​Shtyhet protesta e PSD-së ‘për një moment të dytë’

Paralajmërimi për protestë erdhi pas disa deklaratave për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

Published

on

Është shtyrë protesta e Partisë Socialdemokrate, e paraparë të mbahej sot me kërkesë shkarkimin e ministrit të Financave, Hekuran Muratit.

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj ka thënë se protesta është shtyrë ‘për një moment të dytë’.

Paralajmërimi për protestë erdhi pas disa deklaratave për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, për të cilat më pas Murati kishte kërkuar edhe falje. Molliqaj ka thënë se kërkimfalja nuk mjafton.

“Që ministri Murati ka ndërruar, zor t’i zihet besë. Ajo logjikë nxjerr krye tek vonesa në reagim. E përllogaritur sikur tek statusi për koston financiare të lirisë. Pendesa duket ndryshe dhe pasohet nga veprime konkrete. Test provues më i afërt në kohë do të jetë ligji për pagën minimale… Është presioni i qytetarëve që e detyroi Muratin të përkulet para luftës së UÇK-së. Ai u tërheq. Kjo fitore është e qytetarëve, por është e pamjaftueshme meqë është formale, sa për opinion publik. Është farsë”, ka shkruar ai.

Sipas tij, Partia Socialdemokrate do të vazhdojë me aktivitete në shërbim të dekonstruktimit të kësaj Qeverie anti-UÇK dhe do t’i kundërshtojë pa kompromis të gjitha elementet e saj.

“Mirëpo, për një fitore edhe më të madhe se kjo, ku e vërteta për çlirimin do të ishte e pacenushme, një herë e mirë, duhet një organizim edhe më i fuqishëm. Potenciali është i madh. Organizimi është zgjidhja. Në këtë rrethanë, ne duhet që protestën ta shtyjmë për një moment të dytë. Ditëve në vijim do të njoftoheni për aktivitetet e radhës”, ka përfunduar ai.

Lajmet

Ishte në mision vullnetar – vdes në Sumy tenori ukrainas, Vladislav Gorai

Published

on

Tenori Vladislav Gorai, anëtar i Operës Kombëtare të Odesës në Ukrainë, vdiq të dielën gjatë kohës kur ishte i angazhuar në një mision vullnetar në rajonin verior Sumy, që kufizohet me Rusinë, thanë zyrtarët e operës.

Më shumë se tri vjet që nga fillimi i luftës kundër Ukrainës, forcat ruse iu afruan qytetit Sumy javën e kaluar, duke e vënë në rrezik kryeqytetin rajonal përmes një avancimi të dyfishtë me luftime të ashpra në vijën e frontit si dhe me sulme të pamëshirshme me raketa e dronë, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.

“E tërë bota e njohu zërin e Vladislav Vikentiiovych-it, por zemra e tij i përkiste Ukrainës. As në kohërat më të errëta, ai nuk qëndroi anash – ai ndihmoi, bëri punë vullnetare, përkrahu” – thuhet në një deklaratë të operës të dielën.

Continue Reading

Lajmet

Gërvalla: Bllokada e Kuvendit e pakuptimtë, opozita të marrë përgjegjësi

Published

on

By

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Donika Gërvalla, ka reaguar pas dështimit të radhës për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, duke e cilësuar situatën si përsëritje të një bllokade të pakuptimtë.

Gjatë deklaratës së saj, Gërvalla u bëri thirrje partive opozitare që të heqin dorë nga ajo që e quajti “strategji destruktive” dhe të marrin pjesë në procesin e votimit.

“Ishit dëshmitarë të një përsëritjeje të pakuptimtë të një bllokade, e cila tashmë e ka humbur kuptimin e vet. Bllokada do të thotë mosvotim dhe pamundëson konstituimin e Kuvendit”, tha Gërvalla.

Ajo theksoi se Kuvendi duhet të konstituohet për të përmbushur pritjet e qytetarëve dhe për të garantuar funksionimin demokratik të institucioneve.

“Ne kemi nevojë për unitet për shtet, jo për pushtet. Ky unitet shprehet përmes funksionimit të Kuvendit, jo përmes bllokadës”, përfundoi ajo.

Continue Reading

Lajmet

Haxhiu: Konstituimi i Kuvendit nuk është vetëm përgjegjësi e Vetëvendosjes

Published

on

By

Kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas dështimit të seancës konstituive të mbajtur më 29 qershor. Ajo tha se përgjegjësia për konstituimin e Kuvendit i takon të gjithë spektrit politik dhe jo vetëm VV-së.

“Ka pasur gjashtë përpjekje për votim të hapur, por asnjë nuk ka rezultuar me sukses. Nuk i përket vetëm VV-së të kontribuojë në këtë proces. Ne kemi marrë përsipër të japim kontributin tonë, por nuk është përgjegjësi vetëm e jona”, u shpreh Haxhiu.

Ajo theksoi se Vetëvendosje, si subjekti i parë në zgjedhje, gëzon të drejtën kushtetuese për të propozuar kryeparlamentarin dhe se kjo e drejtë nuk mund të vihet në pikëpyetje.

“Të drejtën për të propozuar e ka VV-ja. Askush nuk mund të ndërhyjë në këtë të drejtë, pasi është e garantuar me Kushtetutë dhe nuk varet nga preferencat individuale”, tha Haxhiu.

Continue Reading

Lajmet

Mustafa: Përsëritja e zgjedhjeve, gjëja e fundit që i duhet Kosovës

Published

on

By

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Besian Mustafa, ka paralajmëruar se vazhdimi i bllokadës institucionale mund të rezultojë me zgjedhje të parakohshme. Ai tha se situata aktuale nuk i shërben vendit dhe theksoi nevojën për një zgjidhje politike gjithëpërfshirëse.

“Bllokada 48-orëshe do ta çojë vendin në zgjedhje të parakohshme të reja”, deklaroi Mustafa, pas dështimit të 29-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Sipas tij, përsëritja e zgjedhjeve nuk është në interes të Kosovës. “Përsëritja e zgjedhjeve është gjëja e fundit që i duhet Kosovës”, shtoi ai.

Continue Reading

Të kërkuara