Real Madridi ka triumfuar në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve me rezultat bindës 5-0 në transfertë kundër skuadrës Kairat Almaty. Ndeshja nisi me dominim të plotë të “Los Blancos”, të cilët e zhbllokuan rezultatin në minutën e 25-të me golin e Kylian Mbappé.
Francezi vazhdoi të ishte protagonist edhe në pjesën e dytë, duke shënuar golin e dytë në minutën e 52-të pas një aksioni të bukur të nisur nga Courtois.
Në minutën e 74-të, ai kompletoi dopietën personale, kësaj here me asistim nga Arda Güler, duke e çuar rezultatin në 3-0.
Në minutën e 83-të, Eduardo Camavinga u regjistrua në listën e realizatorëve pas një kombinimi me Rodrygon, ndërsa goli i pestë dhe i fundit erdhi në kohën shtesë (90’+3), kur Brahim Díaz përfitoi nga pasimi i Garcia-s dhe vulosi fitoren madhështore të madrilenëve.
Me këtë rezultat, Real Madridi jo vetëm që mori tre pikë të rëndësishme, duke arritur në gjashtë sosh pas dy ndeshjeve, por gjithashtu dërgoi një mesazh të qartë për rivalët se mbetet ndër favoritët kryesorë për trofeun e këtij edicioni të Ligës së Kampionëve.
Fitore të rëndësishme regjistroi edhe skuadra e Berat Gjimshitit, Atalanta, e cila triumfoi kundër Club Brugge me rezultat 2 me 1.
Liga e Kombeve (UEFA Nations League) nisi në shtator 2018. “Nations League” është organizuar nga UEFA dhe aty marrin pjesë kombëtaret e Europës — secila skuadër e vendeve që janë anëtare të UEFA-s./S.K/KP/