Lajmet

​ShSKUK furnizohet me Remdesivir, nga sot pacientët s’kanë nevojë ta blejnë këtë ilaç

Publikuar

Ministria e Shëndetësisë ka furnizuar sot Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës me ilaçin Remdesivir, i cili përdoret për trajtimin e pacientëve të sëmurë nga koronavirusi.

Kjo është hera e parë që ShSKUK furnizohet me Remdesivir që nga fillimi i pandemisë COVID-19, në Kosovë.

Nga sot pacientët nuk do të kenë nevojë të blejnë më këtë ilaç. Ministria e Shëndetësisë ka liferuar 7 mijë e 920 njësi Remdesivir që do të shpërndahen nga sot në të gjitha spitalet e përgjithshme dhe në klinikat e QKUK-së. 

Lajmet

Ende s’ka padi për Banjskën, flasin nga Kryeprokuroria

Publikuar

nga

Kanë kaluar më shumë se tetë muaj nga sulmi terrorist në Banjska të Zveçanit, ku humbi jetën rreshteri i Policisë së Kosovës Afrim Bunjaku.

Zyrtarisht ende nuk ka padi të ngritur nga Prokuroria e Kosovës për grupin terrorist serb me në krye Milan Radoiçiq, i vënë në kërkim nga Interpoli, por që vazhdon të qëndrojë i lirë në Serbi.

Drejtues të institucioneve të shtetit dhe analistë kanë kritikuar Prokurorinë e Shtetit për mos ngritjen e padisë.

Kryeministri Albin Kurti në një konferencë për media në dhjetor 2023 së bashku me ministrin e Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla, ka kritikuar Prokurorinë duke thënë se përkundër fakteve të siguruara nga institucionet e sigurisë, Prokuroria nuk ngriti asnjë aktakuzë për sulmin në Banjska.

Ka pasur numër faktesh, dëshmi të mjaftueshme për të ngritur aktakuza, ky ishte vit i sulmeve kriminale, ka shpërputhje midis informacionit, fakteve dhe aktakuzave në anën tjetër. Ky hendek nuk mund të mbushet nga Qeveria, i takon Prokurorisë, unë jam për të ndihmuar, dhe ata për të punuar”, kishte thënë Kurti.

Ndërkohë, ushtruesi i detyrës së kryeprokurorit të Shtetit Besim Kelmendi, mos ngritjen e asnjë aktakuze për rastin Banjska e ka arsyetuar me faktin e afatit ligjor për ngritjen e aktakuzave, i cili është dy vjet me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër.

Afati ligjor për ngritjen e aktakuzave janë dy vjet me mundësi vazhdimi në rastet e ndërlikuara edhe për një vit, por kjo kërkohet nga gjykata”, ka thënë Kelmendi.

Më 24 shtator 2023 në Banjskë, një grup terrorist nga Serbia në krye me Milan Radoiçiq sulmoi Policinë e Kosovës, duke vrarë rreshterin Afrim Bunjaku. Policia e Kosovës iu kundërpërgjigj këtij sulmi duke i vrarë tre pjesëtarë të grupit terrorist. Radoiçiq iku në Serbi dhe pranoi se kishte qëndruar prapa këtij sulmi.

Parlamenti Evropian (PE) më 19 tetor 2023 ka dënuar ashpër sulmin ndaj policisë në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator, duke e quajtur sulm terrorist dhe ka kërkuar përgjegjësi nga Serbia. /UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Bota

Zgjedhjet Evropiane: Votuesit në të gjithë BE-në zgjedhin parlamentin e ri

Publikuar

nga

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen tha se kryeministrja italiane e ekstremit të djathtë, Georgia Meloni, partia e së cilës (Fratelli d’Italia, FdI) një parti politike nacional-konservatore dhe populiste e krahut të djathtë në Itali, mund të jetë gati për të qënë një partnere potenciale koalicioni pasi të përfundojnë zgjedhjet katërditore në 27 vendet e BE-së të dielën, sipas AP.

Gjatë një debati zgjedhor, Von der Leyen deklaroi se Meloni i plotësonte të gjitha kushtet e nevojshme, e fundit prej të cilave ishte “pro ligjit të së drejtës”.

Çështja e përkohshme nëse duhet të zgjerohet besimi bazë te partitë ekstremiste dhe populiste është në mendjen e shumë njerëzve, pasi BE-ja duket e gatshme të anojë djathtas ndryshe nga ajo që ka bërë gjatë historisë së saj, e cila e ka bërthamën në humbjen e Gjermanisë naziste dhe Italisë fashiste në Luftën e Dytë Botërore.

Që nga zgjedhjet e fundit evropiane pesë vjet më parë, partitë populiste, të djathta ekstreme dhe ekstremiste tashmë po udhëheqin tre qeveri, janë pjesë e koalicioneve qeverisëse në disa të tjera dhe po marrin mbështetje në sondazhe në të gjithë bllokun si kurrë më parë, shkruan Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Si rezultat, i gjithë harku politik i bllokut gjigant ka të ngjarë të lëkundet drejt së djathtës pas zgjedhjeve, treguan sondazhet.

“Do të ketë një zhvendosje në të djathtë”, tha Maria Demertzis nga instituti i pavarur i mendimit “Bruegel” me qendër në Bruksel.

Pas zgjedhjeve të fundit në Indi, pothuajse 400 milionë votues do të zgjedhin 720 anëtarë të Parlamentit Evropian nga përtej rrethit Arktik deri në skajet e Afrikës dhe Azisë, duke ndikuar në politikat globale të klimës dhe mbrojtjen, si dhe çështjet e migracionit dhe marrëdhëniet gjeopolitike me Kinën dhe SHBA-në./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Lajmet

​AKI zbuloi spiunët e BIA-s serbe në Ferizaj

Publikuar

nga

Dy persona me inicialet B.B dhe M.Q janë arrestuar sot në Ferizaj nën dyshimin se kanë bashkëpunuar me Agjencinë e Inteligjencës së Serbisë (BIA).

Arrestimi i tyre është bërë i mundur pas zbulimit nga Agjencia Kosovare e Inteligjencës.

Policia ka vazhduar me bastisjen e pronave të dy të dyshuarve, të cilët dyshohet se për shumë vite kanë bashkëpunuar me strukturat e inteligjencës serbe.

Njëri prej të arrestuarve ka qenë zyrtar doganor gjatë viteve 90-99, derisa pasluftës ka vazhduar të ushtrojë funksionin e doganierit gjatë periudhës së administrimit të UNMIK-ut në Kosovë. /UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Heqja e masave, kërkesë e Komisionit për Punë të Jashtme për ambasadorin gjerman

Publikuar

nga

Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë ka kërkuar nga ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde, largimin e masave të vendosura nga Bashkimi Evropian.

Kjo kërkesë ka ardhur pasi të mërkurën ky komision ka zhvilluar takim me ambasadorin gjerman.

Kryetarja e Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni, tha se Bashkimi Evropian duhet t’i largojë masat, sidomos pas zbatimit në plotni të marrëveshjes së Bratislavës.

“Ky takim sot ka ardh si nismë e disa takime tjera e që ne si komision do të kemi pikërisht  me ambasadorë të shteteve të QUINT-it, që janë në Kosovë për të bashkuar për tërheqjen e këtyre masave të cilat mendojmë që i janë vendosur padrejtësisht Kosovës edhe sot po vazhdon të mbahen nën masa, në veçanti pas zbatimit në plotni të marrëveshjes së Bratislavës që ka qenë si kriteri fundit që është dashur ta plotësoj Kosova në mënyrë që të tërhiqen masat ndaj Kosovës”, u shpreh Kryeziu-Hyseni.

“E dimë që kur i janë vendosur masat para një viti nuk ka pasur nevojë të mirret me votë të gjitha shtetet anëtarë të BE-së që tani kur po flasim për heqjen e tyre kemi shtete të cila  janë për heqje të plotë të menjëhershme kemi shtete të cilat thonë që këto masa duhet të hiqen  në mënyrë graduale  sigurisht ka edhe shtete   Të cilat  nuk pranojnë qe të hiqen fare prandaj, po besoj që është e padrejtë edhe fakti që një vendim i tillë para një viti nuk ka pasur të votohet fare. Tani kur po kërkojmë që këto masa të hiqen, na thuhet që pa nevojë të ketë votë të plotë të anëtarëve të BE-së për të marrë një vendim të tillë na po presim”, u shpreh tutje Kryeziu-Hyseni.

E ambasadori gjerman në Kosovë, Jörn Rohde, tha se Gjermania vazhdon të jetë partnerë i ngushtë me Kosovën.

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara