Lajmet

​Shqipëria merr presidencën e KS të Kombeve të Bashkuara, Osmani uron Begajn dhe Ramën

Osmani ka thënë se është e rëndësishme që Kosova dhe Shqipëria të vazhdojnë të qëndrojnë të bashkuara.

Published

on

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj, kryeministrin Edi Rama dhe Misionin e Përhershëm të Republikës së Shqipërisë në Kombet e Bashkuara, pasi Shqipëria mori Presidencën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Osmani ka shkruar në X, se në këtë kohë vendimtare për paqen dhe sigurinë, është e rëndësishme që Kosova dhe Shqipëria të vazhdojnë të qëndrojnë të bashkuara në promovimin e vlerave tona të përbashkëta demokratike globalisht.

Bota

“Google” i paguan 326 milionë euro Italisë për të zgjidhur çështjen e taksave të papaguara

Published

on

Gjiganti amerikan i internetit “Google” i ka paguar Italisë 326 milionë euro, tha sot zyra e prokurorit publik në Milano, për të zgjidhur mosmarrëveshjen tatimore që ka vazhduar prej disa vitesh.

Kompania konfirmoi zgjidhjen e mosmarrëveshjes jashtë procesit gjyqësor, duke deklaruar se “Google” dhe autoriteti financiar italian kishin arritur një pakt dhe kishin caktuar një kontroll tatimor për periudhën midis 2015 dhe 2019 pa procedura ligjore. Në të njëjtën kohë, prokurori Marcello Viola njoftoi synimin e tij për të kërkuar mbylljen e çështjes ndaj filialit irlandez “Google Ireland Limited”, e cila kishte të bënte me evazionin fiskal.

Mosmarrëveshja përfshinte pretendimet se kompania amerikane ishte përpjekur të anashkalonte pagesat e taksave në Itali nëpërmjet Irlandës./UBTNews/

Continue Reading

Bota

Franca: Evropa nuk duhet të varet më nga SHBA për sigurinë e saj

Published

on

Franca ka bërë një apel të fortë për një ndryshim në politikat e sigurisë të Evropës, duke theksuar se kontinenti nuk duhet të mbetet i varur nga SHBA për mbrojtjen e tij. Sophie Primas, zëdhënëse e qeverisë franceze, theksoi se, megjithëse SHBA janë aleatët e Evropës, kontinenti duhet të marrë përgjegjësinë për sigurinë e tij. Ajo paralajmëroi se siguria e Evropës është e rrezikuar nëse vazhdohet të mbështetet te fuqitë e tjera.

Primas nënvizoi nevojën e një paqeje të qëndrueshme në Ukrainë, duke theksuar se pa angazhimin e Evropës dhe Ukrainës në bisedime, nuk mund të arrihet një marrëveshje e qëndrueshme. Ky qëndrim ka ardhur pas tensioneve të fundit në marrëdhëniet SHBA-Evropë, për shkak të diskutimeve të drejtpërdrejta të Presidentit të SHBA, Donald Trump, me Vladimir Putin, pa përfshirjen e Evropës.

Në Konferencën e Sigurisë së Mynihut, u konfirmua se evropianët nuk do të ftoheshin në bisedimet SHBA-Rusi për paqen në Ukrainë, ndërsa Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së sugjeroi që vendet evropiane të ofronin trupa paqeruajtëse, jashtë kuadrit të NATO-s.

Ky zhvillim pasoi një takim të liderëve evropianë në Paris, ku u diskutuan marrëdhëniet transatlantike dhe siguria e Evropës./UBTNews/

Continue Reading

Lajmet

Apeli vërteton dënimin me burgim të përjetshëm ndaj Krivaqës

Published

on

By

Gjykata e Apelit e Kosovës ka vërtetuar dënimin me burgim të përjetshëm ndaj Dardan Krivaqës, i cili është shpallur fajtor për vrasjen e Marigona Osmanit.

Në njoftimin e Apelit u tha se përveç vërtetimit të dënimit të Krivaqës, që u gjet fajtor për veprën “vrasje e rëndë”, është vërtetuar edhe dënimi me 15 vjet burgim ndaj Arbër Sejdiut, i dënuar për veprën “ndihmë në kryerje të vrasjes së rëndë”.

Marigona Osmani ka qenë 18-vjeçare kur është vrarë, më 22 gusht të vitit 2021, në banesën e Krivaqës në qytetin e Ferizajt.

Krivaqa dhe Sejdiu fillimisht ishin dënuar për vrasjen e Osmanit në gusht të vitit 2023. Por, Apeli, pasi kishte pranuar disa ankesa të mbrojtjes, e kishte kthyer rastin në rigjykim.

Më 26 shtator 2024, shkalla e parë e gjyqësorit shqiptoi dënimet ndaj dy të akuzuarve. Për këtë aktgjykim në Apel kishin dërguar ankesa Prokuroria Themelore e Ferizajt, përfaqësuesit e të dëmtuarve dhe mbrojtësve të akuzuarve, por Apeli tha më 19 shkurt 2025 se ato ishin të pabaza.

Apeli tha se nuk gjeti shkelje të dispozitave të procedurës penale, në mënyrë që të anulohet aktgjykimi. Po ashtu, në njoftim u tha se janë analizuar të gjitha provat e përdorura në gjykim dhe Apeli i ka vlerësuar si “të drejta, objektive dhe të ligjshme”.

Sa i përket pretendimeve ankimore lidhur me vërtetimin e gabuar dhe jo të plotë të gjendjes faktike, kolegji gjykues konstaton se gjykata e shkallës së parë e ka vërtetuar në mënyrë të drejtë dhe të plotë gjendjen faktike, për shkak se me provat e administruara gjatë shqyrtimit gjyqësor është vërtetuar se të akuzuarit D.K. dhe A.S., kanë kryer veprat penale të lartcekura, për të cilat janë shpallur fajtorë”, u tha në njoftimin e Gjykatës së Apelit.

Po ashtu, Apeli tha se nuk ka gjetur shkelje të ligjit sa i përket lartësisë së dënimit të shqiptuar nga Gjykata Themelore e Ferizajt.

Çfarë u tha në aktakuzën kundër Krivaqës dhe Sejdiut?

Sipas aktakuzës, Krivaqa, më 21 gusht 2021, rreth orës 10:14, në banesën e tij, pa pëlqimin e tani të ndjerës Marigona Osmani, e ka detyruar atë të kryente marrëdhënie seksuale dhe e kishte abuzuar e maltretuar në forma të ndryshme.

Sipas aktakuzës, një ditë më pas, më 22 gusht 2021, Krivaqa dhe Sejdiu e kanë vrarë të ndjerën në përpjekje për të fshehur veprën penale të dhunimit.

Krivaqa e Sejdiu, e kanë dërguar trupin e pajetë të viktimës në spitalin e qytetit, dhe më pas janë larguar në drejtim të panjohur.

Ata po ashtu ishin akuzuar për kryerjen e veprës së dhunimit, por u shpallën të pafajshëm për shkak të mungesës së provave.

Sipas të dhënave, që nga viti 2010 e deri më tani, në Kosovë janë vrarë afër 60 gra. Në të shumtën e rasteve, dorasit kanë qenë bashkëshortët.

Sipas organizatave që merren me të drejtat e grave, mesazhe “trimëruese” dorasëve është duke u dërguar sistemi i drejtësisë në Kosovë me, siç thuhet, “dënimet e lehta”./REL/

Continue Reading

Lajmet

Abdixhiku takohet me Ambasadorin e Francës, diskutuan për numërimin dhe certifikimin e rezultateve të KQZ-së

Published

on

By

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka pritur sot në takim Ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guerot, ku ka diskutuar për çështje e numërimit dhe certifikimin e rezultateve nga Komisioni Qendror Zgjedhor.

Sipas njoftimit, Abdixhiku ka theksuar rëndësinë e përfundimit dhe certifikimit sa më shpejtë të rezultateve.

“Po ashtu kryetari Abdixhiku shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme që Franca i ka dhënë dhe vazhdon t’i jap Kosovës në përpjekjet tona drejt proceseve integruese. Gjatë takimit u diskutua edhe për thellimin e bashkëpunimit midis Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe miqve ndërkombëtarë, të cilët kanë një rol të rëndësishëm në mbështetje të zhvillimit dhe forcimit të institucioneve demokratike të Kosovës”, thuhet në njoftim.

Continue Reading

Të kërkuara