Lajmet

​Shqipëri-Kosovë, hyn në fuqi marrëveshja për njohjen e sigurimeve shoqërore

Astrit Hado tha sot në një postim në rrjetet sociale se përmes kësaj pakete mbrohen të drejtat shoqërore.

Published

on

Nga sot hyn në fuqi marrëveshja në fushën e sigurimeve shoqërore mes Shqipërisë dhe Kosovës.

Drejtori i përgjithshëm i Institutit të Sigurimeve Shoqërore, Astrit Hado tha sot në një postim në rrjetet sociale se përmes kësaj pakete mbrohen të drejtat shoqërore, gjë e cila do të shërbejë, jo vetëm për të tashmen, por edhe për brezat e ardhshëm në të dy vendet.

Negociatat mes Shqipërisë dhe Kosovës nisën në vitin 2020 dhe kaluan me sukses të gjitha proceset e nevojshme. Instituti i Sigurimeve Shoqërore mbetet i angazhuar për të çuar përpara këto marrëveshje që garantojnë trajtim të barabartë për qytetarët dhe sigurojnë njohjen e viteve të punës”, tha Hado.

Kjo marrëveshje është shumë e rëndësishme për të siguruar një trajtim të barabartë të të gjithë të punësuarve, punëmarrësve dhe të vetëpunësuarve, të cilëve konkretisht do t’i njihen periudhat e sigurimit dhe të kontributeve në të dyja vendet.

Continue Reading

Lajmet

​Nga 1 marsi patentë-shoferët e Kosovës do të jenë të barabartë me ata austriakë

Published

on

By

Ambasada Austriake në Prishtinë ka njoftuar se që nga 1 marsi 2025, patentë-shoferët e Kosovës të të gjitha kategorive do të jenë të barabartë me patentë-shoferët austriakë.

Kështu bëhet e ditur në njoftimin e ambasadës austriake në Kosovë.

Patentë-shoferët kosovarë u njohën në Austri më 1 shtator 2023, me miratimin e marrëveshjes për krijimin e Bashkësisë së Transportit në nenin 23 të Ligjit për Patentë Shoferët (FSG). Bazuar në këtë, mbajtësit e patentë-shoferëve kosovarë kanë të drejtën të drejtojnë automjetet përkohësisht në Austri. Nëse qëndrojnë mbi 6 muaj në Austri ose vendosin vendbanimin në Austri, duhet të konvertojnë patentë-shoferin kosovar. Megjithatë, patentë-shoferët kosovarë nuk ishin të barabartë me ata austriakë, ndaj konvertimi kërkonte një provim praktik të vozitjes”, thuhet në njoftim.

Me ndryshimin e rregullores përkatëse, ambasada njofton se që nga 1 marsi 2025, patentë-shoferët e Kosovës të të gjitha kategorive do të jenë të barabartë me patentë-shoferët austriakë.

Kjo do të thotë se patentë-shoferët kosovarë, që nga ky moment, mund të konvertohen në Austri pa pasur nevojë për një provim praktik të vozitjes, nëse qëndrohet mbi 6 muaj në Austri ose vendoset qëndrimi i përhershëm në Austri. Me këtë ndryshim të rregullores, Austria plotëson një kërkesë të rëndësishme dhe konkrete të ekonomisë dhe të gjithë atyre që posedojnë një patentë-shofer kosovar”, thuhet në njoftim.

Continue Reading

Lajmet

Maqedonci kujton kontributin e Kosovës për ukrainasit

Published

on

By

Në trevjetorin e agresionit rus në Ukrainë, ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka kujtuar kontributin që Kosova ka dhënë dhe po jep për të mbështetur luftën e popullit ukrainas përballë ushtrisë ruse.

Sot 3 vite më parë, Rusia nisi agresionin e saj me qëllim të pushtimit të Ukrainës, duke risjellur luftën e këtyre përmasave në kontinent e ndryshuar pozicionet e shteteve mbi paqen dhe nevojën për rritje kapacitetesh ushtarake. Në këto tri vite, populli trim ukrainas ka luftuar kundër një agresori të pabarabartë por me motiv dhe atdhe dashuri ia ka arritur të thyej parashikimet e agresorëve për këtë invazion”, ka shkruar Maqedonci.

Në këto tri vite, Maqedonci tha se ata janë mbështetur nga bota perëndimore me ndihma dhe armatim.

Në kapacitetet tona, Kosova ka ndërmarr gjithçka për të mbështetur këtë luftë të drejtë të popullit ukrainas. Mes tjerash, në aspektin ushtarak, ne kemi trajnuar për EOD 5 grupe në Kosovë, që nga viti 2023 jemi pjesë e operacionit Interflex ku jemi duke trajnuar në Mbretërinë e Bashkuar rekrutët ukrainas ndërsa vitin e kaluar kemi dërguar dy pako mbështetëse ushtarake”, ka shkruar tutje ai.

Maqedonci shtoi se Kosova është ndër vendet e para që ka strehuar disa gazetar ukrainas të cilët vazhdojnë të ushtrojnë profesionin nga këtu.

Populli Ukrainas na ka rikonfirmuar edhe njëherë që atdhe dashuria dhe sakrifica janë elemente më të rëndësishme sesa fuqia ushtarake e armikut përballë”, shtoi Maqedonci.

Ukraina është në luftë prej 24 shkurtit të vitit 2022 – kur Rusia filloi agresionin.

Gjatë kësaj periudhe janë shkatërruar shumë zona të Ukrainës si dhe kanë vdekur dhjetëra mijëra ushtarë dhe civilë.

Continue Reading

Bota

Zgjedhjet e ndajnë Gjermaninë përgjatë kufijve të Luftës së Ftohtë

Published

on

Në zgjedhjet parlamentare të 23 shkurtit 2025, Alternativa për Gjermaninë (AfD), partia e ekstremit të djathtë, arriti një fitore të madhe, duke u renditur e dyta pas bllokut konservator me 20.8% të votave. Ky është rezultati më i mirë për një parti të ekstremit të djathtë në historinë post-naziste të Gjermanisë. AfD fitoi veçanërisht në ish-Gjermaninë Lindore komuniste, duke theksuar një ndarje të thellë përgjatë linjave të Luftës së Ftohtë.

Tino Chrupalla, nënkryetar i AfD-së, e cilësoi këtë fitore si “sensacionale”, duke theksuar se qytetarët e Gjermanisë Lindore e kanë shprehur qartë dëshirën për një ndryshim. Ai i referohet kësaj fitorje si një kundërshtim ndaj asaj që ai e quan “firewall”, një marrëveshje mes partive kryesore politike të Gjermanisë që ndalon bashkëpunimin me ekstremin e djathtë. AfD tani pritet të bëhet partia më e madhe opozitare në parlament, pasi konservatorët kanë premtuar të mos krijojnë një koalicion me ta.

Në zgjedhje, blloku konservator fitoi 28.5% të votave, ndërsa AfD tregoi forcën e saj të rritur. Chrupalla njoftoi se AfD do të vazhdojë të zhvillojë dhe përmirësojë programin e saj për të arritur më shumë vota në zgjedhjet e ardhshme./UBTNews/

Continue Reading

Lajmet

“Të mos bëjmë sikur s’ka ndodhur asgjë”/ Rama deklaratë të fortë në Samitin e Kievit

Published

on

By

Kryeministri Edi Rama iu drejtua me një fjalë përmes lidhjes video Samitit në Kiev, ku liderët e BE u mblodhën për të përkujtuar 3-vjetorin e nisjes së agresionit rus ndaj Ukrainës.

Në fjalën e tij, Rama solli në vëmendjes kthesën në qasjen e SHBA ndaj Ukrainës me ardhjen e Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë.

Kjo kthesë, tha kreu i qeverisë shqiptare, nuk duhet anashkaluar në fjalimet e liderëve të BE pasi tregojnë një realitet të ri për Ukrainën.

Continue Reading

Të kërkuara