Lajmet

​Shoqëria civile kërkon konsensus politik për vettingun: I pjesshëm, por të fillojë

Shoqëria civile thotë se është më mirë të fillohet me këtë proces në këtë formë sesa të mos ketë fare.

Published

on

Komisioni i Venecias ka rekomanduar vetting të pjesshëm për sistemin e drejtësisë, duke mos mbështetur vettingun e tërësishëm, ashtu siç kishte premtuar Qeveria e Kosovës. Shoqëria civile thotë se është më mirë të fillohet me këtë proces në këtë formë sesa të mos ketë fare. Gjithsesi prapë kërkohen ndryshimet kushtetuese për çka njohësit kërkojnë konsensus politik.

Jeton Hasani nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, thotë se “Venecia” ka përkrahur një vetting të pjesshëm dhe jo të përgjithshëm në sistem të drejtësisë pasi kanë vlerësuar se niveli i korrupsionit në këtë sektor nuk është i madh. Ai thotë se sipas Komisionit të Venecias, para se të mund të ndodhë vetingu në shkallë të gjerë, nevojitet që të eksplorohen masa të tjera më të buta të reformimit të sistemit të drejtësisë.

“Pas opinionit të Komisionit të Venecias do të thotë ky opinion ka përkrahur në fakt që vettingu të ndodh vetëm pjesërisht ndaj akterëve të caktuar dhe jo ndaj të gjithë akterëve të sistemit të drejtësisë dhe në këtë ka arritur duke pas parasysh se sipas vlerësimit të Komisionit niveli i korrupsionit në sistemin e drejtësisë në Kosovës nuk është aq i madh sa të arsyetonte një vetting të tërësishëm që do të cilësohej si një masë e rëndë dhe jopropociaonale sipas Komisionit dhe në këtë kuptim, sipas Komisionit të Venecias, për të arritur tek rezultati i synuar, përkatësisht te vettingu i tërësishëm në sistem të drejtësisë, duhet paraprakisht që të jepet mundësia masave më të buta të reformimit të sistemit të drejtësisë, dhe po që se shihet se ato masa pastaj nuk do të jenë të mjaftueshme për të siguruar integritetin e sistemit të drejtësisë atëherë mund të vazhdohet me vettigun e plotë. Këto masa më të buta reformuese që duhet shikuar njëherë dhe testuar se a po arrijnë efektin e duhur kryesisht kanë të bëjnë me përforcimin e sistemit kontrollues të aseteve të deklaruara nga subjektet e sistemit të drejtësisë, më pas është çështja e përforcimit të njësive verifikuese brenda këshillave që ekzistojnë”, u shpreh hulumtuesi në IKD.

Sipas Hasanit, komentet e “Venecias” deri diku janë të arsyeshme dhe nuk janë larg synimeve fillestare që Qeveria e Kosovës ka pasur për procesin e vettingut. Ai beson që vettingu duhet të përkrahet nga të gjitha partitë politike në vend, pasi është proces të cilin e kanë proklamuar të gjithë.

“Deri diku janë komente të arsyeshme në kuptim dhe të logjikshme dhe argumentuese por që duhet thënë se këto rekomandime nuk janë edhe shumë larg synimeve fillestare të qeverisë duke pas parasysh se edhe në koncept dokumentin për zhvillimin e vettingut në Kosovë fillimisht parashihej që vettingu të zhvillohej ndaj Këshillave për të vazhduar tek gjyqtarët dhe prokurorët e rëndomtë. Në aspektin kohor do të ketë prolongime të caktuara, mirëpo në fund nëse zbatohen rekomandimet e dhëna në opinion të Komisionit i Venecias do të mund të zbatohej vetting i plotë ashtu siç ishte synuar… Çështja e vettingut është përmendur pothuajse nga të gjitha partitë politike dhe është shprehur përkrahja e këtij procesi dhe për aq sa qeveria do të zbatojë rekomandimet që jep në Komision të Venecias do të ishte problematike që pastaj të dilej kundër vettingut por është prapë se prapë është çështje politike”, theksoi Hasani.

Edhe Mexhide Demolli nga Lëvizja Fol thotë se rekomandimet e “Venecias” për procesin e vettingut mbështesin një vetting që prek vetëm kokat e Këshillit Gjyqësor të Kosovë, atij Prokurorial, kryetarët e gjykatave dhe kryeprokurorët.

Duke theksuar se kjo formë e vettingut nuk është ajo që e ka proklamuar partia në pushtet, Demolli thekson se më mirë është të fillohet në këtë formë sesa të mos ketë vetting fare.

“Nuk është një vetting që na është premtuar nga partia në pushtet, por të paktën është ta quaj një ‘gjysmë vetting’ sepse nuk do të përfshihet i gjithë sistemi gjyqësor si nga ana e gjykatave por edhe prokuroritë, por do të kemi vetëm kokat, kryetarët e gjykatave, kryeprokurorët, KPK dhe KGJK-në. E them më mirë pak se sa aspak mos të fillojë si proces. Vettingu ka qenë një prej premtimeve themelore ta quaj ashtu të partisë që tashmë udhëheqë me vendin. Ajo që mbetet të shihet, dhe për neve është një kërkesë e vazhdueshme, është që ky proces të ketë një konsensus me partitë opozitare dhe të mos jetë proces i vetëm një partie politike, tash topi është në anën e Lëvizjes Vetëvendosje nëse do të arrijë që t’i ftojë në takim kryetarët e partive opozitare dhe të arrijë një dakordim që ky proces të fillojë sa më parë… Më mirë të fillojmë me një pjesë se sa fare, nuk është versioni i premtuar nuk ka pikë diskutimi sepse qëkemi pas një vetting të përgjithshëm”, u shpreh ajo.

Por lidhur me këto komente të Komisionit të Venecias për procesin e vettingut në sistem të drejtësisë ende nuk kanë ndonjë koment të veçantë kryetari i Gjykatës Supreme, Enver Peci.

Sipas tij, çdo ligj qoftë i mirë apo i keq, si gjyqësor duhet ta respektojnë, por thekson se do ta analizojnë çdo rekomandim të dhënë nga “Venecia”.

“Ne zyrtarisht nuk kemi marrë ndonjë opinion, këto janë faktikisht ato çka ka ndal në kontekst të medieve, normal që ne si gjyqësor edhe ligjet e këqija dhe të mira duhet t’i zbatojme, por të shikojmë opinionin se çka ka kërkuar dhe si e ka paraparë këtë formë. Unë si kryetar i Gjykatës Supreme e kam thënë se Komisioni i Venecias e ka bërë vlerësimin por duhet në kuptimin e përgjithshëm të opinionit ta shikojmë, por jo me marr në kontekst në këtë pjesë… Në kuptimin e përgjithshëm ne kemi thënë se duhet të forcohen mekanizmat e brendshëm më tepër, por nëse Komisioni i Venecias ka parë shqetësimin në ndonjë pjesë ne normal që nuk jemi kundër një qëndrimi të përgjithshëm që është e nevojshme… Është një proces shumë i komplikuar edhe në proces të ndryshimeve kushtetuese pastaj edhe përpilimi i legjislacionit adekuat që merr kohë, mirëpo ne duhet të shikojmë mënyrën e detajuar në secilën pike”, theksoi Peci.

Më 17 qershor Komisioni i Venecias i ka votuar rekomandimet për projektligjin për procesin e vettingut por edhe atë për Byron Shtetërore, derisa publike janë bërë më 21 qershor. Kujtojmë që Bashkimi Evropian nuk e ka përkrahur procesin e vettingut, ata kanë kërkuar që të fuqizohen mekanizmat aktuale.

Vendi

Dyshohet për helmim nga ushqimi në Han të Elezit, rreth 65 persona kërkojnë trajtim mjekësor

Published

on

Rreth 65 persona dyshohet se janë helmuar nga ushqimi në Han të Elezit, pas konsumimit të ushqimeve në dy piceri të ndryshme.

Drejtoresha e Shëndetësisë në Komunën e Hanit të Elezit, Kimete Kuka, ka bërë të ditur se janë marrë mostra nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK), në bashkëpunim me Inspektoratin Shëndetësor, ndërsa rezultatet ende janë duke u pritur.

Sipas saj, rastet e para me simptoma të dyshuara të helmimit janë paraqitur të hënën rreth orës 16:00, ndërsa numri më i madh i pacientëve është regjistruar nga ora 23:00 deri në orët e hershme të mëngjesit të së martës.

“Trajtim aktualisht po marrin 65 persona. Dyshohet se 65 është numri i personave të dyshuar për helmim, pasi në total janë mbi 90 persona me simptoma të ngjashme, por një pjesë e tyre dyshohet se janë me virozë”, ka deklaruar Kuka.

Tre persona janë dërguar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Ndërkohë, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, ka bërë të ditur se nga data 13 deri më 15 korrik janë trajtuar rreth 80 persona me simptoma të diarresë dhe vjelljes në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Han të Elezit.

Institucionet përkatëse, përfshirë IKShPK-në, janë njoftuar dhe po merren me hetimin e rastit./A.K/

Continue Reading

Rajoni

Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Pëlleshajn për vrasjen e Martin Canit

Published

on

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Tiranës, duke dënuar me 16 vite burg Mario Pëlleshajn për vrasjen e të miturit Martin Cani.

Pëlleshaj është shpallur fajtor për veprën penale të “vrasjes në rrethana të tjera cilësuese” ndaj Martin Canit, si dhe për “vrasjen në rrethana të tjera cilësuese, mbetur në tentativë” ndaj Luis Meçes, i cili mbeti i plagosur.

Gjykata e Tiranës kishte caktuar fillimisht 12 vite burg për vrasjen e Martin Canit dhe 10 vite burg për tentativën e vrasjes së Luis Meçes. Pas bashkimit të dënimeve, masa përfundimtare ndaj Pëlleshajt ishte 16 vite heqje lirie, vendim që tashmë është konfirmuar edhe nga Apeli.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 18 nëntor 2024, pas një konflikti mes të miturve që kishte nisur në shkollën 9-vjeçare “Fan Noli” në Tiranë.

Përplasja përfundoi me vdekjen e Martin Canit dhe plagosjen e Luis Meçes./euronews.al//A.K/

Continue Reading

Vendi

UBT i pari me numrin më të madh të programeve të akredituara në sektorin privat

Published

on

Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) ka publikuar listën zyrtare të programeve të studimit të akredituara për vitin akademik 2026/2027, duke konfirmuar programet që kanë kaluar me sukses procesin e akreditimit institucional dhe programor sipas standardeve kombëtare dhe ndërkombëtare të sigurimit të cilësisë.

Sipas listës së publikuar nga AKA, UBT prin në sektorin privat me numrin më të madh të programeve të akredituara, duke dëshmuar edhe një herë përkushtimin e institucionit ndaj cilësisë akademike, zhvillimit të vazhdueshëm dhe ofrimit të programeve bashkëkohore që u përgjigjen kërkesave të tregut të punës.

Ky rezultat e forcon pozitën e UBT-së si institucioni privat lider i arsimit të lartë në Kosovë, me një gamë të gjerë programesh studimi në fusha të ndryshme, të cilat plotësojnë standardet e kërkuara të cilësisë dhe u ofrojnë studentëve mundësi për arsimim konkurrues dhe zhvillim profesional.

Publikimi i listës zyrtare nga AKA u shërben maturantëve, studentëve dhe publikut si referencë e besueshme për zgjedhjen e programeve të studimit të akredituara për vitin akademik 2026/2027.

Lista e plotë e programeve të akredituara për vitin akademik 2026/2027 mund të gjendet në këtë link: LINKU

Continue Reading

Lajmet

Zejnulla Gashi pranon detyrën e Kryeprokurorit të Shtetit, premton forcim të sundimit të ligjit

Published

on

Zejnulla Gashi ka pranuar zyrtarisht detyrën e Kryeprokurorit të Shtetit nga ushtruesi i detyrës, Agron Qalaj, duke u zotuar se do të punojë për forcimin e sundimit të ligjit.

Pas marrjes së detyrës, Gashi tha se do të jetë kryeprokuror i të gjithë qytetarëve dhe se puna do të fokusohet në bashkëpunim dhe profesionalizëm.

“Faleminderit kolegëve për besimin e dhënë. Unë do të jem kryeprokuror i të gjithëve dhe së bashku të gjithë do të punojmë në forcimin e sundimit të ligjit”, u shpreh Gashi.

Ai u dekretua një ditë më parë nga ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, pas propozimit të Këshillit Prokurorial të Kosovës.

Institucioni i Kryeprokurorit të Shtetit ka funksionuar me ushtrues detyre që nga viti 2023, pasi presidentja e atëhershme, Vjosa Osmani, nuk e kishte dekretuar Blerim Isufajn në këtë pozitë, duke përmendur shkelje të pretenduara në procesin e përzgjedhjes./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara