Lajmet

​Shkarkohet kryesuesi Fehmi Kupina, LDK dhe PDK rikthejnë sërish pushtetin në ndërmarrje

27 këshilltarë komunal me vota të fshehta votuan për shkarkimin e Kupinës nga pozita e kryesuesit.

Published

on

Me 27 vota për, një kundër dhe një abstenim, Kuvendi i Prishtinës ka shkarkuar kryesuesin e Kryeqytetit, Fehmi Kupinën.

Po ashtu partitë që udhëheqin me Prishtinën, LDK dhe PDK kanë rikthyer sërish pushtetin në ndërmarrjet publike në kryeqytet.

Në mbledhjen e sotme të Kuvendit Komunal të Prishtinës, me 27 vota për gjithashtu u anulua vendimi i datës 8 qershor për shkarkimin e aksionarëve të ndërmarrjeve publike në Prishtinë. Këto vendime në Prishtinë u morën pasi braktisën seancën kryesuesi dhe asamblistët e Vetëvendosjes.

Fillimisht asamblistët e Vetëvendosjes me zhurmë nuk e lejuan kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama të merr fjalën. Kryetari Rama duke kërkuar qetësinë e këshilltarëve të Vetëvendosjes, pati një kërkesë tallëse me ta.

“S’po doni me dëgjuar a? Mbani madje ndonjë ritëm më të mirë, qysh ja keni nisë ju me kërcye, luani Shotën e a naj sen tjetër a… Unë po vazhdoj po bërtas. Prej datës 1 unë si kryetar I kryeqytetit kam qenë këtu dhe do të jem për të mirën e kryeqytetit. Gëzim Sveçla ka ardhur dhe ka thënë se e kam e shumicën, dhe normalisht që i kam thënë atij e ke shumicën, bëje shumicën. Jemi në demokraci. Kush e ka shumicën sot këtu, po me vjen keq për anëtarë të tjerë të Vetëvendosjes që bien pre dhe fore të Gëzim Sveçlës”, theksoi Rama.

Megjithatë, para se të shkarkohej, kryesuesi Fehmi Kupina e shpalli të mbyllur seancën, duke thënë se nuk ka kushte për punë.

“Kryetar a ka mundësi ju lutemi, për arse se nuk ka kushte për këtë mbledhje. E shpalli të mbyllur këtë seancë”, theksoi Kupina.

Por, kryetari i Prishtinës, Rama dhe asamblistët e partisë së tij vazhduan punën duke theksuar se ka kushte për punë.

“Ka kushte për seancë, sepse ne jemi shumicë këtu”, ka thënë Rama.

Pasi braktisën seancën kryesuesi, Fehmi Kupina me asamblistët e Vetëvendosjes, seancën e udhëhoqi asamblisti më i vjetër, Ajet Brajshori, nga radhët e LDK-së.

Ndërkohë, u fut në rend dite propozimi Jeta Rafunës nga LDK-ja për shkarkimin e kryesuesit Fehmi Kupina.

27 këshilltarë komunal me vota të fshehta votuan për shkarkimin e Kupinës nga pozita e kryesuesit.

Asamblisti nga LDK-ja, Sami Salihu në emër të Komisionit për Mbarëvajtjen e procesit të votimit konstatoi shkarkimin e kryesuesit, Kupina.

“Në emër të Komisionit për Mbarëvajtjen e procesit të votimit për shkarkimin e kryesuesit të kryeqytetit, Fehmi Kupina, konstatojmë se në votim kanë marrë pjesë 28 këshilltarë komunal, prej tyre 27 janë për, 1 kundër dhe asnjë abstenim. Dhe me këtë konstatojmë se miratohet propozimi për shkarkimin e kryesuesit të kryeqytetit, Fehmi Kupina”, theksoi Salihu.

Pas këtij vendimi, në mbledhjen e Kuvendit të Kryeqytetit, me 27 vota për është miratuar propozim vendimi për anulimin e vendimit të datës 08.06.2023 për shkarkimin e anëtarëve në Komisionet e aksionarëve të ndërmarrjeve publike të Komunës së Prishtinës.

Këtë votim e konstatoi asamblisti më i vjetër, Ajet Brajshori, i cili e udhëhoqi seancën.

“Me 27 vota për është miratuar për anulimin e vendimit të datës 08.06.2023 për shkarkimin e anëtarëve në Komisionet e aksionarëve të ndërmarrjeve publike të Komunës së Prishtinës”, theksoi Brajshori.

Po ashtu me 27 vota për është marrë vendim për caktimin e anëtarëve të Komisionit të Aksionarëve të ndërmarrjeve publike të Prishtinës.

Ndryshe, në mbledhjen e Kuvendit të Kryeqytetit më 8 qershor, Fehmi Kupina kishte dhënë dorëheqje nga LDK-ja në Prishtinë. 

Lajmet

​Lëndohet ylli i Interit

Published

on

Futbollisti Henrikh Mkhitaryan është detyruar të lërë fushën në minutën e 32-të të ndeshjes kundër Napolit për shkak të një problemi fizik.

Sipas testeve mjekësore të kryera në Institutin “Humanitas” në Rozzano, mesfushori armen ka pësuar tendosje muskulore në muskulin semitendinosus të kofshës së majtë.

Interi njoftoi se gjendja e tij do të rivlerësohet javën e ardhshme, ndërsa koha e rikuperimit ende nuk është përcaktuar.

Skuadra e Cristian Chivu do të përballet të mërkurën (29 tetor) me Fiorentinën në “San Siro”, ndërsa më 2 nëntor udhëton në Verona për sfidën ndaj ekipit vendas./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​De Bruyne mbyll vitin 2025, dyshohet për një dëmtim të rëndë

Published

on

Kevin De Bruyne rrezikon ta mbyllë para kohe vitin 2025 pas lëndimit të pësuar në ndeshjen Napoli–Inter.

Mesfushori belg u detyrua të largohej nga fusha menjëherë pas shënimit të golit nga penalltia, pasi ndjeu dhimbje në kofshën e djathtë dhe më pas u pa me paterica në pankinë.

Sipas Gazzetta dello Sport, dyshohet për një këputje të rëndë në bicepsin femoris, e cila mund ta mbajë jashtë fushave për disa muaj. Napoli shpreson që dëmtimi të mos ketë prekur zonën ku lojtari u operua në vitin 2023 gjatë kohës së tij te Manchester City.

Nëse konfirmohet se bëhet fjalë për një dëmtim serioz, De Bruyne mund t’i nënshtrohet një operacioni, gjë që do ta detyronte të mungojë për pjesën e mbetur të sezonit. Edhe në rastin më të mirë, ai pritet të qëndrojë jashtë për dy ose tre muaj, duke i dhënë fund praktikisht vitit 2025.

Napoli ndërkohë mund të detyrohet të bëjë ndryshime në listën e Ligës së Kampionëve, me mundësi që në vend të belgut të përfshihet njëri mes Marianuccit apo Mazzocchit. Rezultatet e ekzaminimeve priten të përcaktojnë kohën e rikuperimit të mesfushorit./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​Juventusi shkarkon trajnerin Tudor

Published

on

Humbja ndaj Lazios i ka kushtuar trajnerit Igor Tudorit, ku klubi bardhezi ka vendosur ta shkarkojë trajnerin kroat pas një serie rezultatesh të dobëta në fillim të këtij sezoni.

Sipas La Gazetta dello Sport detyrën e përkohshme të trajnerit do ta marrë Massimo Brambilla, deri në emërimin e pasardhësit të ri.

Nën drejtimin e Tudorit, Juventusi ka zhvilluar tetë ndeshje në Serie A, ku ka grumbulluar vetëm 12 pikë dhe ndodhet aktualisht në vendin e tetë të renditjes.

Në fazën e grupeve të Champions League, bardhezinjtë kanë siguruar vetëm dy pikë në tre takime, çka ka thelluar krizën e skuadrës torineze./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Vihen nën mbrojtje Liqeni i Ujmanit dhe Mali Mokna

Published

on

Zëvendësministri në detyrë i Infrastrukturës Hysen Durmishi, ka njoftuar se kanë vënë nën mbrojtje Malin Mokna dhe Liqenin e Ujmanit. 

Ai ka thënë se javën e kaluar ka nënshkruar vendimin për mbrojtje paraprake të “Malit Mokna dhe Liqenit të Ujmanit”, i cili sipas tij është nga vendimet më të rëndësishme për mbrojtjen e natyrës në Kosovë.

“Me këtë vendim, Republika e Kosovës bëhet shteti me përqindjen më të lartë të territorit nën mbrojtje të natyrës në gjithë Ballkanin Perëndimor. Pas një studimi njëvjeçar në terren, është konstatuar se kjo zonë përbën pasuri të rrallë natyrore, me biodiversitet të pasur dhe peizazhe me rëndësi të veçantë ekologjike e shkencore”, ka shkruar Durmishi.

Ai ka shkruar se zona me sipërfaqe prej 192.19 km² tashmë vihet nën mbrojtje paraprake, siç ka thënë duke e ngritur në 12.4% përqindjen e territorit të Kosovës që mbrohet ligjërisht./S.K/EO/

Continue Reading

Të kërkuara