Sport

​Shitja e Chelseat, në garë futet edhe një blerës nga Arabia Saudite, Abramovich vendos dy kushte

Deri më tani, sipas mediave angleze janë paraqitur dhjetë oferta nga vende të ndryshme të botës.

Published

on

Një konsorcium i Arabisë Saudite thuhet se është futur në garën për të marrë pronësinë e Chelseat pasi klubi anglez është edhe zyrtarisht në shitje.

Deri më tani, sipas mediave angleze janë paraqitur dhjetë oferta nga vende të ndryshme të botës.

Sipas “Goal”, një konsorcium privat i Arabisë Saudite bëri të ditur gjatë fundjavës se ata ishin duke menduar dhe hartuar për ofertën e tyre.

Raporti pretendon se mediat saudite, drejtuesit e kompanisë në fjalë janë të përfshirë në financimin e mediave dhe markave sportive në shkallë globale.

Në atë që duket të jetë një operacion që duhet të mbyllet shpejtë për shkak të kërcënimit të vazhdueshëm të sanksioneve që mund të përfshijnë edhe Abramovichin, miliarderi rus thuhet se ka vendosur dy kushte që duhet të plotësohen në mënyrë që shitja të finalizohet.

Kushti i parë është që blerësi i ri të garantojë për investim të vazhdueshëm në përforcimin e skuadrës si dhe i dyti që ka të bëjë me ndërtimin dhe zhvillimin e më tutjeshëm të stadiumit “Stamford Bridge”.

Sipas informacioneve të deritanishme, Abramovich po kërkon rreth 3 miliarde euro për shitjen e Chelseat.

Vendi

Akil Gjakova mbyll garën pa medalje në Abu Dhabi

Published

on

By

Xhudisti kosovar Akil Gjakova e ka mbyllur pa medalje paraqitjen e tij në Grand Slam-in e Abu Dhabit, pasi u mposht në përballjen e drejtpërdrejtë për vendin e tretë.

Në kategorinë deri në 73 kilogramë, Gjakova u ndal në luftën për medaljen e bronztë nga xhudisti rus Karen Galstian. Pejani e nisi garën i lirë në xhiron e parë, ndërsa në të dytën mposhti me Ippon izraelitin Ohad Moritz. Suksesin më të madh e shënoi në raundin e tretë ku eliminoi nënkampionin e botës, Makhmadbek Makhmadbekov, po ashtu me Ippon në kohën shtesë.

Pasi u mposht në çerekfinale nga azerbajxhanasi Hidayat Heydarov, Gjakova kërkoi suksesin përmes repesazhit, por nuk arriti të ngjitej në podiumin e fituesve. /E.A/

Continue Reading

Vendi

Laura Fazliu fiton të bronztën në Grand Slam

Published

on

By

Laura Fazliu ka fituar medalje të bronztë në Grand Slamin e xhudos në Abu Dabi.

Në luftë për medalje të bronztë, Laura e mposhti bartësen e parë, kroaten Iva Oberan.

Lufta ishte e barabartë, ndërsa në kohën shtesë Laura realizoi hedhje të bukur për fitore me “Ippon”.

Laura fitoi 500 pikë në renditjen botërore. /E.A/

Continue Reading

Vendi

Laura Fazliu kalon në gjysmëfinale të Grand Slam-it në Abu Dhabi

Published

on

By

Xhudistja kosovare Laura Fazliu po vazhdon me sukses paraqitjen e saj në Grand Slam-in e xhudos që po heldet në Abu Dhabi, duke siguruar një vend në gjysmëfinale të këtij turneu me rëndësi.

Fazliu e nisi garën duke qenë e lirë në xhiron e parë. Në raundin e dytë, ajo mposhti me Waza-ari garuesen nga Portugalia, Joana Crisostomo. Forma e mirë e xhudistes kosovare u konfirmua edhe në çerekfinale, ku me Ippon mposhti me dominim përfaqësuesen vendase nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Tsendbazar Mashbat.

Në luftën për të siguruar finalen e madhe, Laura Fazliu do të përballet në gjysmëfinale me xhudisten nga Polonia, Angelika Szymanska. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Akil Gjakova mposht nënkampionin e botës

Published

on

By

Akil Gjakova ka shënuar fitore në Grand Slamin në Abu Dabi.

Ai në xhiron e tretë e mposhti bartësin e parë dhe nënkampionin në fuqi të botës, Makhmadbek Makhmadbekovin.

Ndaj tij dominoi prej fillimit, ndërsa fitoi me “Ippon” të bukur në kohën shtesë.

Është kjo fitorja më e madhe e Akilit në vitin e fundit. Ai po garon në kategorinë deri 73 kilogramë, dhe po duket në ditë të mirë. /D.L/

Continue Reading

Të kërkuara