Lifestyle

​Shenjat që tregojnë se parfumi juaj është kopje

Ekzistojnë disa shenja që të dalloni edhe falsifikimet më të mira.

Published

on

Shumica e konsumatorëve nuk janë të vetëdijshëm se falsifikimet e prodhuara mirë gjenden edhe në raftet e parfumerive të mëdha.

Pasi të keni blerë parfum fals, përveçse të ndiheni keq, ai mund të jetë edhe i dëmshëm për shëndetin tuaj.

Ekzistojnë disa shenja që të dalloni edhe falsifikimet më të mira.

Kontrolloni kapakun

Parfumet origjinale zakonisht kanë kapakun mjaft të trashë dhe të përkulur në mënyrë të përsosur, në mënyrë që të mund të ngjitet fort në kuti. Nëse kapaku nuk është vendosur mirë, është shenjë e një parfumi të falsifikuar.

Paketimi

Nëse paketimi i kutisë së parfumit është i mbyllur në një mënyrë jo tërheqëse (qepja është e pabarabartë ose ka ngjitës të tepërt), atëherë parfumi nuk është origjinal.

Kutia e vërtetë është prej kartoni me cilësi të lartë dhe është krijuar për të mbrojtur shishen nga dëmtimet. Kjo është arsyeja pse brenda kutisë ka një konstruksion të veçantë që mban shishen e parfumit në vend. Kartoni duhet të jetë i bardhë, jo gri.

Etiketat dhe mbishkrimet

Shikoni rrethin e artë. Shigjeta që tregon djathtas duhet të jetë gjithmonë më e errët se shigjeta që tregon majtas. Kur blini parfum, mos hezitoni të kontrolloni faqen e internetit të prodhuesit për të parë nëse informacioni i publikuar përputhet me atë në paketim. Edhe mospërputhja më e vogël është shenjë e falsifikimit.

Dizajni

Mos harroni të inspektoni me kujdes shishen e parfumit përpara se ta blini, sepse ka falsifikime që janë shumë të ngjashme në pamje dhe erë me disa parfume të stilistëve të lartë.

Ngjyra

Markat e njohura nuk përdorin shumë ngjyra në produktet e tyre, kjo është arsyeja pse ngjyra e një parfumi autentik është zakonisht e zbehtë. Ngjyra e habitshme “kimike” e lëngut është një shenjë e një parfumi fals.

Mbulesa

Mbulesa duhet të jetë krejtësisht simetrike, përveç nëse, sigurisht, është projektuar ndryshe në krijimin origjinal.

Numri serik

Numri serik duhet të shënohet në fund të shishes (jo i ngjitur) dhe numri në shishe duhet të përputhet me numrin në fund të kutisë.

Shishja

Parfumi origjinal do të ketë një shishe cilësore me një sipërfaqe të lëmuar. Shishja e parfumit të rremë është pak e ashpër dhe e parregullt, transmeton BrightSide.

Lifestyle

Si të pastroni mikrovalën nga yndyra në mënyrë natyrale?

Published

on

Yndyra në mikrovalë nuk është vetëm një problem estetik – ajo mund të mbajë aroma të pakëndshme dhe të pengojë ngrohjen e njëtrajtshme të ushqimit.

Fatmirësisht, ekziston një mënyrë e thjeshtë, e shpejtë dhe natyrale për ta pastruar, pa përdorur kimikate të ashpra.

Gjithçka që ju nevojitet është një limon dhe ujë. Mbushni një enë me ujë, shtoni lëngun dhe copat e limonit dhe vendoseni në mikrovalë.

Ndezni në fuqi të lartë për disa minuta, derisa uji të vlojë dhe të krijojë avull. Ky avull ndihmon në zbutjen e yndyrës në muret e mikrovalës, duke e bërë shumë më të lehtë pastrimin me një leckë mikrofibre ose sfungjer të butë.

Nëse ndonjë njollë është më e fortë, mund të përgatisni një pastë me sodë buke dhe ujë, ta aplikoni disa minuta dhe më pas ta fshini.

Për mirëmbajtje, rekomandohet që pas çdo ngrohjeje të ushqimit të fshihet pjesa e brendshme e mikrovalës dhe të përdoren kapakë ose enë të mbyllura për të parandaluar spërkatjet.

Pas pastrimit, lëreni derën hapur për disa minuta për të larguar aromat e pakëndshme. /A.Z/UBT News/

 

 

Continue Reading

Lifestyle

Si ta forconi vetë-disiplinën në vendin e punës?

Published

on

Vetë-disiplina është një nga aftësitë më të rëndësishme për sukses profesional.

Ajo nënkupton kontrollin e impulseve, përqendrimin e qëndrueshëm dhe përkushtimin ndaj qëllimeve, pavarësisht pengesave apo shpërqendrimeve.

Në punë, vetë-disiplina ndihmon të menaxhoni përgjegjësitë, bashkëpunimin me të tjerët dhe procesin e vendimmarrjes. Punonjësit e vetë-disiplinuar janë këmbëngulës, të qëndrueshëm dhe i përfundojnë detyrat me kujdes, duke ruajtur fokusin edhe kur përballen me sfida.

Për ta zhvilluar këtë aftësi, duhet të vlerësoni nivelin tuaj aktual të vetë-disiplinës, duke iu përgjigjur pyetjeve si:

Cilat janë qëllimet që i caktoj vetes çdo ditë?

A po shmang shpërqendrimet që më pengojnë në punë?

A po i përfundoj detyrat në kohë?

Cilat zakone të mira kam krijuar deri tani?

1. Kujtoni rregullat e motivimit

Motivimi është baza e çdo qëllimi. Vendosni objektiva të qarta, angazhohuni për t’i përmbushur. Çdo arritje, sado e vogël, forcon ndjenjën e suksesit e ju nxit të vazhdoni. Mos harroni të shpërbleni veten për përpjekjet dhe rezultatet, krijon cikël pozitiv vetë-motivimi përforcon dëshirën për të qenë më produktiv.

2. Shmangni shpërqendrimet

Vetë-disiplina kërkon praktikë të vazhdueshme. Një mënyrë efektive për ta forcuar është identifikimi dhe eliminimi i shpërqendrimeve që e dëmtojnë fokusin tuaj. Mbani shënim momentet kur shpërqendroheni gjatë punës, qoftë nga telefoni, mesazhet apo rrjetet sociale dhe mendoni mënyra konkrete për t’i kufizuar ato. Kujtoni se ndryshimi i zakoneve kërkon kohë; ndaj, durimi dhe qëndrueshmëria janë çelësi për sukses.

3. Reflektoni para vendimmarrjes

Vendimmarrja është pjesë e pandashme e çdo dite pune. Prandaj, merrni kohën e nevojshme për të analizuar situatat para se të veproni. Durimi e mendimi i qetë para vendimeve ndihmon në zhvillimin e vetë-disiplinës dhe në marrjen e vendimeve më të drejta. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Lifestyle

Trafiku i përditshëm, rreziku i fshehur për shëndetin

Published

on

Sipas një studimi të fundit, në momentin që ju jeni në makinë duke pritur në radhë jeni totalisht të ekspozuar ndaj shkarkimeve të naftës, gjë që dobëson të menduarit dhe memorien tuaj.

Tymi i motorëve ka sasi të larta të grimcave të blozës dhe përzierja përmban disa elementë kancerogjenë. Megjithëse efekti negativ konsiderohet afatshkurtër, nuk dihet ende nëse ekspozimi afatgjatë ndaj shkarkimit të naftës mund të çojë në dëme të përhershme në tru, siç është sëmundja e Alzheimerit.

Dr.Jodie Gawryluk, profesoreshë e asociuar e psikologjisë në Universitetin e Victoria në British Columbia të Kanadasë thotë se pas të dhënave që janë marrë rezulton se qëndrimi gjatë në makinë në trafik sjell efekte shumë negative në tru.

Ata zbuluan se shkarkimi i naftës redukton aftësinë njohëse, vendimmarrjen dhe shkakton depresion. Të njëjtin efekt dyshohet të ketë dhe ekspozimi ndaj emetimeve të gazit të benzinës apo tymi zjarreve.

Rreziku mendohet të jetë më i madh për njerëzit që jetojnë pranë autostradave dhe rrugëve të ngarkuara. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Lifestyle

Pse fëmijët janë përzgjedhës në ushqim dhe si mund t’i ndihmojnë prindërit?

Published

on

Një asistente e terapisë profesionale ka ndarë një këshillë të thjeshtë, por shumë të vlefshme për prindërit e fëmijëve që janë përzgjedhës në ushqim: mos hiqni dorë nga ofrimi i ushqimeve të reja, edhe nëse fëmija i refuzon fillimisht.

Ajo thekson se është krejtësisht normale që fëmijët të refuzojnë shije të reja, por prindërit duhet të jenë të durueshëm dhe të vazhdojnë t’ua ofrojnë ato pa presion.

Sipas saj, një fëmijë mund të ketë nevojë të ekspozohet ndaj një ushqimi deri në 20 herë përpara se ta pranojë.

“Qëllimi nuk është që fëmija ta pëlqejë menjëherë, por të ndihet i sigurt pranë ushqimit të ri,” shpjegon ajo.

Si shembull, përmend një rast me rrushin, pasi ia ofroi fëmijës për 11 ditë rresht, ai fillimisht refuzon, por më vonë e pranoi dhe e pëlqeu.

Ekspertja këshillon që ushqimet e reja të jenë gjithmonë të pranishme në pjatë, pa dramatizim, pasi shijet ndryshojnë me kohën.

Nëse një fëmijë refuzon pothuajse çdo ushqim pavarësisht përpjekjeve, mund të bëhet fjalë për një çrregullim si ARFID apo vështirësi ndijimore – në këto raste, rekomandohet konsultimi me pediatrin. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara