Lajmet

​ShBA u bën thirrje qytetarëve në Ukrainë që të largohen me “opsione private”

Rekomandohet që qytetarët amerikanë të përdorin pikat kufitare në Hungari, Rumani e Sllovaki.

Published

on

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kiev teksa ka thënë se situata e sigurisë në Ukrainë vazhdon të jetë e paparashikueshme, u bëri thirrje qytetarëve amerikanë në Ukrainë që të largohen duke përdorur edhe opsione private, nëse konsiderohet e sigurt për ta bërë këtë.

“Situata e sigurisë në të gjithë Ukrainën vazhdon të jetë e paparashikueshme, me luftime aktive brenda shumë qyteteve dhe vendeve të tjera, dhe kushtet mund të përkeqësohen pasi sulmet ushtarake nga Rusia vazhdojnë në pjesë të ndryshme të vendit pa asnjë paralajmërim. Ambasada e SHBA-së u bën thirrje qytetarëve amerikanë në Ukrainë që të largohen tani duke përdorur opsionet e transportit të disponueshëm privatisht nëse është e sigurt për ta bërë këtë. Duhet të merren parasysh me kujdes rrugët dhe rreziqet e udhëtimit, sepse rrugët e Ukrainës janë në shumë raste të mbushura me njerëz, të ekspozuara ndaj operacioneve luftarake dhe infrastruktura si ura në disa vende është shkatërruar. Strehimi në vend mund të mbetet alternativa më e mirë për disa”, thuhet në komunikatën e ambasadës amerikane në Kiev.

Nëpërmjet kësaj komunikate rekomandohet se nëse është e mundur qytetarët amerikanë të përdorin pikat kufitare në Hungari, Rumani e Sllovaki meqë aktualisht pritjet nuk janë të gjata sikurse ato në Poloni e Moldavi.

“Qytetarët amerikanë që dëshirojnë të largohen nga Ukraina me rrugë tokësore kanë disa opsione. Ne e kuptojmë se shumica e kalimeve kufitare në Poloni dhe të gjitha pikat kryesore të kalimit në Moldavi janë të mbështetura seriozisht dhe disa janë duke përjetuar kohë pritjeje jashtëzakonisht të gjata (më shumë se 30 orë në disa raste). Ne rekomandojmë që, nëse është e mundur, qytetarët amerikanë të konsiderojnë ridrejtimin në pikat kufitare me Hungarinë, Rumaninë dhe Sllovakinë, të cilat aktualisht po përjetojnë kohë më të ulët pritjeje për të kaluar”, thuhet mes tjerash në komunikatë.

Continue Reading

Lajmet

Baleti Kombëtar i Kosovës prezantohet me sukses në festivalin ndërkombëtar në Austri

Published

on

Baleti Kombëtar i Kosovës ka prezantuar shfaqjen “Terminal” në kuadër të edicionit të 35-të të Internationale Bühnenwerkstatt und Tanztheater Festival, që po mbahet në Graz të Austrisë.

Shfaqja, me koreografi nga Evgeny Kozlov dhe Romane Petite, u mirëprit nga publiku, i cili e shpërbleu performancën me duartrokitje dhe vlerësime.

Pjesëmarrja në këtë festival ndërkombëtar shënon një tjetër prezantim të rëndësishëm të Baletit Kombëtar të Kosovës në skenën artistike evropiane./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Kanoset pas një mosmarrëveshjeje në Gjakovë, arrestohet i dyshuari

Published

on

By

Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës në rrugën “Ymer Pula” në Gjakovë, nën dyshimin për organizim të skemave piramidale, bixhoz të paligjshëm dhe kanosje.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, rasti ka ndodhur pasditen e së mërkurës, ku pas një mosmarrëveshjeje të çastit, i dyshuari ka kërcënuar viktimën.

Pas denoncimit, policia ka prangosur të dyshuarin dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit të shtetit, ai është liruar për t’u hetuar në procedurë të rregullt. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Dyshohet se helmoi klientët, intervistohet pronari në Han të Elezit

Published

on

By

Një pronar lokali është intervistuar nga Policia e Kosovës në Han të Elezit, nën dyshimin për prodhim dhe vënie në qarkullim të artikujve të dëmshëm ushqimor. Sipas raportit 24-orësh të Policisë, rasti ka ndodhur më 13 korrik, ndërsa intervistimi i të dyshuarit është bërë dje.

Dyshimet e para raportojnë se disa persona janë helmuar pasi kanë konsumuar ushqim në lokalin e të dyshuarit. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit, i cili ka autorizuar inicimin e lëndës, ndërsa hetimet po vazhdojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat e këtij helmimi.

Ndërkohë, për këtë situatë Klinika Infektive bëri të ditur se po trajton një fluks pacientësh të helmuar nga ushqimi, ku mes 31 të hospitalizuarve janë edhe pesë persona nga komuna e Hanit të Elezit.

Këta të fundit kanë deklaruar se kanë konsumuar ushqim në të njëjtin lokacion, gjë që lidhet drejtpërdrejt me rastin që po hetohet nga policia. Sipas klinikës, pas analizave të hollësishme laboratorike, 11 raste të këtij fluksi tashmë kanë rezultuar pozitivë me bakterin Salmonella Enteritidis./E.A/

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet një i dyshuar në Prishitnë për posedim te narkotikëve

Published

on

By

Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës në rrugën “Fahri Fazliu” në Prishtinë, nën dyshimin për kanosje dhe posedim të substancave narkotike.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, gjatë kontrollit të të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar një shufër metali si dhe një sasi e vogël e lëndës narkotike të llojit kokainë.

Gjatë marrjes në pyetje, i dyshuari ka deklaruar para hetuesve se kishte dalë nga shtëpia me qëllim për ta sulmuar dhe rrahur viktimën. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar në mbajtje për procedime të mëtejshme ligjore. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara