Sport

​Sevilla kalon Barcelonën me fitoren e gjashtë radhazi

Publikuar

Futbollistët e Sevilla mposhtën mbrëmë si mysafirë skuadrën Osasuna në ndeshjen e fundit të xhiros 24 të La Ligës spanjolle me rezultat 2:0.

Me këtë fitore, Sevilla kaloi Barcelonën në tabelë dhe arriti në vendin e tretë me 48 pikë.

Kjo është fitorja e gjashtë e Sevillas radhazi në La Liga, dhe ata nuk kanë pësuar gol në pesë ndeshjet e fundit.

Sevilla erdhi në epërsi me golin e Diego Carlos në minutën e 19-të, pas asistimit të Jordan. Luuk de Jong dyfishoi epërsinë në minutën e 49-të, pas asistimit të Munir.

Osasuna e përfundoi ndeshjen pa asnjë goditje brenda portës kundërshtare.

Sport

Unitedi në pritje të Cavanit

Publikuar

nga

Manchester Unitedi do të vendosë për të ardhmen e Edinson Cavanit, pasi të rikthehet nga lëndimi sulmuesi.

Sipas “ESPN”, klubi anglez është duke e pritur sulmuesin uruguaian, fillimisht të rikthehet nga lëndimi për të vendosur se a do të mbetet te “Djajtë e Kuq”.

Cavani ka kontratë me Unitedin deri në fund të këtij sezoni, por me opsion për të vazhduar edhe për një vit.

Krerët e klubit anglez thuhet se do t’i ofrojnë kontratë njëvjeçare 34-vjeçarit.

Këtë edicion Cavani, në të gjitha garat ka shënuar shtatë gola dhe dy asistime.

Vazhdo të lexosh

Sport

Torino vatër e koronavirusit, tetë lojtarë pozitivë

Publikuar

nga

Torino ka 10 raste të koronavirusit dhe Nicolas Nkoulou raportohet se është lojtari i tetë që rezulton pozitiv në klubin italian.

Tuttomercatoweb zbulon se mbrojtësi është rasti i tetë pozitiv në grupin e ekipit, me 10 raste në total, duke përfshirë dy nga anëtarët e stafit.

Alessandro Buongiorno dhe Nicola Murru testuan pozitivisht më 18 shkurt, me Karol Linetty që udhëtonte në shtëpi nga Cagliari para ndeshjes të premten dhe më pas doli pozitiv të shtunën.

Daniele Baselli, Andrea Belotti, Wilfried Singo dhe Bremer kanë testuar pozitiv gjithashtu.

Ndeshja kundër Sassuolos, e planifikuar për mbrëmjen e sotme, është shtyrë për 17 mars në orën 15:00 dhe Granata rrezikon që të shtyjë edhe ndeshjen e mesjavës kundër Lazios.

Vazhdo të lexosh

Sport

Joan Laporta mbështet mbetjen e Koemanit s’i trajner nëse zgjidhet president i Barcelonës

Publikuar

nga

Kandidati presidencial i Barcelonës, Joan Laporta, këmbëngul se trajneri Ronald Koeman do të jetë i sigurt nëse ai fiton zgjedhjet e marsit.

Gjatë muajit të ardhshëm është parashikuar të mbahen zgjedhjet për president të ri të klubit katalunas, Barcelona.

Tre emra janë në garë për t’u zgjedhur në krye të klubit nga Camp Nou, ku njëri nga ta është edhe ish-presidenti, Laporta.

Laporta shihet si favorit dhe thotë se Koeman mund të sigurohet për mbështetjen e tij nëse zgjidhet ai president.

“Koeman ka një kontratë aktuale dhe ne do të mbështesim trajnerin tonë dhe skuadrën aktuale”, ka thënë shkurtimisht Laporta.

Ish-presidenti i Barcës paraqiti stafin e tij dje, i cili përfshinte ish-kapitenin Carles Puyol dhe Mateo Alemany, dikur drejtor sportiv i Valencias.

Vazhdo të lexosh

Sport

Pioli: Manchester United është favoriti më i madh

Publikuar

nga

Trajneri i Milanit, Stefano Pioli tha që Manchester United janë favoritët më të mëdhenj në Europa League, por kujtojnë momente të lavdishme në historinë e Rossonerëve.

Rossonerët do të përballen me Manchester United për herë të parë në 11 vjet në kuadër të Evropa Ligës.

Ndeshja e fundit përfundoi me një humbje 4-0 në Old Trafford, por ishte hera e vetme që United eliminoi Milanin nga një garë evropiane dhe Pioli vuri në dukje historinë e lavdishme nga takimet e mëparshme.

“Do të jetë një ndeshje stimuluese dhe motivuese për ne. Ne ndeshemi me favoritët më të mëdhenj të garës. Një kundërshtar dhe një stadium që kujtojnë momente të lavdishme në historinë tonë”, u shpreh Pioli.

Milan kaloi tutje dje falë më shumë golave të shënuar si mysafir ndaj Crvena Zvezdës.

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara