Lajmet

​Selimi: Veprimet e Dhomave të Specializuara tejkalojnë ato juridike dhe prodhojnë efekt politik

Published

on

Ministri në detyrë i Drejtësisë, Selim Selimi, ka folur për bazën ligjore që rregullon mbrojtjen juridike dhe mbështetjen financiare të personave të akuzuar potencial në proceset gjyqësore pranë Dhomave të Specializuara, që është hartuar nga Ministria e Drejtësisë.

Selimi në takimin virtual të organizuar nga Kosovo 2.0, përmendi udhëzimin administrativ për mbështetjen e nevojshme financiare për anëtaret e ngushtë të familjes së personave të akuzuar për krimet e pretenduara në proceset gjyqësore pranë Dhomave të Specializuara; udhëzimin administrativ për mbrojtjen juridike të personave të akuzuar potencial për krimet e pretenduara në proceset gjyqësore pranë Dhomave të Specializuara, i cili më pastaj është ndryshuar dhe plotësuar, si dhe udhëzimin administrativ për kompensimin e personave të akuzuar për krimet e pretenduara në proceset gjyqësore pranë Dhomave të Specializuara, të shpallur të pafajshëm.

Ministri në detyrë, Selimi tregoi po ashtu se me dispozita është përcaktuar edhe mbështetja e nevojshme financiare për anëtaret e ngushtë të familjes së personave të akuzuar potencial për krimet e pretenduara në proceset gjyqësore pranë Dhomave të Specializuara.

“Në këtë drejtim, njësia përkatëse në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë, si dhe Komisioni do t’i shqyrtojnë kërkesat për mbështetjen e nevojshme financiare si ato të personave të akuzuar po ashtu edhe kërkesat e anëtarëve të ngushtë të familjes së personave të akuzuar për mbulimin e shpenzimeve të ndërlidhura me udhëtimet e tyre kur procedurat gjyqësore zhvillohen jashtë Kosovës, dhe do të ofrojë mbështetjen e nevojshme financiare në këtë drejtim në pajtim me legjislacionin në fuqi”, theksoi Selimi.

Selimi teksa tha se vlerat e shtetit të Kosovës kanë dalë nga lufta e UÇK-së, ai potencoi se Kosova duhet të bëjë më shumë në aspektin e memories kolektive.

“Vlerat tona si shtet kanë dalë nga Lufta e UÇK-së. Pjesa e drejtësisë nuk i takon ekzekutivit dhe nuk duhet t’i takojë asnjëherë, por kjo i’u takon organeve të drejtësisë. Ne çalojmë në disa pjesë, mund të them se në reparacion qëndrojmë mirë, memoria kolektive duhet përmirësuar. Nuk kemi shumë hapësirë për eufori, sepse prapë kemi të bëjmë me shtetin të cilin kemi pasur luftë dhe i cili na ka sjellë shumë pengesa”, tha Selimi.

Sipas një komunikate të Ministrisë së Drejtsisë, Selimi gjatë këtij takimi, ka thënë se veprimet e Dhomave të Specializuara kanë dal nga veprimi juridik dhe sipas tij, kanë prodhuar fatkeqësisht efekte politike.

“Së pari, ne duhet të besojmë në drejtësi, sepse ajo është në anën tonë. Por një gjë duhet ditur, lëshimi i deklaratave nga ana e Prokurorisë ka qenë dhe mbetet veprim puro politik. Ajo deklaratë nuk është praktikë e drejtësisë sepse elementet që i ka pasur ajo deklaratë kanë qenë politike. Mandej edhe përdorimi i forcës ka qenë joproporcional. Policia e Eulex-it ka përdorur forcë joproporcionale dhe nuk janë pritur aspak mirë nga shoqëria sepse ne jo shumë vonë kemi kaluar nga një situatë e tillë, që për neve ngreh paralele nga e kaluara e afërt. Ai përdorim i forcës ka qenë eksesiv. Andaj kjo mua personalisht më bënë të mendoj që Dhomat e Specializuara kanë veprime politike dhe kanë anime”, tha Selimi.

Në këtë takim morën pjesë edhe Natasha Kandiq, aktiviste e të drejtave të njeriut dhe Donika Emini udhëheqëse e Platformës CiviKos.

Lajmet

Arrestohet në Graçanicë për fotografim të fletës së votimit

Published

on

By

Policia e Kosovës ka arrestuar të dyshuarin, shtetas kosovar, pasi kishte fotografuar fletën e votimit gjatë procesit zgjedhor në Graçanicë. Gjatë marrjes në pytje, ai ka deklaruar se i ishin ofruar 50 euro në këmbim të forografimit të votës.

N.N Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që dyshohet se kishte fotografuar fletën e votimit dhe i njëjti deklaron se per këtë i janë ofruar 50 euro. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.” thuhet në njoftim nga Policia e Kosovës.

Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti po hetohet për “dhënie ose marrje ryshfeti në lidhje me votime.”./D.B/UBTNews

Continue Reading

Lajmet

​Kosova sfidon sot Suedinë

Published

on

Kombëtarja e Kosovës rikthehet sonte në fushë për ndeshjen e dytë të tetorit, ku do të përballet me Suedinë në stadiumin “Nya Ullevi” të Goteborgut.

Pas barazimit të vlefshëm ndaj Sllovenisë në “Fadil Vokrri”, Dardanët udhëtojnë drejt skandinavisë me besim dhe synim për të ruajtur ritmin pozitiv në Grupin K të kualifikimeve për Botërorin 2026.

Në anën tjetër, Suedia ndodhet në një periudhë të vështirë. Kombëtarja nordike ka grumbulluar vetëm një pikë në tre ndeshjet e para dhe do të kërkojë me ngulm fitoren e parë për të ringjallur shpresat e saj.

Ndeshja fillon me fillim nga ora 20:45.

Një numër i madh tifozësh shqiptarë pritet të jenë prezent në shkallët e stadiumit për të krijuar atmosferë elektrizuese dhe për t’i dhënë mbështetje maksimale Dardanëve në këtë sfidë të rëndësishme./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

Presidenti Trump mbërrin në Izrael

Published

on

Presidentit amerikan i SHBA-së, Donald Trump ka mbërritur në Izrael.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë u prit me tapet të kuq, teksa të pranishëm në aeroport ishin presidenti i Izraelit, Isaac Herzog dhe kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu.

Trump do të qëndrojë për disa orë në Izrael, ku pritet të takohet me disa prej pengjeve të liruara nga Hamasi, si dhe do të mbajë një fjalim në parlamentin izraelit.

Mijëra njerëz janë mbledhur në sheshet kryesore të Izraelit, ku pritën me ovacione mbërritjen e Trump./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

Mbahet Asambleja Parlamentare e NATO-s, e ftuar presidentja Osmani

Published

on

Sesioni i 71-të Vjetor i Asamblesë Parlamentare të NATO-s do të zhvillohet në kryeqytetin e Sllovenisë, Lubjanë.

Kjo është një ngjarje e rëndësishme ndërkombëtare që mbledh parlamentarë nga shtetet anëtare të Aleancës, si dhe përfaqësues të partnerëve të saj.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të dielën ka udhëtuar për në Slloveni, ku do të marrë pjesë në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, që po mbahet në Lubjanë.

Në njoftimin e Presidencës është bërë e ditur se Osmani është e ftuar speciale në këtë sesion nga Presidenti i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, Marcos Perestrello.

“Gjatë vizitës njëditore në Slloveni, presidentja Osmani do të zhvillojë një takim bilateral me presidenten e Republikës së Sllovenisë, Natasha Pirc Musar.

Po ashtu, sipas njoftimit zyrtar gjatë qëndrimit në Lubjanë, Osmani do të marrë pjesë në pritjen zyrtare të organizuar për nder të sesionit të Asamblesë Parlamentare nga Kryetarja e Asamblesë Kombëtare të Sllovenisë.

Osmani do të zhvillojë edhe takime të tjera gjatë këtij sesioni të Asamblesë Parlamentare të NATO-s./S.K/EO/

Continue Reading

Të kërkuara