Lajmet

​Sela takohet me Kurtin: “Ballkani i Hapur” s’ka kuptim për aq kohë sa Serbia nuk e njeh Kosovën

Ai para mediave në Kosovë tha se iniciativa “Ballkani i Hapur” do të ishte e dëmshme për shtetësinë e Kosovës.

Published

on

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela është pritur në takim nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Pas takimit me Kurtin, Sela ka treguar se kanë diskutuar lidhur me masën që vendosi Kosova që mos të lejohet hyrja e personave që nuk kanë dozën e tretë të vaksinës antiCOVID-19, për çka thotë se u premtua se kjo masë do të lehtësohet. Ai edhe njëherë ka bërë të ditur qëndrimin e tij dhe të partisë lidhur me iniciativën “Ballkani i Hapur”, për të cilin thotë se nuk do të kishte asnjë kuptim për aq kohë sa Serbia nuk e pranon pavarësinë e Kosovës. Sela ka theksuar se është i rëndësishëm komunikimi ndër shqiptar.

“Me kryeministrin diskutuam për çështjen e krizës me pandeminë, masat të cilat janë vendosur nga Republika e Kosovës për të cilën e morëm lajmin që do të lehtësohen ato. Komunikimi ndër shqiptar është shumë i rëndësishëm. Fatkeqësisht kemi kufirin, por nga dy anët e kufirit kemi miq, vëllezër e kushërinj të cilët duhet të komunikojnë me njëri tjetrin”, tha Sela.

Ai para mediave në Kosovë tha se iniciativa “Ballkani i Hapur” do të ishte e dëmshme për shtetësinë e Kosovës.

“Folëm edhe për temën e ‘Ballkanit të Hapur’ i cili qëndrimi i Aleancës për shqiptarët është mëse i qartë në drejtim të kësaj, ne mendojmë që as një iniciativë në Ballkan nuk ka asnjë kuptim për aq kohë sa nuk vendoset edhe mozaiku i fundit i stabilitetit të Ballkanit që është njohja e pavarësisë së Kosovës nga ana e Serbisë vetëm në këtë moment mund të hapen nisma të tilla regjionale që po promovohen, ndryshe mendoj që mund të kishte efekt shumë të dëmshëm për shtetësinë e Kosovës dhe në përgjithësi për shqiptarët” , deklaroi ai pas takimit me Kurtin.

Sela është pyetur edhe në lidhje me qasjen e qeverisë së re të Maqedonisë së Veriut, për çka tha se qasja e çdo kryeministri varet nga partneriteti i tij shqiptar. Me këtë rast ai drejtoi kritika ndaj BDI-së, dhe Ali Ahmetit.

“Ai sapo është zgjedhur si kryeministër. Mos keni asnjë dilemë, qasja e kryeministrave në Maqedoninë e veriut kushdo qoftë ai nga viti 90 deri më sot. Pyetja duhet të shtrohet drejt dhe korrekt cila është qasja e përfaqësuesit shqiptarë në qeverinë e shqiptarëve dhe në varësi të qasjes që përfaqësuesi shqiptarë që është pjesë e qeverisë në rastin konkret zoti Ahmeti, nëqoftëse qasja e tij ndaj shqiptarëve është e keqe shqiptarët i kanë punët keq. Dhe qasja e çdo kryeministri që zgjidhjet varet shumë nga qasja që ka partneri i tij shqiptare brenda përbrenda qeverisë me keqardhje e konstatojë që këto 20 vite qasja e BDI dhe e Ahmetit ka qenë e keqe ndaj shqiptarëve dhe prandaj i kanë vuajtur pasojat shqiptarët”, deklaroi ai.

Sela në vizitën e tij në Kosovë ka takuar edhe presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin, kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi dhe përfaqësues të tjerë politikë. 

Lajmet

Kosova temë diskutimi nesër në Këshillin e Sigurimit të OKB-së

Published

on

By

Këshilli i Sigurimit do të mblidhet nesër për takimin e dytë të rregullt informues këtë vit mbi situatën në Kosovë.

Zëvendës Përfaqësuesi Special dhe Zyrtari i Përgjegjshëm i Misionit të Administratës së Përkohshme të OKB-së në Kosovë (UNMIK), Milbert Dongjoon Shin, pritet të informojë mbi raportin e fundit të Sekretarit të Përgjithshëm mbi UNMIK-un, i cili iu shpërnda anëtarëve të Këshillit më 10 tetor dhe mbulon zhvillimet nga 16 marsi deri më 15 shtator.

Kosova dhe Bashkimi Evropian (BE) pritet të marrin pjesë sipas rregullit 39.

Shin pritet të nxjerrë në pah zhvillimet kryesore politike dhe të sigurisë në Kosovë gjatë periudhës së mbuluar nga raporti i Sekretarit të Përgjithshëm.

Kuptojeni përmes këtij linku njoftimin e plotë të “Raportit të Këshillit të Sigurimit”, lidhur me Kosovën./EO

Continue Reading

Lajmet

Kombëtarja e femrave, Kosova publikon listën për dy ndeshjet e playoff-it

Published

on

Kombëtarja e Kosovës në futboll në kategorinë e femrave, do t’i zhvillojë dy ndeshjet vendimtare kundër Turqisë, në fazën e playoff-it në kuadër të Ligës së Kombeve.

Loja e parë do të zhvillohet në Prishtinë më 24 tetor derisa e dyta më 28 tetor në Izmir.

Trajneri Sami Sermaxhaj, e ka publikuar listën e futbollisteve të ftuar për këtë ndeshje jetike.

“Dardanet” në rast të fitores do të kenë mundësi të ngjiten në Ligen B./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

​Pakënaqësi në kampin e Realit pas fitores ndaj Getafes

Published

on

Endrick ka shkaktuar polemika në kampin e Real Madridit pas fitores 1-0 ndaj Getafes në stadiumin “Coliseum Alfonso Pérez”.

Sulmuesi brazilian ishte duke u ngrohur për t’u futur në lojë, por Xabi Alonso vendosi të mos e aktivizojë, gjë që e zemëroi 18-vjeçarin.

Sipas “Cadena Ser”, Endrick reagoi me nervozizëm duke goditur me shqelm një shishe në zonën e ngrohjes, gjë që nuk i ka pëlqyer trajnerit. Në vend të tij, Alonso vendosi të fusë në lojë Brahim Díaz dhe Gonzalo García, i cili luan në të njëjtin pozicion si braziliani.

Endrick nuk ka luajtur asnjë minutë këtë sezon, edhe pse është ftuar në gjashtë ndeshje radhazi. Lëndimi që pësoi në fund të sezonit të kaluar e pengoi në fillim, por tani që është rikuperuar, vazhdon të mbetet jashtë planeve të trajnerit.

Ndeshja e fundit e tij me Real Madridin daton pesë muaj më parë, kundër Sevillas. Për momentin, duket se braziliani duhet të presë ende për të fituar besimin e Xabi Alonsos./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​Guardiola njofton për lëndimin e yllit kryesor të skuadrës

Published

on

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka njoftuar se Rodri nuk do të luajë në ndeshjet kundër Villarrealit në Ligën e Kampionëve dhe Aston Villas në Premier League.

Ai nuk ka luajtur që nga dëmtimi muskulor që pësoi më 5 tetor në Brentford.

“Nuk është një mungesë afatgjatë, por për shkak se është një problem muskulor, duhet të jemi të kujdesshëm”, shpjegoi ai.

Një masë paraprake e përforcuar nga historia e Rodrit, i cili pësoi një këputje të ligamentit të kryqëzuar në gju nëntorin e kaluar menjëherë pas ceremonisë së Topit të Artë  dhe humbi një pjesë të madhe të sezonit 2024-2025.

Guardiola tha gjithashtu se lojtari i tij nuk do të jetë në gjendje të marrë pjesë në ndeshjen kundër Aston Villa të dielën e ardhshme, në raundin e 9-të të Premier League.

Nëse ky skenar konfirmohet, ai do të ketë humbur pothuajse një muaj garash dhe katër ndeshje me Manchester Cityn, plus dy me Spanjën./S.K/KP/

Continue Reading

Të kërkuara