Sport

​Sejdiu: Katastrofë sportive nëse Kosova zbret në Ligën D, përgjegjës do të jetë trajneri dhe jo vetëm

Kosova përballet me Qipron sonte në “Fadil Vokrri” me fillim nga ora 20:45.

Published

on

Trajneri kosovar Gani Sejdiu është i bindur se Kosova ka më shumë cilësi se të gjithë rivalët në grupin ë Ligës së Kombeve dhe se një rënie eventuale në Ligën D do të ishte një katastrofë sportive për “Dardanët”.

Ai ka thënë se disfata nga Irlanda se Veriut e ka bërë të mundur skenarin e kësaj rënie dhe kjo ka ardhur për shkak të performancës jo të mirë ndaj tyre nga Kosova, por edhe në ndeshjen e parë ndaj Qipros.

“Situata nuk është e mirë, por nuk është edhe alarmante sikurse edhe duke i dëgjuar kritikat e shumta që janë normale sepse ka pasur pritshmëri më të mëdha sidomos në performancat sepse ndoshta nuk i kemi llogaritur që mund të dalim para Greqisë realisht, ndonëse ka pasur mundësi, mirëpo është dashur më mirë të performohet dhe te paraqitet, sidomos ndaj Irlandës së Veriut dhe Qipros, nuk diskutohet sepse janë kombëtare nën nivelin tonë. Mendoj që këtu është për kritikë forma jo e mirë dhe jo stabiliteti i skuadrës sonë kombëtare duke llogaritur nivelin e kundërshtarëve. Këtu është pak më brengosëse. Takimi i sotëm është i një rëndësi të veçantë për arsye se pas dështimit me Irlandën, atëherë ekziston një skenar ku mund të përfundonim të fundit që do të ishte vërtetë kjo një katastrofë sportive për kombëtaren tonë ”, tha Sejdiu.

Tutje, Sejdiu ka thënë se në rast të një dështimi eventual sonte ndaj Qipros, do të ishte trajneri ai që do të duhet të merrte përgjegjësinë, por edhe njerëz të tjerë brenda federatës.

“Gjithmonë për një cikël vendoset objektivi edhe çfarë pret federata prej një selektori dhe prej kombëtares. Unë mendoj që rastësisht nëse ndodh ky skenar të cilin unë nuk e besoj, vërtetë do të ishte një katastrof e vërtetë dhe që nuk do të diskutohej pastaj as selektori dhe shumë kush duhet të jap pastaj përgjegjësi nëse ndodh kjo sepse jemi në një grup ku ne jemi superior ndaj të tjerëve dhe nëse ndodh kjo, është gabimi dhe dështimi ynë”, tha Sejdiu.

Kosova përballet me Qipron sonte në “Fadil Vokrri” me fillim nga ora 20:45 dhe duhet të fitojnë, ose së paku të barazojnë për të mos rrezikuar rënie nga liga C.

Lajmet

Përzgjedhësi i Izraelit, Ben Shimon: Kosova ka ekip të mirë, jemi në nivel të përafërt

Published

on

By

Përzgjedhësi i Kombëtares së Izraelit, Ran Ben Shimon, ka vlerësuar lart përfaqësuesen e Kosovës në konferencën për media para përballjes së nesërme ndërmjet dy kombëtareve, duke deklaruar se të dyja ekipet kanë nivel të përafërt.

Tekniku izraelit e cilësoi Kosovën si një kundërshtar cilësor, ndërsa shtoi se bilanci i takimeve të kaluara nuk do të luajë rol përcaktues në këtë sfidë.

“Mendoj që Kosova dhe Izraeli pak a shumë e kanë nivelin e njëjtë. Mund të them që të dyja janë ekipe relativisht të vogla. Sa i përket rezultateve të së kaluarës, nuk bazohemi te historia. Kosova me të vërtetë ka një ekip të mirë, por do të shohim se çfarë do të ndodhë”, tha Ben Shimon.

Ndeshja ndërmjet Kosovës dhe Izraelit zhvillohet nesër, ku të dyja përfaqësueset synojnë rezultat pozitiv. Deri më tani, nga tri përballjet e ndërsjella, Kosova ka arritur të shënojë një fitore. /E.A/

Continue Reading

Sport

Anglia triumfon ndaj Kroacisë dhe mban hapin me Spanjën

Published

on

By

Anglia ka regjistruar një fitore të rëndësishme me rezultat 2-1 kundër Kroacisë, në një ndeshje të mbushur me emocione dhe ndërhyrje të sistemit VAR.

Anglezët kaluan të parët në epërsi në minutën e 24-të me anë të Morgan Rogers.

Kroacia u kundërpërgjigj në pjesën e dytë, duke barazuar shifrat në 1-1 në minutën e 59-të përmes Petar Sucic.

Megjithatë, Anglia fitoi një penallti pas rishikimit me VAR, të cilën kapiteni Harry Kane e shndërroi në gol në minutën e 64-t për 2-1. Në fund, anglezëve iu anulua edhe një gol i James Garner për pozicion jashtë loje.

Pas kësaj fitoreje, Anglia renditet në vendin e dytë të Grupit 3 me 12 pikë, duke ndjekur nga afër lideren Spanja. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Spanja mposht Çekinë dhe mbetet e pamposhtur në krye të grupit

Published

on

By

Spanja ka vazhduar rrugëtimin e shkëlqyer në Ligën e Kombeve, duke shënuar fitore minimale 1-0 ndaj Republikës së Çekisë në kuadër të Grupit 3 të Ligës A.

Kampionia e Evropës kaloi në epërsi në minutën e 39-të përmes Alex Baenës, i cili realizoi një gol të saktë. S

panja rrezikoi sërish me Fabian Ruiz, ndërsa një gol i Yeremy Pinos në fillim të pjesës së dytë u anulua nga VAR-i për pozicion jashtë loje. Çekët e patën edhe më të vështirë nga minuta e 72-të, kur Ladislav Krejci u ndëshkua me karton të kuq pas rishikimit të një ndërhyrjeje në sistemin VAR.

Me këtë triumf, Spanja forcon pozitat në vendin e parë të grupit me 15 pikë të tubuara, pa pësuar asnjë humbje deri më tani. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Italia përmbys Francën 3-1 dhe merr kreun e grupit

Published

on

By

Kombëtarja e Italisë ka regjistruar fitoren e tretë radhazi, duke mposhtur Francën me rezultat 3-1 pas një përmbysjeje dhe duke u ngjitur në vendin e parë të grupit me 10 pikë, aq sa kanë edhe “Gjelat”.

Ndeshja nisi më mirë për francezët, të cilët kaluan në epërsi në minutën e 10-të me golin e Michael Olise, i cili përfitoi nga një gabim i portierit Gianluigi Donnarumma. Megjithatë, skuadra e drejtuar nga Roberto Mancini reagoi shpejt dhe barazoi shifrat në minutën e 26-të përmes Francesco Pio Espositos, pas asistimit nga Nicolo Cambiaghi.

Në pjesën e dytë, italianët shpërdoruan një rast të artë për të kaluar në epërsi, pasi Sebastiano Esposito humbi penalltinë në minutën e 60-të. Por vetëm tri minuta më vonë, Davide Frattesi realizoi për 2-1 pas një asistimi të Federico Dimarcos.

Fitoren e Italisë e vulosi sërish Francesco Pio Esposito në minutën e 75-të, duke u treguar i saktë nga pika e bardhë pas një penalltie të shkaktuar nga Dayot Upamecano, për rezultatin përfundimtar 3-1. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara