Lajmet

​Schalin: Finlanda do të angazhohet për anëtarësimin e Kosovës në NATO

Sipas tij, NATO ka një politikë të dyerve të hapura.

Publikuar

Shefi i Ambasadës së Finlandës në Kosovë, Johan Schalin ka folur për procesin e anëtarësimit të vendit të tij në NATO, në kohën e agresionit rus në Ukrainë.

Gjithashtu ai ka thënë se vendi i tij do të përkushtohet në të ardhmen që ta përkrah Kosovën në procesin e anëtarësimit në aleancën më të madhe ushtarake në botë.

“Unë mendoj se çdo vend merr vendimet e veta për sigurinë e tij, kështu që është e vështirë të japësh këshilla. Tani për tani, ne jemi shumë të fokusuar në rrugën tonë drejt NATO-s. E vërej që jemi ulur në Kosovë, gjatë kësaj interviste dhe Kosova nuk është anëtare e NATO-s, kurse shumë vende fqinje të saj janë”, ka thënë Schalin për Geopost.

Ai më tej ka theksuar se NATO ka një politikë të dyerve të hapura.

“Nëse Finlanda hyn para Kosovës në NATO, do të angazhohemi për të njëjtën politikë të dyerve të hapura siç ka vendosur NATO kolektivisht. Mendoj se në një moment në të ardhmen mund të jetë një zgjedhje që Kosova mund ta bëjë”, ka përfunduar kreu i Ambasadës së Finlandës në Prishtinë.

Lajmet

Spanca: Në 2023-ën i kemi dërguar 51 raste në Prokurori, dyshimet janë për mashtrim dhe korrupsion

Publikuar

nga

Auditorja e Përgjithshme e Zyrës Kombëtare të Auditimit (ZKA), Vlora Spanca, ka thënë se gjatë vitit të kaluar janë kryer 107 Auditime Financiare dhe të Pajtueshmërisë të pasqyrave vjetore financiare.

Gjatë raportimit në Komisionin për Mbikëqyrjen e Financave Publike, Spanca tha se ZKA-ja ka arritur t’i përmbush të gjitha kërkesat dhe afatet ligjore për punën audituese me rezultatet përkatëse. Spanca ka thënë se bashkëpunim kanë edhe me Prokurorinë e Shtetit, ku nga viti 2018, kanë dërguar mbi 300 raste të dyshuar për mashtrim e korrupsion. Ajo tha se duke kryer auditime dhe publikuar 125 raporte të auditimit të fushave financiare/pajtueshmërisë, si dhe të performancës.

“Gjatë vitit 2023, janë kryer 107 Auditime Financiare dhe të Pajtueshmërisë të pasqyrave vjetore financiare, objektivë e të cilave ishte të ofrojmë siguri të arsyeshme nëse pasqyrat financiare si tërësi nuk përmbajnë keçdeklarime materiale, si dhe të ofrojmë opinionin e auditimit në lidhje me këto pasqyra. Përveç, opinionit, ne kemi shprehur konkluzionin e auditimit për pajtueshmërinë me legjislacionin e zbatueshëm përkatës. Këto auditime kanë përfshirë të gjitha organizatat buxhetore përfshirë nivelin qendror, nivelin lokal dhe institucionet e pavarura, mandej një numër të konsiderueshëm të ndërmarrjeve publike si dhe projektet e financuara nga donatorë siç janë Banka Botërore dhe DEMOS – projekti Helvetas”, tha Spanca.

Spanca ka deklaruar se Raportet e auditimit për vitin 2023 kanë identifikuar mangësi të ndryshme, disa prej të cilave i veçoi para anëtarëve të këtij komisioni.

“Në Organizatat buxhetore. Cilësia e raportimit financiar ende vazhdon të mos jetë në nivelin e pritur për shkak se nga 86 auditimet e pasqyrave vjetore financiare, 33 sosh kishin keq deklarime materiale të cilat kanë rezultuar me opinion të modifikuar/kualifikuar. Ndërsa 53 të tjera kanë rezultuar me opinion të pamodifikuar. Megjithatë, krahasuar me vitin e kaluar cilësia e raportimit financiar është përmirësuar për shkak se në vitin 2022 janë 13 organizata buxhetore më pak të cilat kanë marrë opinion të modifikuar. Prezantimi i saktë dhe i plotë i informatave financiare e rrit besueshmërinë e lexuesve ndaj raportimit financiar. Përveç këtyre, ZKA ka evidentuar çështje që lidhen me kontrollet dhe menaxhimin financiar si: Planifikim dhe realizim të buxhetit, rritje e llogarive të arkëtueshme, detyrimet e papaguara dhe kontigjente, pagesat sipas vendimeve gjyqësore dhe përmbarimore, si dhe pasuritë jo financiare. Te Ndërmarrjet Publike-Cilësia e raportimit financiar edhe pse krahasuar me vitin e kaluar është përmirësuar, ende vazhdon të mos jetë në nivelin e pritur. Nga 11 auditimet e pasqyrave financiare të këtyre ndërmarrjeve, vetëm tek 1 është dhënë opinion i pamodifikuar, ndërsa tek 10 të tjera opinion i modifikuar (7 të kualifikuar dhe 3 të kundërta)”, deklaroi ajo.

Punë të mirë, Spanca ka thënë se po bëjnë edhe në adresimin e rasteve me mundësi potenciale për mashtrim e korrupsion. Si rezultat i kësaj, gjatë vitit 2023, kanë dorëzuar në Prokurorinë e Shtetit 51 raste me elemente potenciale të veprave penale

“Në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe detyrimet tjera ligjore, ZKA edhe gjatë vitit dhe 2023 fokus të rëndësishëm i ka  dhënë trajtimit dhe adresimit të çështjeve më mundësi potenciale për mashtrim e korrupsion. Nga rezultatet e nxjerra në vitin 2023, kemi dërguar në Prokurori të Shtetit 51 raste me elemente potenciale të veprave penale, mashtrimit dhe korrupsionit, si dhe 3 raporte të auditimit në tërësi. Ndërsa, nga viti 2018 kemi dërguar ne Prokurori te Shtetit, mbi 300 raste me dyshime për mashtrim e korrupsion. Nga gjithsejtë këto raste, nga Prokurori i Shtetit në përputhje me marrëveshjen e bashkëpunimit kemi pranuar informata kthyese për 143 raste ( raste janë për vite të ndryshme). Sipas këtyre informatave: janë ngritur vetëm 3 aktakuza, 81 raste janë në proces të hetimit (pra janë ndërmarrë veprimet hetimore) dhe për 59 raste me raport të Prokurorit rastet janë mbyllur”, shtoi ajo.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Trupi i pajetë i Raisit mbërrin në Teheran

Publikuar

nga

Trupi i pajetë i presidentit iranian, Ebrahim Raisi ka mbërritur në Teheran si pjesë e ceremonive funerale të planifikuara për disa ditë, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve IRNA.

Sipas pamjeve të publikuara nga media shtetërore, një vend në aeroplanin presidencial ka mbetur bosh, i mbuluar vetëm me leckë të zezë dhe një foto e Raisit të vendosur mbi të.

Kortezhi i varrimit do të vazhdojë në qytetin e shenjtë shiit të Qom të martën pasdite, ku lutjet janë planifikuar në faltoren Fatima Masumeh./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Qeveria vendos për emërimin e një komisioni që do ta zgjedhë drejtorin ekzekutiv të AME-së

Publikuar

nga

Qeveria e ka miratuar një vendim për emërimin e një komisioni ‘ad hoc’ që do ta zgjedhë drejtorin ekzekutiv të Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave. Komisioni përbëhet prej pesë anëtarëve.

Kryeministri Albin Kurti nuk foli për përbërjen e këtij komisioni, por tha se ai do të angazhohet “për vlerësimin profesional për pranim për pozitën e lartë të kategorisë drejtuese”.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla tregoi se MPB-ja ka hapur rekrutimin për këtë pozitë.

“Ministria e Punëve të Brendshme ka hapur rekrutimin për pozitën e drejtorit ekzekutiv të Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave në pajtim me legjislacionin në fuqi, me të cilin komisioni ‘ad hoc’ do të kryejë detyrat dhe përgjegjësitë e përcaktuara në ligjin për zyrtarët publikë dhe rregulloren për procedurën e pranimit në shërbimin civil”, tha ai.

Kjo ishte pika e fundit e rendit të ditës, e cila nuk u përmend në faqen e Zyrës së Kryeministrit. Ky propozim-vendim është futur në pikën “të ndryshme”.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Stano për aksionin në veri: Ngjarje e padobishme

Publikuar

nga

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, e ka cilësuar të padobishme aksionin e Policisë së Kosovës në veri të hënën, për mbylljen e gjashtë njësive të Bankës Postare Kursimore.

Në një konferencë për media të martën, Stano ka thënë se Bashkimi Evropian do të dalë me reagim së shpejti për ngjarjen.

“Ka qenë ngjarje shumë e padobishme. Reagimi jonë zyrtar do të lëshohet herët pasdite”, ka thënë ai.

Policia e Kosovës ka mbyllur të hënën gjashtë njësi të Bankës Postare Kursimore në veri, të cilat kanë vepruar ilegalisht që nga paslufta. Në to u konfiskuan rreth 1.6 milionë euro.

Përmes Bankës Kursimore distribuohen pagat, pagesat për skemat sociale dhe beneficionet tjera që Serbia i ndan për serbët e Kosovës në dinarë.

E aksioni u ndërmor pak ditë pasi dështoi edhe takimi i shtatë në Bruksel për gjetjen e një zgjidhjeje sa i përket dinarit në mesin e komunitetit serb.

Sipas rregullores së BQK-së, që u miratua në shkurt të këtij viti, valuta me të cilën mund të kryhen pagesat me para të gatshme është vetëm euro.

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara