Lajmet

​SBAShK-u fillon përgatitjet për protestën e 4 dhjetorit

SBAShK-u ka nisur takimet konsultative me përfaqësues të Këshillit të Prindërve.

Published

on

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK) ka filluar përgatitjet për protestën e 4 dhjetorit për të shprehur pakënaqësinë për mosmiratimin e ligjit të pagave dhe për implementimin në tërësi të Kontratës Kolektive.

SBAShK nëpërmjet një komunikate për medie ka njoftuar se ka nisur takimet konsultative me përfaqësues të Këshillit të Prindërve për t’i informuar lidhur me situatën në arsim dhe për vendimin që në mungesë të siç thonë ata të gatishmërisë për dialog të Qeverisë të fillohet me veprime sindikale.

“SBAShK ka publikuar vendimin nga takimi me kryetarët e nivelit komunal sindikal e të Universiteteve, që më 4 dhjetor të niset me veprime sindikale duke nisur me një protestë me numër të kufizuar të udhëheqësve e veprimtarëve sindikal dhe me përfaqësues të Këshillave të Prindërve. Në kuadër të këtyre përgatitjeve SBASHK-u ka nisur takimet konsultative me përfaqësues të Këshillave prindërve duke filluar me Prishtinën. Në selinë e SBASHK-ut kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj bashkë me koordinatorin për organizim të brendshëm Ymer Ymeri dhe kryetarin e Kuvendit të Sindikatës së Arsimit Parauniversitar të Prishtinës, Ahmet Pllana kanë pritur kryetarin e Këshillit të prindërve Jeton Demi dhe anëtarët e kryesisë së Këshillit të prindërve të Prishtinës Nexhmi Hoxha dhe Besim Cakolli. Përfaqësuesit e SBASHK-ut kanë informuar Këshillin e prindërve për situatën në arsim dhe për vendimin që në mungesë të gatishmërisë për dialog të Qeverisë të fillohet me veprime sindikale. Ata kanë thënë se SBASHK po bën gjithë angazhimet e mundshme që çështja e Ligjit të pagave të zgjidhet drejt përmes dialogut dhe takimeve të sindikatave me përfaqësues të Qeverisë në mënyrë që të mos shkohet në grevë dhe prandaj ka ftuar përfaqësuesit e Këshillave të prindërve që të jenë bashkë me SBASHK-un në këto angazhime me shpresë se mesazhi i përbashkët do të kuptohet drejt nga Qeveria dhe do të nis zgjidhja e drejtë për ligjin e pagave. Nëse edhe këto angazhime nuk japin rezultatin e pritur, atëherë do të ndodhin grevat në tërë sistemin arsimor”, thuhet në komunikatën e SBAShK-ut.

Sipas kësaj komunikate kryetari i Këshillit të Prindërve për Prishtinën, Jeton Demi, Nexhmi Hoxha e Besim Cakolli kanë shprehur përkrahjen për këresat e SBAShK-ut.

“Kryetari i Këshillit të Prindërve për Prishtinën Jeton Demi bashkë Nexhmi Hoxhën e Besim Cakollin janë shprehur se përkrahin kërkesat legjitime të SBASHK-ut dhe shprehin respekt për përpjekjet që çështjet të zgjidhen me dialog. Po ashtu kanë lavdëruar angazhimin për gjithë këtë përkushtim në mënyrë që të mos vije deri të grevat që paralizojnë tërë sistemin arsimor. Ata janë shprehur se do të debatojnë me kryesinë e Këshillit të prindërve të Prishtinës për të qenë bashkë me 4 dhjetor në protestë me shpresën se Qeveria do të reflektojë dhe do të arrihet marrëveshje pa pasur nevojë për veprime të tjera”, përfundon komunikata e SBAShK.

Ndërsa gjatë kësaj te enjte, Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut (KMDLNj) i ka bërë thirrje SBAShK-ut që të mos kërcënojë me protesta, por t’i kthehen dialogut me qeverinë për të gjetur një zgjidhje. 

Vendi

PDK kërkon seancë urgjente të Kuvendit sot për ndryshimin e Ligjit për Gjykatën Speciale

Published

on

By

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka kërkuar që sot, më 3 tetor, të mbahet seancë e Kuvendit të Kosovës për të votuar në dy lexime ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara.

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka deklaruar se vendimi i Qeverisë për të përcjellë në Kuvend plotësim-ndryshimin e këtij ligji është një hap i rëndësishëm dhe se procedurat parlamentare duhet të nisin pa vonesë.

“Ligji duhet të trajtohet dhe të votohet në të dy leximet. Prandaj, procedura duhet të nisë SOT në seancën e Kuvendit, duke pasur parasysh afatin prej 72 orësh ndërmjet dy leximeve“, ka thënë Musliu.

Ajo ka theksuar se Kosovës i nevojitet edhe një strategji e koordinuar juridike e diplomatike me ekspertë vendorë e ndërkombëtarë për procesin e apelimit të vendimit të 16 shtatorit dhe mbrojtjen e luftës së UÇK-së. Sipas saj, çështja është mbi kalkulimet politike dhe përfaqëson interes shtetëror, posaçërisht para se vendi të shkojë në zgjedhje./E.A/

Continue Reading

lajme

Qeveria miraton ndryshimet për Dhomat e Specializuara

Published

on

By

Qeveria e Kosovës ka konstatuar se nuk ka asnjë shkelje apo pengesë ligjore në nismën legjislative të ndërmarrë nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Përmes një mbledhjeje elektronike të mbajtur të premten në mbrëmje, Ekzekutivi ka miratuar vendimin me të cilin i ka përcjellë Kuvendit të Kosovës vlerësimin dhe përgjigjet e nevojshme zyrtare lidhur me këtë nismë.

Sipas njoftimit zyrtar, përgjigja e Qeverisë përfshin opinionin ligjor të përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së , vlerësimin e ndikimit buxhetor, si dhe opinionin ligjor mbi përmbajtjen e projektligjit.

“Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar vendimin me të cilin i përgjigjet kërkesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës për Nismën legjislative për ‘Projektligjin Nr. 11/L-001 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 05/L-053 për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializua”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Me këtë vendim, procedura i kalon tashmë Kuvendit të Kosovës për shqyrtim dhe procedim tëmëtejshëm ligjvënës. /E.A/

Continue Reading

lajme

Shkarkohet Blerim Isufaj nga posti i Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale

Published

on

By

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, është shkarkuar të premten nga Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), ka mësuar KOHA.

Gjatë ditës ishte bërë e ditur se KPK-ja do të mblidhej në një takim të jashtëzakonshëm, ku në rend dite ishte diskutimi për performancën e Isufajt.

Isufaj ishte zgjedhur për herë të parë në krye të Prokurorisë Speciale në vitin 2019, ndërsa ishte rizgjedhur në këtë pozitë në vitin 2023.

Gjatë mandatit të tij, Isufaj ka qenë një prej figurave më të kritikuara në sistemin prokurorial nga Lëvizja Vetëvendosje. Ai ishte votuar edhe nga Këshilli Prokurorial për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit, por procesi kishte mbetur pezull dhe nuk ishte dekretuar nga ish-presidentja Vjosa Osmani.

Kryeministri Albin Kurti kishte deklaruar më herët se në sistemin prokurorial “shumica e problemeve kanë emër të përveçëm”, duke iu referuar Isufajt.

Më 2 shtator, Isufaj pati një përplasje me disa anëtarë të Këshillit Prokurorial të Kosovës. Përplasjet u zhvilluan gjatë shqyrtimit të raportit të punës së Prokurorisë Speciale për vitin 2025, i cili më pas u rrëzua nga KPK-ja.

D.L

Continue Reading

Lajmet

Nis takimi mes Kurtit dhe Hamzës

Published

on

By

Ka nisur takimi mes kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza.

Në takim pritet të diskutohen çështja e zgjedhjes së presidentit të ri dhe ndryshimet e mundshme në Ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Hamza është parë duke hyrë në objektin e Qeverisë i shoqëruar nga deputeti i PDK-së, Rrahman Rama.

Kuvendi i Kosovës ka afat deri më 6 tetor për zgjedhjen e presidentit të ri. Nëse presidenti nuk zgjidhet brenda këtij afati, vendi shkon në zgjedhje të reja.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara