Lajmet

​Sarrazin tregon detaje për takimet e zhvilluara në Kosovë e Serbi

Sarrazin gjithashtu ka bërë thirrje për de-eskalimdhe tejkalim të tensionit mes Kosovës dhe Serbisë.

Published

on

Emisari gjerman për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, përmes një postimi në Twitter ka dhënë më shumë detaje për takimet që zhvilloi në Kosovë e Serbi së bashku me homologun slloven, Anzhej Frangesh.

Sarrazin gjithashtu ka bërë thirrje për de-eskalimdhe tejkalim të tensionit mes Kosovës dhe Serbisë, përfshirë këtu edhe dialogun.

“Me Anžej Frangeš në Kosovë dhe Serbi. Ne takuam Albin kurtin, Besnik Bislimin, Donika Gërvallen si dhe Goran Rakiq nga Lista Serbe, vizituam kufirin e Jarinjes, folëm me kryeministren e Serbisë dhe Petar Petkoviqin. Urgjentisht nevojitet për deeskalim dhe tejkalim të tensionit po ashtu përfshirje në dialog”, ka shkruar Sarrazin në Twitter.

Lajmet

IKSHPK me rekomandime për qytetarët pas paralajmërimit për stuhi me rrufe

Published

on

Pasi Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka paralajmëruar për sot stuhi lokale me bubullima dhe rrezik të lartë nga goditjet e rrufesë, edhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka publikuar disa rekomandime për qytetarët.

Sipas IKSHPK-së, për të mbrojtur veten dhe familjen gjatë stuhive me rrufe, qytetarët duhet të hyjnë menjëherë në një ndërtesë të mbyllur ose në një automjet.

Po ashtu, rekomandohet të shmanget qëndrimi në fusha të hapura, nën pemë, pranë shtyllave elektrike dhe objekteve të tjera që mund të paraqesin rrezik gjatë motit të lig.

Më poshtë i gjeni rekomandimet e plota të IKSHPK-së:

/A.K/

Continue Reading

Lajmet

Trump premton mbështetje për Libanin pas takimit me presidentin Aoun

Published

on

Presidenti amerikan Donald Trump është zotuar se Shtetet e Bashkuara do ta ndihmojnë Libanin gjatë një takimi në Shtëpinë e Bardhë me presidentin libanez, Joseph Aoun.

“Ka qenë një vend shumë i keqtrajtuar dhe ne do ta trajtojmë siç duhet dhe me respektin që meriton. Ne do ta ndihmojmë shumë”, ka deklaruar Trump, pa dhënë detaje konkrete për mbështetjen.

Presidenti Aoun e falënderoi Trumpin për mbështetjen amerikane, duke shprehur mirënjohje për angazhimin e SHBA-së ndaj sovranitetit të Libanit, institucioneve shtetërore dhe Forcave të Armatosura Libaneze.

I pyetur për tërheqjen e trupave izraelite nga Libani jugor, Trump tha se procesi është duke vazhduar, duke shtuar se forcat izraelite janë në fazën e ridislokimit, por pa dhënë hollësi të mëtejshme.

Nga ana e tij, Aoun e vlerësoi qasjen e presidentit amerikan ndaj paqes, duke e cilësuar atë si pjesë të trashëgimisë së tij. Trump iu përgjigj me humor, duke thënë se pajtohet me këtë vlerësim dhe shtoi se presidenti libanez “di si ta kontaktojë”.

Takimi u zhvillua në kohën kur Libani po kërkon mbështetjen e SHBA-së për stabilitet afatgjatë pas muajsh përleshjesh mes Izraelit dhe Hezbollahut. Ndërkohë, Uashingtoni njoftoi se kanë nisur operacionet në tre fshatra të Libanit jugor, në kuadër të një plani pilot për të lehtësuar vendosjen e ushtrisë libaneze, ndërsa forcat izraelite përgatiten të ridislokohen nga disa zona./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Ndahet nga jeta akademik Emin Riza, studiuesi i shquar i trashëgimisë kulturore shqiptare

Published

on

Është ndarë nga jeta në moshën 89-vjeçare akademik Emin Riza, një nga figurat më të rëndësishme të studimeve mbi trashëgiminë kulturore dhe arkitekturën tradicionale shqiptare.

Akademia e Shkencave e Shqipërisë ka shprehur ngushëllime për familjen, miqtë dhe komunitetin akademik, duke vlerësuar kontributin e jashtëzakonshëm të Rizës në ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore kombëtare.

I lindur më 3 korrik 1937 në Shkodër, Emin Riza zhvilloi një karrierë të gjatë si studiues, pedagog dhe specialist në Institutin e Monumenteve të Kulturës, duke lënë gjurmë të rëndësishme në dokumentimin dhe mbrojtjen e monumenteve shqiptare.

Ndër veprat e tij më të njohura janë “Qyteti-Muze i Gjirokastrës” dhe monografia “Banesa shqiptare me qoshk”. Ai ishte autor i 16 monografive dhe 134 artikujve shkencorë në revista të specializuara.

Emin Riza ishte gjithashtu kryeredaktor i revistave “Studia Albanica” dhe “Monumentet”, si dhe një nga kontribuuesit në përgatitjen e dosjeve të Gjirokastrës dhe Beratit për UNESCO-n.

Për kontributin e tij shumëvjeçar, ai ishte nderuar me titullin “Qytetar Nderi” i Gjirokastrës dhe Beratit. Homazhet për akademikun Emin Riza do të mbahen sot në Tiranë, ndërsa ceremonia e varrimit do të zhvillohet në varrezat e Tufinës./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Wizz Air hap bazën në Prishtinë, shton tri destinacione të reja dhe investon 100 milionë euro

Published

on

By

Kompania ajrore me kosto të ulët Wizz Air ka njoftuar hapjen e bazës së saj operative në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, duke zgjeruar njëkohësisht rrjetin e fluturimeve me tri destinacione të reja.

Në ceremoninë e organizuar në aeroport, përfaqësuesit e kompanisë bënë të ditur se nga periudha e ardhshme do të nisin fluturimet drejt dhe nga Brukseli tri herë në javë, Karlsruhe/Baden-Baden katër herë në javë, si dhe fluturime të përditshme drejt Bazelit në Zvicër.

Me këto shtesa, Wizz Air do të operojë gjithsej në nëntë destinacione nga Prishtina. Aktualisht, kompania ofron fluturime për në Londër, Dortmund, Memmingen, Bratislavë, Milano dhe Romë.

Baza e re e Wizz Air në Prishtinë pritet të bëhet funksionale në muajin nëntor dhe, sipas kompanisë, përfaqëson një investim prej rreth 100 milionë eurosh. Si pjesë e këtij investimi, në Prishtinë do të vendoset edhe një aeroplan Airbus A321neo, me kapacitet prej 239 ulësesh.

Në ceremoni mori pjesë edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i cili e cilësoi vendimin e Wizz Air si një tregues të besimit në ekonominë dhe perspektivën e Kosovës.

“Vendimi i Wizz Air për të vendosur bazën e saj në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës është dëshmi se Kosova po shihet gjithnjë e më shumë si vend i besueshëm për investime, me perspektivë të qartë zhvillimi dhe potencial të madh për t’u integruar edhe më shumë në rrjetet evropiane të transportit, tregtisë dhe lëvizjes së lirë të njerëzve”, tha Kurti.

Ai shtoi se ky investim, së bashku me vendosjen e avionit të ri Airbus A321neo, dëshmon se Kosova po bëhet gjithnjë e më tërheqëse për industrinë ndërkombëtare të aviacionit.

Sipas Kurtit, bashkëpunimi i institucioneve me operatorët ekonomikë dhe partnerët ndërkombëtarë ka ndikuar në rritjen e besimit ndaj potencialit të Kosovës, duke krijuar kushte më të favorshme për investime të reja dhe zhvillim ekonomik.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara