Sport

​Sadiku: Këtë dëshpërim do ta kthejë në fuqi dhe medalje

Sadiku nuk e fsheh zhgënjimin e saj.

Published

on

Për herë të tretë India nuk ia mundësoi Donjeta Sadikut pjesëmarrjen në gara ndërkombëtare. Kësaj radhe boksieres kosovare iu mohua garimi në Kampionatin Botëror të boksit vetëm për shkak se ky shtet nuk e njeh Kosovën si shtet të pavarur.

Angazhimi i institucioneve të Kosovës në këtë drejtim nuk mungoi, por në fund përgjigjja ishte sërish negative.

Sadiku nuk e fsheh zhgënjimin e saj. Ajo thotë se synonte që ta ngriste flamurin e Kosovës duke fituar medalje në Indi.

“Ky rasti i fundit, moslejimi për pjesëmarrje në Kampionat Botëror ka qenë mjaft e mërzitshme për mua edhe ka qenë një dëshpërim mjaft i madh. Kam pritur që të marr pjesë në këtë kampionat dhe synimi im i vetëm ka qenë sigurimi i medaljes me qëllim që ta ngris flamurin në Indi”, deklaroi ajo.

Pjesëmarrja në këtë kampionat pa simbolet e Kosovës, ashtu siç kërkoi India, Donjeta thotë se nuk ishte fare opsion. Ajo gjithashtu paralajmëron se këtë dëshpërim që iu shkaktua do ta kthejë në fuqi dhe medalje në garat e ardhshme.

“Kur morëm lajmin kam qenë më trajneren time dhe thash që synimi im ka qenë vetëm sigurimi i medaljes, asnjëherë nuk ka qenë në pyetje mbrojtja e titullit ose sigurimi i medaljes mirëpo ka qenë vetëm ngritja e flamurit dhe unë nuk kam qenë e pajtimit që ta marrë pjesë pa himn ose pa flamur e vendit tim. Normalisht që këto ditë jam pak e de-motivuar, mirëpo nuk kam kohë për të qenë e dëshpëruar sepse kam gara të tjera dhe këtë dëshpërim edhe këtë padrejtësi do ta kthej në fuqi dhe në medalje dhe këtë ka për t’ua vërtetuar të gjithëve në muajin qershor”, theksoi ajo.

Trajnerja e saj, Mariola Sallauka, thotë se Sadiku ishte tejet e motivuar në prag të këtij kampionati dhe kjo është arsyeja pse zhgënjimi është shumë më i madh.

“Është shumë zhgënjyese për faktin se deri në momentet e fundit ne kemi pritur që do të na konfirmohet pjesëmarrja në Kampionatin Botëror. Gjithë treningun e kemi bërë dhe e kemi kaluar gjatë këtyre muajve ka qenë qëllimi i vetëm për të siguruar medalje dhe për ta ngritur flamurin në Indi. Në njëfarë mënyrë kemi pritur shumë për të marrë pjesë për shkak se Donjetës dy herë i është mohuar e drejta dhe kemi qenë shumë të motivuar, sidomos Donjeta e ka pasur një ndjenjë të jashtëzakonshme për këtë kampionat dhe është vërtetë zhgënjyese”, theksoi Sallauka.

Përkundër kësaj pengese, Sallauka thotë se synimi i radhës është medalja në Lojërat Olimpike, derisa shpreson që në të ardhmen sportistët tjerë të mos kenë probleme të tilla.

“E kemi synimin për kualifikueset që mbahen në qershor, kualifikuese për Lojërat Olimpikë. Punën po e vazhdojmë, nuk po ndalemi aspak dhe shpresojmë që ta kualifikohemi dhe të sigurojmë medalje në Lojërat Olimpike…Jam e kënaqur për rëndësinë që i kanë dhënë këtij kampionati institucionet tona dhe shpresojmë që sportistët e Kosovës të mos i kenë këto probleme për shkak se disa vende nuk e njohin Kosovën si shtet sepse po dëmtohen sportistët në këtë rast”, tha në fund ajo.

Lajmet

Përzgjedhësi i Izraelit, Ben Shimon: Kosova ka ekip të mirë, jemi në nivel të përafërt

Published

on

By

Përzgjedhësi i Kombëtares së Izraelit, Ran Ben Shimon, ka vlerësuar lart përfaqësuesen e Kosovës në konferencën për media para përballjes së nesërme ndërmjet dy kombëtareve, duke deklaruar se të dyja ekipet kanë nivel të përafërt.

Tekniku izraelit e cilësoi Kosovën si një kundërshtar cilësor, ndërsa shtoi se bilanci i takimeve të kaluara nuk do të luajë rol përcaktues në këtë sfidë.

“Mendoj që Kosova dhe Izraeli pak a shumë e kanë nivelin e njëjtë. Mund të them që të dyja janë ekipe relativisht të vogla. Sa i përket rezultateve të së kaluarës, nuk bazohemi te historia. Kosova me të vërtetë ka një ekip të mirë, por do të shohim se çfarë do të ndodhë”, tha Ben Shimon.

Ndeshja ndërmjet Kosovës dhe Izraelit zhvillohet nesër, ku të dyja përfaqësueset synojnë rezultat pozitiv. Deri më tani, nga tri përballjet e ndërsjella, Kosova ka arritur të shënojë një fitore. /E.A/

Continue Reading

Sport

Anglia triumfon ndaj Kroacisë dhe mban hapin me Spanjën

Published

on

By

Anglia ka regjistruar një fitore të rëndësishme me rezultat 2-1 kundër Kroacisë, në një ndeshje të mbushur me emocione dhe ndërhyrje të sistemit VAR.

Anglezët kaluan të parët në epërsi në minutën e 24-të me anë të Morgan Rogers.

Kroacia u kundërpërgjigj në pjesën e dytë, duke barazuar shifrat në 1-1 në minutën e 59-të përmes Petar Sucic.

Megjithatë, Anglia fitoi një penallti pas rishikimit me VAR, të cilën kapiteni Harry Kane e shndërroi në gol në minutën e 64-t për 2-1. Në fund, anglezëve iu anulua edhe një gol i James Garner për pozicion jashtë loje.

Pas kësaj fitoreje, Anglia renditet në vendin e dytë të Grupit 3 me 12 pikë, duke ndjekur nga afër lideren Spanja. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Spanja mposht Çekinë dhe mbetet e pamposhtur në krye të grupit

Published

on

By

Spanja ka vazhduar rrugëtimin e shkëlqyer në Ligën e Kombeve, duke shënuar fitore minimale 1-0 ndaj Republikës së Çekisë në kuadër të Grupit 3 të Ligës A.

Kampionia e Evropës kaloi në epërsi në minutën e 39-të përmes Alex Baenës, i cili realizoi një gol të saktë. S

panja rrezikoi sërish me Fabian Ruiz, ndërsa një gol i Yeremy Pinos në fillim të pjesës së dytë u anulua nga VAR-i për pozicion jashtë loje. Çekët e patën edhe më të vështirë nga minuta e 72-të, kur Ladislav Krejci u ndëshkua me karton të kuq pas rishikimit të një ndërhyrjeje në sistemin VAR.

Me këtë triumf, Spanja forcon pozitat në vendin e parë të grupit me 15 pikë të tubuara, pa pësuar asnjë humbje deri më tani. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Italia përmbys Francën 3-1 dhe merr kreun e grupit

Published

on

By

Kombëtarja e Italisë ka regjistruar fitoren e tretë radhazi, duke mposhtur Francën me rezultat 3-1 pas një përmbysjeje dhe duke u ngjitur në vendin e parë të grupit me 10 pikë, aq sa kanë edhe “Gjelat”.

Ndeshja nisi më mirë për francezët, të cilët kaluan në epërsi në minutën e 10-të me golin e Michael Olise, i cili përfitoi nga një gabim i portierit Gianluigi Donnarumma. Megjithatë, skuadra e drejtuar nga Roberto Mancini reagoi shpejt dhe barazoi shifrat në minutën e 26-të përmes Francesco Pio Espositos, pas asistimit nga Nicolo Cambiaghi.

Në pjesën e dytë, italianët shpërdoruan një rast të artë për të kaluar në epërsi, pasi Sebastiano Esposito humbi penalltinë në minutën e 60-të. Por vetëm tri minuta më vonë, Davide Frattesi realizoi për 2-1 pas një asistimi të Federico Dimarcos.

Fitoren e Italisë e vulosi sërish Francesco Pio Esposito në minutën e 75-të, duke u treguar i saktë nga pika e bardhë pas një penalltie të shkaktuar nga Dayot Upamecano, për rezultatin përfundimtar 3-1. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara