Lajmet

​Sa orë duhet të flini sipas moshës?

Kohëzgjatja dhe cilësia e gjumit janë faktorë thelbësorë për funksionimin e duhur të trupit.

Published

on

Të jeni në gjendje të flini një numër të mirë orësh gjumë është e rëndësishme, por shpesh nuk arrini të flini numrin e duhur të orëve për shkak të angazhimeve të jetës së përditshme. Gjumi është një element jetik për shëndetin dhe mirëqenien e përgjithshme. Kohëzgjatja dhe cilësia e gjumit janë faktorë thelbësorë për funksionimin e duhur të trupit. Nevoja për gjumë ndryshon në varësi të moshës, stilit të jetesës, periudhës së vitit dhe kushteve shëndetësore. Sipas Fondacionit Kombëtar të Gjumit ka një kohë të mjaftueshme për të fjetur sipas moshës.

Të porsalindur (0-3 muaj)

Kohëzgjatja aktuale e rekomanduar është 14-17 orë në ditë, më parë ishte 12-18 orë.

Foshnjat (4-11 muaj)

Kohëzgjatja e rekomanduar është 12-15 orë, por shkalla është më e gjerë dhe mund të ndryshojë nga 10 në 18 orë.

Fëmijë të vegjël (1-2 vjeç)

Kohëzgjatja e rekomanduar është 11-14 orë, diapazoni është gjithashtu më i gjerë dhe varion nga 9 në 16 orë.

Fëmijët parashkollorë (3-5 vjeç)

Kohëzgjatja e rekomanduar është 10-13 orë, me një shkallë më të madhe nga 8 deri në 14 orë.

Fëmijët e moshës shkollore (6-13 vjeç)

Kohëzgjatja e rekomanduar është 9-11 orë, me një shkallë 7-12 orë.

Adoleshentët (14-17 vjeç)

Kohëzgjatja e rekomanduar është 8-10 orë, me një shkallë 7-11 orë.

Të rinjtë (18-25 vjeç)

Kohëzgjatja e rekomanduar është 7-9 orë, me një shkallë 6-11 orë.

Të rriturit (26-64 vjeç)

Kohëzgjatja e rekomanduar është 7-9 orë, me një shkallë 6-10 orë.

Të rriturit e moshuar (65+)

Kohëzgjatja e rekomanduar është 7-8 orë, me një shkallë 5-9 orë.

Vendi

Kurti: Komunikim intensiv gjatë fundjavës për zgjedhjen e presidentit

Published

on

By

Kryeministri Albin Kurti ka bërë të ditur se kanë nisur komunikimet intensive për arritjen e një marrëveshjeje politike për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit, duke e cilësuar këtë fundjavë si përcaktuese për të shmangur krizën institucionale.

Synimi i mazhorancës është që Kosova të bëhet me kryetar shteti gjatë javës së ardhshme, përpara se të skadojë afati përfundimtar kushtetues më 6 tetor.

Nëse Kuvendi dështon të zgjedhë presidentin deri të hënën, vendi do të shkojë automatikisht në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare — të katërtat në më pak se dy vjet — të cilat duhet të mbahen më së largu deri më 15 nëntor.

Për të siguruar kuorumin e nevojshëm prej 80 deputetësh në sallë, Lëvizja Vetëvendosje po përballet me kushtëzime të forta nga partitë opozitare.

Partia Demokratike e Kosovës ka shprehur gatishmëri për diskutime vetëm me kusht që të ndryshohet Ligji për Gjykatën Speciale, duke kërkuar kufizimin e mandatit të saj pas dënimeve të fundit ndaj ish-krerëve të UÇK-së dhe rikthimin e gjykimeve për krimet e luftës në Kosovë.

Nga ana tjetër, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës vazhdon të refuzojë takimet pa u plotësuar kërkesat e saj politike, ndërsa me Lidhjen Demokratike të Kosovës nuk ka pasur takime të reja që prej dështimit të kandidaturës së mëparshme të Bekim Sejdiut. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Sulmohen dy zyrtarë policorë gjatë detyrës në Prishtinë, arrestohet i dyshuari

Published

on

By

Një person është arrestuar në Prishtinë pasi ka sulmuar fizikisht dy zyrtarë policorë gjatë kohës sa po kryenin detyrën e tyre zyrtare.

Sipas Policisë së Kosovës, incidenti ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes, në momentin kur zyrtarët policorë po legjitimonin një person tjetër brenda një veture, i cili doli të jetë i afërm i të dyshuarit.

Gjatë përplasjes, në vendngjarje ka ndërhyrë edhe një person i tretë, i cili ka penguar zyrtarët dhe ka tentuar t’i ndihmojë të dyshuarit të largohej.

Lidhur me rastin, përveç njësive përkatëse policore, është njoftuar edhe Inspektorati Policor i Kosovës (IPK).

Me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari kryesor është dërguar në mbajtje pas intervistimit. /E.A/

Continue Reading

Vendi

Përleshje mes dy personave në Prishtinë, njëri dërgohet në mbajtje

Published

on

By

Një mosmarrëveshje mes dy personave në Prishtinë ka eskaluar në përleshje fizike mbrëmjen e së enjtes.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:00, me ç’rast njësitë policore kanë ndërhyrë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë arrestuar dy të dyshuarit.

Pas shoqërimit në stacionin policor dhe intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar, njëri prej të dyshuarve është dërguar në mbajtje, ndërsa tjetri është liruar për të vazhduar në procedurë të rregullt. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Rektori Hajrizi merr pjesë në hapjen e Samitit Ndërkombëtar Rinor për Paqe 2026 në Mitrovicë

Published

on

By

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, mori pjesë në hapjen e Samitit Ndërkombëtar Rinor për Paqe 2026, i cili po zhvillohet në Mitrovicë, duke mbledhur të rinj nga vende dhe komunitete të ndryshme, si dhe përfaqësues të institucioneve, akademisë dhe shoqërisë civile.

Në ceremoninë hapëse, Rektori Hajrizi mbajti një fjalë përshëndetëse, në të cilën theksoi rëndësinë e edukimit, bashkëpunimit dhe angazhimit të të rinjve në ndërtimin e një të ardhmeje më të qëndrueshme dhe paqësore.

Duke folur për rëndësinë e këtij samiti, Rektori Hajrizi theksoi se misioni i UBT-së është të kontribuojë në zhvillimin e një gjenerate të përgatitur për të vepruar përtej kufijve, për të ndërtuar ura bashkëpunimi dhe për të krijuar ndikim pozitiv në shoqëri. Ai vuri në pah rolin e arsimit, inovacionit dhe angazhimit ndërkombëtar në fuqizimin e të rinjve si bartës të ndryshimit.

Samiti, me pjesëmarrjen e të rinjve dhe figurave institucionale, akademike e shoqërore, synon të nxisë dialogun, bashkëjetesën, paqen, lirinë dhe barazinë, duke krijuar mundësi për shkëmbim të ideve dhe përvojave dhe për forcimin e lidhjeve ndërmjet komuniteteve të ndryshme.

 

Continue Reading

Të kërkuara