Lajmet

​Rusia sulmon Kievin për herë të nëntë këtë muaj

Një person është vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur.

Published

on

Kryeqyteti i Ukrainës, Kiev, është goditur të enjten nga sulmet ajrore ruse, për të nëntën herë këtë muaj.

Një person është vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur, si pasojë e sulmeve raketore në Odesa, qytetin port në Detin e Zi, kanë thënë zyrtarët, raporton BBC.

Shpërthimet janë dëgjuar edhe në disa qendra rajonale, si në Vinitsia, Kmelnitski dhe Zhitomir.

Administrata ushtarake e Kievit ka thënë se informacionet preliminare tregojnë se të gjitha raketat e nisura, janë shkatërruar.

Të martën, Ukraina ka thënë se i ka rrëzuar gjashtë raketa hipersonike Kinzhal, në kuadër të sulmeve “intensive”.

Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko tha të martën se një zjarr kishte shpërthyer në një garazh në zonën Darnytsya të Kievit, por shtoi se askush nuk ishte lënduar.

Kreu i administratës ushtarake civile të Kievit tha se një sulm i rëndë me raketa ishte nisur nga bombarduesit strategjikë rusë mbi detin Kaspik.

Zyrtarët perëndimorë besojnë se ushtria e Ukrainës ka një gjendje të konsiderueshme gatishmërie për të nisur kundërofensivë ndaj forcave ruse.

Zyrtarët kanë thënë se ushtria e Kievit tani ka kapacitet për manovrim të tankeve, të pajisjeve luftarake, ka inxhinierë të rinj në fushëbetejë, mund të pastrojë territoret nga minat, të ndërtojë ura të përkohshme për të kaluar lumenjtë dhe për të shënjestruar targete në distanca të gjata.

Bota

Dodik nuk iu përgjigj thirrjes së Prokurorisë së BeH

Published

on

Milorad Dodik, presidenti i entitetit të Bosnjës dhe Hercegovinës, Republika Srpska, nuk iu përgjigj thirrjes së Prokurorisë së Bosnjë-Hercegovinës për t’u marrë në pyetje lidhur me dyshimet për përmbysjen e rendit kushtetues. Ai nuk u paraqit në Prokurori në orën 11:00 dhe tani do t’i bëhet thirrje e re, sipas procedurave ligjore. Nëse ai nuk përgjigjet ose nuk gjendet në adresën e regjistruar, mund të lëshohet urdhër arresti.

Sipas mediave, Dodik do të takohet sot në Banja Luka me zëvendëskryeministrin serb Aleksandar Vulin.

Vendimi i Dodik për të nënshkruar dekrete që shpallin ligje që ndalojnë veprimtarinë e institucioneve të sigurisë dhe gjyqësore shtetërore në territorin e Republikës Srpska ka shkaktuar tensione. Ky akt u miratua në Asamblenë Kombëtare të RS pas një vendimi jo-përfundimtar që e dënon Dodik para Gjykatës së Bosnjë-Hercegovinës. Për këtë arsye, Gjykata Kushtetuese e Bosnjës dhe Hercegovinës ka marrë një masë të përkohshme që ndalon zbatimin e këtyre ligjeve, të cilat pengojnë funksionimin e institucioneve shtetërore në këtë pjesë të vendit.

Continue Reading

Lajmet

Kurti: Qeveria e re sigurt do të udhëhiqet nga LVV-ja

Published

on

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka thënë se është e sigurt që qeveria e re do të udhëhiqet nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV). 

Ai sërish nuk është ndaluar që të flasë gjatë para gazetarëve kur është pyetur lidhur me konsultimet për formimin e qeverisë së re, teksa ka qenë duke u larguar nga një aktivitetet i Agjencisë për Barazi Gjinore, për shënim të 8 Marsit – Ditës Ndërkombëtarë të Gruas.

“Së pari rezultatet përfundimtare, pastaj certifikimi, pastaj bisedimet, qeveria sigurt e udhëhequr nga Vetëvendosja dhe unë”, ka theksuar ai, duke u larguar, raporton EO.

Sipas rezultateve preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, LVV-ja ka dalë e para, e pasuar nga Partia Demokratike e Kosovës, pastaj Lidhja Demokratike të Kosovës, dhe e katërta sipas votave, është radhitur koalicioni AAK-Nisma.

Continue Reading

Lajmet

​Rreth 300 raste të zjarreve në tri ditët e fundit

Published

on

By

Drejtori ekzekutiv i Agjencisë së Menaxhimit Emergjent të MPB-së, Genc Metaj deklaroi se gjendja aktuale lidhur me zjarret paraqet rrezik serioz.

Në konferencë për media të hënën, ai tha se ditëve të fundit është vërejtur shtim i rasteve të zjarreve.

Në tri ditët e fundit, ai shtoi se janë evidentuar mbi 290 rasteve të zjarreve, të cilat ai i quajti enorme.

Kjo gjendje paraqet rrezik serioz për qytetarët dhe sigurinë publike. Ditëve të fundit është vërejtur një shtim i rasteve të zjarreve. Nga statistikat qe i kemi marrë, vetëm javën e parë të marsit janë 57 raste“, u shpreh ai.

Këto raste, Metaj shtoi se vejnë në rrezik operacionalitetin e ekipeve.

Shkaqet kryesisht dyshohet të jenë dora e njeriut. Nga sot do te fillojmë me patrullimet e rregullta të zjarrfikësve në gjitha komunat“, theksoi ai.

Continue Reading

Lajmet

Frika për destabilitet, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s mbërrin në Sarajevë

Published

on

By

Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës Veriatlantike, Mark Rutte, mbërriti të hënën, për një vizitë zyrtare në Bosnjë dhe Hercegovinë, ku do të takohet me drejtuesit më të lartë politikë, në një moment kur autoritetet e Republikës Sërpska, duke kërcënuar me shkëputje, kanë tentuar të ndalojnë funksionimin e institucioneve shtetërore të drejtësisë dhe policisë në territorin e këtij entiteti.

Aktualisht, po zhvillohet takimi me anëtarët e Presidencës së Bosnje dhe Hercegovinës – Zhelka Cvijanoviq, Denis Beqiroviq dhe Zhelko Komshiq, pas të cilit është planifikuar një konferencë për media.

Pas këtij takimi, Rutte do të zhvillojë një takim me kryetaren e Këshillit të Ministrave të Bosnje dhe Hercegovinës, Borjana Krishto.

Pasdite pritet që Rutte t’u drejtohet studentëve të Fakultetit të Shkencave Politike të Universitetit të Sarajevës.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s ka mbërritur në Bosnjë dhe Hercegovinë pas miratimit të ligjeve antikushtetuese në entitetin Republika Sërpska të Bosnje dhe Hercegovinës.

Më herët, Kuvendi i RS-së ka miratuar një ligj për ndalimin e veprimtarisë së Agjencisë Shtetërore për Hetime dhe Mbrojtje (SIPA) të BeH-së, Gjykatës dhe Prokurorisë së Bosnjë dhe Hercegovinës, si dhe Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Prokurorial, i cili është përgjegjës për emërimin e të gjithë gjyqtarëve dhe prokurorëve në vend.

Gjykata Kushtetuese e Bosnjë dhe Hercegovinës ka marrë një masë të përkohshme dhe ka pezulluar zbatimin e ligjit të miratuar nga Kuvendi Popullor i RS-së më 27 shkurt, një ditë pasi presidenti i RS-së, Millorad Dodik, u dënua nga Gjykata e Bosnjë dhe Hercegovinës me një vit burgim dhe gjashtë vjet ndalim të ushtrimit të funksionit. Ky është dënim i shkallës së parë, ndaj të cilit Dodik ka mundësi të ankohet.

Ai u shpall fajtor për mosrespektimin e vendimeve të përfaqësuesit të Lartë, Christian Schmidt, dhe për nënshkrimin e dekretit për shpalljen e ligjeve që Schmidt i kishte anuluar më herët, me të cilat ishte synuar pengimi i zbatimit të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese të Bosnjë dhe Hercegovinës dhe përfaqësuesit të Lartë në territorin e RS-së.

NATO-ja ka përsëritur disa herë se kjo organizatë ushtarako-politike mbështet sovranitetin dhe integritetin territorial të Bosnjë dhe Hercegovinës dhe se nuk do të lejojë një vakum sigurie apo rrezikim të paqes së fituar me vështirësi.

Forcat e Bashkimit Evropian (EUFOR) në Bosnje dhe Hercegovinë njoftuan më 7 mars se do të rrisin përkohësisht numrin e trupave të tyre si një masë parandaluese, pas rritjes së tensioneve në vend.

Continue Reading

Të kërkuara