Lajmet

​Rusia hedh poshtë vendimin e GjND-së për t’i dhënë fund pushtimit të Ukrainës

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë urdhëroi Rusinë të ndalojë menjëherë operacionin në Ukrainë.

Publikuar

Kremlini hodhi poshtë sot një vendim të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (ICJ), gjykata më e lartë e OKB-së, që urdhëronte Rusinë të pezullonte menjëherë operacionet ushtarake në Ukrainë.

“Ne nuk mund ta marrim parasysh këtë vendim”, tha zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov, duke theksuar se të dyja palët, Rusia dhe Ukraina, duhet të pajtohen me vendimin përpara se të zbatohet.

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë urdhëroi Rusinë të ndalojë menjëherë operacionin në Ukrainë.

“Në këtë rast, nuk ka pëlqim”, tha Peskov.

Procedurat para GjND-së u iniciuan nga Ukraina më 26 shkurt, dy ditë pas fillimit të sulmit rus, duke kërkuar nga gjykata që të urdhërojë Moskën të ndalojë pushtimin.

Kievi të mërkurën përshëndeti vendimin e gjykatës si “një fitore për drejtësinë dhe një fitore për Ukrainën”.

GjND-ja u krijua në vitin 1946 për të zgjidhur mosmarrëveshjet midis shteteve. Vendimet e saj janë të detyrueshme dhe nuk mund të apelohen, por gjykata nuk mund t’i detyrojë ato të respektohen.

Rusia bojkotoi seancat e 7 dhe 8 marsit, por hodhi poshtë një vendim gjykate në një dokument të shkruar. 

Lajmet

​Sot takimi Kurti-Vuçiq

Publikuar

nga

Në Bruksel sot zhvillohet takimi në mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Kurti tha dje se ka konfirmuar pjesëmarrjen për të parë se në çfarë gjendje ndodhet Kosova në kuadër të dialogut me Serbinë. Ai ka theksuar se marrëveshja bazike e 27 shkurtit të vitit të kaluar me pjesën integrale, aneksin e zbatimit nga Oher i 18 marsit e bënë normalizimin e raporteve ndërmjet të Kosovës dhe Serbisë, me njohje de-fakto.

Sipas tij, takimi i bilateral e trelateral do të jetë në funksion të rekapitullimit të procesit të dialogut dhe të shihet se cilat janë idetë e ecjes përpara.

“E kam konfirmuar pjesëmarrjen time. Nuk ka pasur takim të nivelit të lartë që nga shtatori vitit të kaluar dhe në këtë qershor janë bërë tre vjet të dialogut të nivelit të lartë që marr pjesë si kryeministër. Besoj se përveç tjerash takimi i nesërm edhe bilateral edhe trelateral do të jetë në funksion të rekapitullimit të këtij procesi tre vjeçar, të shohim se në çfarë gjendje ndodhemi dhe cilat janë ide se si duhet të mund të ecim përpara. Marrëveshja bazike e 27 shkurtit të vitit të kaluar me pjesën integrale aneksin e zbatimit nga Ohër i 18 marsit e bënë normalizimin e raporteve ndërmjet të Kosovës dhe Serbisë, me njohje de-fakto, së paku de-fakto në qendër. Kjo është zgjidhja më e evropiane e fqinjësisë së mirë e cila nuk është realizuar deri më sot, për shkak se para se të kemi edhe zbatim të marrëveshjes, kemi pasur shkelje sistematike të saj që ka kulmuar me letrën e ish kryeministres Bërnabiq, ku Serbia u tërhoq nga marrëveshja bazike dhe prej aty na vinë gjitha problemet, pra nga mosrespektimi, nga shkelja e marrëveshjes bazike”, ka deklaruar Kurti.

Kreu i ekzekutivit ka nënvizuar se dje janë bërë nëntë muaj prej që është vrarë rreshteri policor, Afrim Bunjaku, dhe siç tha ai nëntë muaj prej që “kryekrimineli i paramilitarëve terrorist, Milan Radjoçiq ndodhet në liri”. Ai shtoi se vazhdimisht ka pasur eskalime e deeskalime e që të gjitha këto e kanë adresën në Beograd.

“Dje janë bërë nëntë muaj prej që është vrarë rreshteri policor, Afrim Bunjaku, që d.m.th se janë bërë nëntë muaj që kryekrimineli i paramilitarëve terrorist, Milan Radjoçiq ndodhet në liri. Ndërkaq nesër do të bëhen një vit prej se janë liruar tre policet të cilët u patën rrëmbyer në afërsi të kufirit me Serbinë, por gjithsesi në territorin e Kosovës, pasi që u mbajtën peng për 12 ditë. Kemi pasur vazhdimisht tensione nganjëherë edhe eskalime, që të gjitha e kanë adresën, sepse përgjegjësinë e fajësinë e ka Beogradi zyrtar”, tha Kurti.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

OBSH thotë se 2.6 milionë njerëz kanë vdekur si pasojë e përdorimit të alkoolit në vitin 2019

Publikuar

nga

Njerëzit kanë më shumë gjasa të vdesin si pasojë e problemeve që vijnë si pasojë e përdorimit të alkoolit në Evropë se kudo tjetër, sipas një raporti të ri nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).

Në vitin 2019, sipas OBSH-së, 2.6 milionë njerëz kanë vdekur si pasojë e përdorimit të alkoolit. Kjo është një rënie prej 2.5 për qind nga viti 2010, por ende “e lartë dhe e papranueshme”, tha Dr Vladimir Poznyak, i cili drejton njësinë për përdorimin e alkoolit, drogës dhe sjelljeve të varësisë në departamentin e shëndetit mendor dhe substancave të OBSH-së.

Evropa ka shkallën më të lartë të vdekshmërisë si pasojë e alkoolit – 52.9 për 100,000, pak mbi Afrikën 52,2 për 100,000 – si dhe shkallën më të lartë në botë të çrregullimit të përdorimit të alkoolit, me 10.7 për qind, megjithëse prevalenca ka rënë në vitet e fundit./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Lajmet

UNRWA ka fonde deri në fund të gushtit

Publikuar

nga

Kreu i agjencisë së Kombeve të Bashkuara që mbështet refugjatët palestinezë tha të martën se ka siguruar fonde deri në fund të muajit gusht.

“Ne kemi të ardhura deri në fund të gushtit”, tha Philippe Lazzarini, kreu i UNRWA-së, i cila koordinon pothuajse të gjithë ndihmën në Gaza, porse është përballur me një krizë të ardhurash që nga muaji janar, kur shumë vende pezulluan fondet pasi Izraeli akuzoi diku 13 mijë punonjës të Gazës për përfshirje në sulmin e 7 tetorit nga Hamasi./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Policia apel mërgimtarëve: Respektoni rregullat e trafikut!

Publikuar

nga

Policia e Kosovës u ka dëshiruar mirëseardhje të gjithë bashkatdhetarëve që do të kalojnë pushimet verore në Kosovë.

Bashkë me urimin e mirëseardhjes, Policia ka lëshuar edhe një apel për ta, duke u kërkuar që të respektojnë rregullat e trafikut për sigurinë e tyre dhe të familjeve.

Në apel, Policia ka bashkëngjitur edhe gjobat për secilën shkelje të rregullave të trafikut, siç parashikohen me Ligjin e ri të trafikut.

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara