Lajmet

​Rreth 2 mijë familje do të subvencionohen për investime efiçiente në shtëpi

Rizvanolli tha se realizimi i këtij projekti tregon për prioritetin që e kanë për efiçiencë të energjisë.

Published

on

Nga nesër qytetarët e Kosovës mund të aplikojnë për subvencionim të termoizolimit të mureve të jashtme, të kulmeve, si dhe ndërrimit të dritareve dhe dyerve të jashtme për 45 për qind të vlerës së investimit, deri në 5,500 euro.

Përmes projektit për zbatimin e masave të efiçiencës së energjisë për shtëpitë individuale të banimit, që nisi sot nga Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë, u tha se do të përfitojnë rreth 2 mijë familje.

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, tha se realizimi i këtij projekti tregon për prioritetin që e kanë për efiçiencë të energjisë, derisa tha se si rezultat i masave qeveritare është ulur për katër për qind kërkesa për energji elektrike.

“Të gjithë qytetarët do të kenë mundësinë të përfitojnë subvencion prej 45 për qind të vlerës së investimit për të rinovuar shtëpitë e tyre për t’i bërë ato më efiçiente. Qytetarët mund të aplikojnë për rinovim të shtëpisë që përfshinë izolimin e shtëpisë, ndërrimin e dyerve dhe dritareve dhe izolimin e kulmit. Me lansimin e këtyre masave qytetarëve do t’iu sigurohet një ambient më i ngrohtë në dimër dhe më i freskët në verë. Ky investim do të ndikojë direkt për faturën e energjisë elektrike për familjet por edhe për nevojën për subvencione në rast të krizave që jemi përballur viteve të kaluara”, tha ajo.

Ndërkaqanëtarja e Bordit të Fondit të Kosovës për Efiçiencë të Energjisë, Nora Arifi, tha se ky projekt ka vlerën 10 milionë euro dhe financohet tërësisht nga Bashkimi Evropian.

Ajo shtoi se subvencioni do të rritet në 50 për qind nëse gruaja është pronare e shtëpisë ose prona është në bashkëpronësi të dy bashkëshortëve.

“Projekti emergjent që e promovojmë sot ka një buxhet prej 10 milionë euro nga i cili do të përfitojnë rreth 2000 mijë familje të Kosovës brenda afatit të realizimit të këtij projekti…Një bonus prej 5 për qind do t’i ofrohet qytetarëve duke e arritur subvencionin në 50 për qind dhe do t’i mundësohet të gjithë atyre që kanë prona në bashkëpronësi të bashkëshortëve ose nëse gruaja është pronare e shtëpisë. Aplikimi do të realizohet përmes platformës E-Kosova dhe do të zgjasë 45 ditë si fazë e parë”, theksoi ajo.

Në anën tjetër, përfaqësuesi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Alessandro Biannciarsi, tha se përfitimet nga ky projekt janë të shumëfishta, duke përfshirë kursimet financiare në faturat e energjisë elektrike dhe mjedis më të pastër.

“Përfitimet janë të shumëfishta, përveç se përfitojmë kursime financiare, përfitojmë gjithashtu ajër më të pastër dhe mjedis më të pastër për një shëndet më të mirë publik. Aty padyshim që mbetemi të përkushtuar për të mbështetur Kosovën në rrugën e saj drejt energjisë së mirë dhe të pastër, dekarbonizimit dhe sigurisë energjetike përmes masave të efiçiencës së energjisë dhe kalimit drejt energjisë së rinovueshme, të cilat janë të dyja thelbësore për arritjen e një zhvillimi të qëndrueshëm ekonomik”, deklaroi ai.

Ky projekt është në kuadër të pakos së tretë të masës emergjente që financohet nga Bashkimi Evropian përmes fondeve të IPA.

Kushtet për aplikim janë që shtëpia të jetë e banueshme, të jetë e pa izoluar dhe që 12 muajt e fundit të ketë konsum të energjisë elektrike rreth 250 kWh.

Lajmet

​Lëndohet ylli i Interit

Published

on

Futbollisti Henrikh Mkhitaryan është detyruar të lërë fushën në minutën e 32-të të ndeshjes kundër Napolit për shkak të një problemi fizik.

Sipas testeve mjekësore të kryera në Institutin “Humanitas” në Rozzano, mesfushori armen ka pësuar tendosje muskulore në muskulin semitendinosus të kofshës së majtë.

Interi njoftoi se gjendja e tij do të rivlerësohet javën e ardhshme, ndërsa koha e rikuperimit ende nuk është përcaktuar.

Skuadra e Cristian Chivu do të përballet të mërkurën (29 tetor) me Fiorentinën në “San Siro”, ndërsa më 2 nëntor udhëton në Verona për sfidën ndaj ekipit vendas./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​De Bruyne mbyll vitin 2025, dyshohet për një dëmtim të rëndë

Published

on

Kevin De Bruyne rrezikon ta mbyllë para kohe vitin 2025 pas lëndimit të pësuar në ndeshjen Napoli–Inter.

Mesfushori belg u detyrua të largohej nga fusha menjëherë pas shënimit të golit nga penalltia, pasi ndjeu dhimbje në kofshën e djathtë dhe më pas u pa me paterica në pankinë.

Sipas Gazzetta dello Sport, dyshohet për një këputje të rëndë në bicepsin femoris, e cila mund ta mbajë jashtë fushave për disa muaj. Napoli shpreson që dëmtimi të mos ketë prekur zonën ku lojtari u operua në vitin 2023 gjatë kohës së tij te Manchester City.

Nëse konfirmohet se bëhet fjalë për një dëmtim serioz, De Bruyne mund t’i nënshtrohet një operacioni, gjë që do ta detyronte të mungojë për pjesën e mbetur të sezonit. Edhe në rastin më të mirë, ai pritet të qëndrojë jashtë për dy ose tre muaj, duke i dhënë fund praktikisht vitit 2025.

Napoli ndërkohë mund të detyrohet të bëjë ndryshime në listën e Ligës së Kampionëve, me mundësi që në vend të belgut të përfshihet njëri mes Marianuccit apo Mazzocchit. Rezultatet e ekzaminimeve priten të përcaktojnë kohën e rikuperimit të mesfushorit./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​Juventusi shkarkon trajnerin Tudor

Published

on

Humbja ndaj Lazios i ka kushtuar trajnerit Igor Tudorit, ku klubi bardhezi ka vendosur ta shkarkojë trajnerin kroat pas një serie rezultatesh të dobëta në fillim të këtij sezoni.

Sipas La Gazetta dello Sport detyrën e përkohshme të trajnerit do ta marrë Massimo Brambilla, deri në emërimin e pasardhësit të ri.

Nën drejtimin e Tudorit, Juventusi ka zhvilluar tetë ndeshje në Serie A, ku ka grumbulluar vetëm 12 pikë dhe ndodhet aktualisht në vendin e tetë të renditjes.

Në fazën e grupeve të Champions League, bardhezinjtë kanë siguruar vetëm dy pikë në tre takime, çka ka thelluar krizën e skuadrës torineze./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Vihen nën mbrojtje Liqeni i Ujmanit dhe Mali Mokna

Published

on

Zëvendësministri në detyrë i Infrastrukturës Hysen Durmishi, ka njoftuar se kanë vënë nën mbrojtje Malin Mokna dhe Liqenin e Ujmanit. 

Ai ka thënë se javën e kaluar ka nënshkruar vendimin për mbrojtje paraprake të “Malit Mokna dhe Liqenit të Ujmanit”, i cili sipas tij është nga vendimet më të rëndësishme për mbrojtjen e natyrës në Kosovë.

“Me këtë vendim, Republika e Kosovës bëhet shteti me përqindjen më të lartë të territorit nën mbrojtje të natyrës në gjithë Ballkanin Perëndimor. Pas një studimi njëvjeçar në terren, është konstatuar se kjo zonë përbën pasuri të rrallë natyrore, me biodiversitet të pasur dhe peizazhe me rëndësi të veçantë ekologjike e shkencore”, ka shkruar Durmishi.

Ai ka shkruar se zona me sipërfaqe prej 192.19 km² tashmë vihet nën mbrojtje paraprake, siç ka thënë duke e ngritur në 12.4% përqindjen e territorit të Kosovës që mbrohet ligjërisht./S.K/EO/

Continue Reading

Të kërkuara