Kronikë e zezë

​Rrahu gruan edhe pse kishte urdhër mbrojtje nga gjykata

Rasti është inicuar si dhunë në familje & moszbatim i urdhërit të gjykatës

Published

on

Një grua ka njoftuar poicinë në Podujevë se një burrë ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj saj, edhe pse kishte urdhër mbrojtës nga gjykata.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit, është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

Rasti është inicuar si dhunë në familje & moszbatim i urdhërit të gjykatës

Podujevë 22.09.2022-14:45. Viktima femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj saj edhe pse kishte urdhër mbrojtës nga gjykata. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit, është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, njofton policia. 

Lajmet

Gjendet pa shenja jete një grua në Rahovec, trupi dërgohet në IML për obduksion

Published

on

Një grua kosovare është sjellë pa shenja jete në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Rahovec.

Sipas Policisë së Kosovës, rasti është raportuar më 26 korrik 2026, ndërsa vdekja e viktimës është konstatuar nga mjeku kujdestar.

Sipas dëshmitarit, viktima është gjetur e shtrirë në shtëpinë e saj. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ndërsa me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekzaminim./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Të shtëna me armë në Podujevë, dy persona të plagosur – gjashtë të arrestuar

Published

on

Një rast i rëndë ka ndodhur në Podujevë, ku pas një përleshjeje fizike mes disa personave, dyshohet se njëri nga ta ka shtënë me armë zjarri.

Sipas Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur më 26 korrik rreth orës 18:50, ku si pasojë e të shtënave janë plagosur dy meshkuj kosovarë, të cilët janë dërguar për trajtim në QKUK.

Në vendin e ngjarjes janë sekuestruar dy gëzhoja dhe tri automjete.

Me vendim të prokurorit, gjashtë të dyshuar janë arrestuar dhe pas intervistimit janë dërguar në mbajtje, ndërsa personi i dyshuar për të shtënat me armë zjarri ndodhet ende në kërkim nga policia./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet një person në Prishtinë, konfiskohen mbi 680 gramë marihuanë dhe sasi të tjera narkotikësh

Published

on

Një person është arrestuar në Prishtinë nën dyshimin për blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve.

Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 26 korrik, rreth orës 18:50, në rrugën “Dëshmorët e Kombit”, ku është ndaluar një automjet me ngasës mashkull kosovar.

Gjatë kontrollit në automjet është gjetur dhe konfiskuar një sasi marihuane me peshë 526.9 gramë. Ndërsa gjatë kontrollit të shtëpisë së të dyshuarit janë gjetur edhe 152 gramë marihuanë, 1.42 gramë kokainë, 23.59 gramë hashash si dhe 1 mijë e 650 euro.

I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Accident tragjik në Vragoli: Humb jetën këmbësori, lëndohen dy të tjerë

Published

on

By

Një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti të rëndë trafiku që ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në rrugën nacionale Prishtinë–Pejë, përkatësisht në fshatin Vragoli.

Siç raporton Ekonomia Online, ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:00, kur një veturë ka goditur për morto një këmbësor.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Luljeta Mehmeti, e cila bëri të ditur se në vendngjarje kanë dalë menjëherë njësitë relevante dhe ekipe mjekësore, të cilat kanë konfirmuar vdekjen e viktimës.

“Si pasojë e aksidentit, lëndime po ashtu kanë marrë i dyshuari, vozitësi i veturës, si dhe një pasagjer”, ka deklaruar Mehmeti.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kompetent, me urdhër të të cilit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. Ndërkohë, njësitet policore kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti tragjik. /Ekonomia online/

Continue Reading

Të kërkuara