Sport

​Ronaldo reagon pas debaklit nga Liverpooli

Liverpooli mposhti Manchester Unitedin me rezultat 5:0.

Published

on

Cristiano Ronaldo thotë se tifozët e Manchester United meritojnë më mirë pas humbjes poshtëruese 5-0 të së dielës nga rivalët e Premier Ligës, Liverpooli.

Ishte një ditë për t’u harruar për Ronaldon dhe skuadrën e tij, të cilët u turpëruan nga Liverpooli në “Old Trafford”, ku “Djajtë e Kuq” pranuan katër gola në pjesën e parë për herë të parë në një ndeshje të Premier Ligës para se Paul Pogba të përjashtohej nga loja me karton të kuq.

Mohamed Salah shënoi hat-trick dhe United humbi me një diferencë prej pesë ose më shumë golave në shtëpi pa shënuar asnjë për herë të parë që nga humbja 5-0 ndaj Manchester Cityt në vitin 1955.

Ronaldo, i cili ishte i frustruar gjatë gjithë kohës dhe përdori rrjetet sociale për të reaguar për paraqitjen e mjerueshme të Mançester United.

“Ndonjëherë rezultati nuk është ai për të cilin luftojmë. Ndonjëherë rezultati nuk është ai që duam”, shkroi pesë herë fituesi i Topit të Artë Ronaldo në Instagram.

“Dhe kjo është për ne, vetëm për ne, sepse nuk ka asnjë tjetër për t’u fajësuar. Tifozët tanë ishin të mahnitshëm me mbështetjen e tyre të vazhdueshme. Ata meritojnë më mirë se kaq, shumë më mirë, dhe varet nga ne që të japim maksimumin. Koha është tani!”, ka shkruar Ronaldo.

United është i shtati në renditje, shtatë pikë prapa Liverpool-it të vendit të dytë dhe tetë më pak se lideri Chelsea kur janë zhvilluar edhe 

Sport

Si fituese e Kupës, Prishtina luan në kualifikimet e Ligës së Europës

Published

on

Fituesja e Kupës së Kosovës, Prishtina, do të mësojë kundërshtarin e saj në fazën e parë të kualifikimeve për Ligën e Europës.

Prishtina e siguroi pjesëmarrjen në këtë garë europiane, pasi fitoi ndaj Llapit në finalen e Kupës së Kosovës, duke u rikthyer për të marrë pjesë në Europë, pas disa vitesh mungesë.

Skuadra e drejtuar nga Arsim Thaqi, megjithatë, do të ketë disa kundërshtarë të vështirë përballë, të paktën në letër.

Gjigantët europianë, si Shakhtar Donetsk e Legia Varshavë mund të jenë dy nga disa klube që Prishtina mund të sfidohet në këtë fazë.

Kundërshtarët e mundshëm të Prishtinës:

Shakhtar Donetsk (Ukrainë)

Legia Varshavë (Poloni)

Sheriff Tiraspol (Moldavi)

CFR Cluj (Rumani)

Hapoel Be’er Sheva (Izrael)

Celje (Slloveni)

Spartak Trnava (Sllovaki)

Shorti do të hidhet sot në Nyon të Zvicrës me fillim nga ora 15:00.

Continue Reading

Sport

“E ka një ofertë shumë të mirë ekonomikisht”, Ademi e sqaron situatën e selektorit Foda

Published

on

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi është rikthyer të flasë për situatën me selektorin e Kombëtares së Kosovës, Franco Foda.

Trajneri gjerman e ka marrë ofertë të majme e joshëse nga Emiratet e Bashkuara Arabe, përkatësisht nga ekipi Al Wahda.

Kreu i FFK-së, në televizionin publik – RTK ka treguar se do të flasë sy me sy me selektorin, për ta parë disponimin e tij dhe për të vendosur bashkërisht për të ardhmen e tij.

Ndonëse ka kontratë me FFK-në deri në fund të kualifikimeve, nuk përjashtohet mundësia që Foda ta lë Kosovën ende pa i nisur kualifikimet e Botërorit 2026.

“Franco Foda ka pasur edhe më parë oferta, por kjo që ka tani thjesht është shumë e mirë ekonomikisht.”

“Kam biseduar me Fodën, ai është në pushime. Të mërkurën kthehet dhe do të ulemi të bisedojmë ose këtu ose në Vjenë. Ai e ka një kontratë deri në fund të kualifikimeve dhe është obligues ndaj kontratës tonë, me mundësi të vazhdimit edhe për dy vjet tjera. Nëse kualifikohemi me automatizëm i vazhdohet. Kjo është klauzola që e kemi pasur.”

Continue Reading

Sport

​Laura Fazliu lufton për medalje të bronztë në Botërorin e Xhudos

Published

on

By

Xhudistja kosovare Laura Fazliu ka zhvilluar një paraqitje të denjë në Kampionatin Botëror të xhudos që po mbahet në Budapest, duke arritur deri në çerekfinale të kategorisë deri në 63 kilogramë, raporton KosovaPress.

Në luftën e parë, Fazliu tregoi dominim të plotë ndaj xhudistes nga Uzbekistani, Marjona Nurulloeva, duke fituar me Ippon. Më pas, në luftën e dytë, ajo mposhti italianen Carlotta Avanzato, ku pas një përballjeje të fortë, realizoi një hedhje vendimtare në minutën e fundit për të siguruar kualifikimin në çerekfinale.

Megjithatë, në këtë fazë, Laura u ndal nga kampionia olimpike dhe botërore nga Brazili, Rafaela Silva. Edhe pse u përball me një rivale me përvojë të madhe, Laura tregoi luftë të fortë dhe karakter të madh.

Tani ajo do të ketë një mundësi tjetër për të siguruar medaljen e bronztë, pasi do të garojë në repesazh.

Continue Reading

Sport

Baseli zyrtarizon trajnerin e ri

Published

on

Ludovic Magnin është trajner i ri i kampionit të Zvicrës, Baselit. Magnini e zëvendëson Fabio Celestinin, që e udhëhoqi skuadrën drejt triumfit në kampionat dhe në Kupë të Zvicrës.

46-vjeçari Magnin ka firmosur për dy vjet dhe punën e fillon më 20 qershor.

Magnin deri më tani e ka udhëhequr skuadrën e Lausannes. Më herët punoi tek Altachu në Austri dhe te Zurichu.

Si futbollist, për Zvicrën i ka luajtur 62 ndeshje. Ka luajtur për Yverdonin, Luganon e Zurichun në Zvicër dhe Werder Bremenin e Stuttgartin në Gjermani. Ishte mbrojtës i majtë.

Xherdan Shaqiri e Albian Ajeti janë prej lojtarëve kryesorë të Baselit. Taulant Xhaka i ka dhënë fund karrierës, ndërsa Leon Avdullahu u transferua te Hoffenheimi në Bundesligë.

Continue Reading

Të kërkuara