Sport

​Roger Federer tërhiqet nga turneu “Australian Open 2021”

Publikuar

Roger Federer është tërhequr nga gara për turneun “Australian Open” në Melburn në vitin 2021.

Kampioni i 20-fishtë nuk ka luajtur në një turne që nga arritja në gjysmëfinale në ”Australian Open 2020” pasi bëri një operacion artroskopik në gjurin e tij të djathtë.

“Në fund Roger nuk ia doli të jetë gati për një Grand Slam dhe ai është shumë i zhgënjyer që nuk do të vijë në Melburn në vitin 2021,” tha drejtori i turneut “Australian Open” Craig Tiley.

“Ne i urojmë të gjitha të mirat ndërsa përgatitet për rikthimin e tij më vonë gjatë vitit dhe mezi presim ta shohim atë në Melburn më 2022.”

Më parë në dhjetor, Federer tha në “Sëiss Sport Aëards” se shërimi i tij nga operacioni i gjurit kishte zgjatur më shumë sesa pritej dhe ishte i pasigurt se ai do të ishte gati për Grand Slamin e parë të tenisit në sezonin 2021.

“Do të kisha shpresuar se do të isha 100% në tetor. Por ende nuk jam sot. Do të jetë vështirë për Australian Open,” citoi media lokale Federerin të thoshte pasi u emërua atleti më i mirë i Zvicrës në 70 vitet e fundit në ceremoninë e ndarjes së çmimeve.

“Shpresoj se do të ketë diçka për të parë me mua vitin e ardhshëm. Nëse jo, atëherë kjo është një pikë e pabesueshme përfundimtare.”

39-vjeçari u rikuperua nga një dëmtim në gju në vitin 2016, duke u kthyer për të fituar dy Grand Slam.

Australian Open është planifikuar të fillojë më 8 Shkurt 2021.

Sport

​Coman i nënshtrohet një operimi në zemër

Publikuar

nga

Kingsley Coman i është nënshtruar një operimi në zemër, dhe lajmin e ka konfirmuar trajneri i Bayern Munich, Julian Nagelsmann.

Sulmuesi francez e ka përfunduar operimin dje, që kishte të bëjë me rregullimin e ritmit të zemrës së tij dhe pritet që së shpejti të rikthehet në seancat përgatitore.

Nagelsmann tregoi që ishte një rrezik i vogël i menaxhuar në mënyrë të duhur, dhe shpjegoi që nuk ishte diçka e zakonshme.

“Ritmi i tij i zemrës kishte një problem të vogël që kishte rrahje më të ngadalta. Në disa momente ai kishte probleme me frymëmarrje”, tha Nagelsmann.

“Ai është në gjendje shumë të mirë, ka vetëm dhimbje të vogla në plagë. Kur plaga të shërohet, ai do të fillojë seancat përgatitore përsëri dhe nuk do të mungojë më shumë se një javë eventualisht dy, para se ai të rikthehet në stërvitje”, shtoi trajneri i “Bavarezëve”.

Po ashtu, Nagelsmann tregoi që Coman do të fillojë stërvitjet kardio ditën e marte.

Vazhdo të lexosh

Sport

​Roma dëshiron rinovimin e kontratës me Lorenzo Pellegrinin

Publikuar

nga

Skuadra italiane, AS Roma po përgatit një kontratë të re pesëvjeçare për Lorenzo Pellegrinin, raporton gazetari i njohur Fabrizio Romano.

Klauzola e lirimit prej 30 milionë eurove në kontratën aktuale të Pellegrinit do të largohet. Po ashtu, raportohet që gjatë afatit kalimtar veror të transferimeve dy skuadra angleze kanë qenë të interesuara në shërbimet e mesfushorit 25-vjeçar.

Lajmin për rinovimin e kontratës e konfirmoi edhe trajneri i klubit romak Jose Mourinho.

“Ai do të nënshkruajë kontratën e re së shpejti”, tha Mourinho.

Këtë sezon, në 6 paraqitje në të gjitha garat, Lorenzo Pellegrini ka kontribuar në 7 gola, respektivisht 5 gola dhe 2 asistime.

Vazhdo të lexosh

Sport

​Klopp flet rreth kontratës së Salah

Publikuar

nga

Gjiganti anglez, Liverpooli ka disa lojtarë që tanimë iu ka ofruar kontrata afatgjate për t’i shpërblyer për kontributin e dhënë drejt triumfit të Ligës së Kampionëve dhe Premier Ligës angleze.

Ndër ta janë portieri Alisson Becker, mesfushori Fabinho, dhe mbrojtësi Virgil Van Dijk. Po ashtu, krerët e Liverpoolit janë në bisedime me agjentët e Salah për t’i rinovuar kontratën “Mbretit egjiptian”.

Trajneri i “Të Kuqve”, Jurgen Klopp në një konferencë për media sot foli rreth situatës aktuale të Salah, duke mos dhënë shumë detaje mbi rinovimin e kontratës së tij.

“Shikoni, nuk kam ndonjë gjë për të thënë, veçanërisht unë sepse unë nuk jam i përfshirë. Kështu që nuk ka ndonjë detaj të ri”, tha Klopp.

“Sigurisht që gjërat në të cilat jam i interesuar janë paraqitjet e tij, sa është i vëmendshëm, sa është i përkushtuar në këto momente. Dhe kjo është e gjitha. Asgjë e re për tu thënë”, shtoi trajneri gjerman.

Mohamed Salah ka kontratë me gjigantin anglez deri në qershor të vitit 2023.

Vazhdo të lexosh

Sport

Nuno Santo: Lucas dhe Bergwijn në dyshim kundër Chelseat

Publikuar

nga

Trajneri Nuno Espirito Santo nuk është i sigurt nëse Lucas Moura dhe Steven Bergwijn do të jenë të gatshëm për ndeshjen e radhës së Tottenham në Premier Ligën angleze kundër Chelseat.

Skuadra e Tottenham mbrëmë zhvilloi ndeshje si mysafirë kundër Rennes, në të cilën barazoi me rezultat 2:2, ku lëndime pësuan Lucas dhe Bergwijn, përcjell KosovaPress.

Gjatë konferencës për media, Nuno u pyet nëse dyshja Lucas dhe Bergwijn do të jenë të gatshëm për ndeshjen kundër Chelseat, ai nuk u tregua optimist.

“Është shumë herët për të dhënë prognoza. Stafi mjekësor është duke punuar me ta”, tha Nuno.

Po ashtu, trajneri portugez foli për formën jo të mirë që Tottenham që po e kalon në ndeshjet e fundit, duke treguar që njëra nga arsyet është edhe mungesat e shumta të lojtarëve.

“Ka qenë e tmerrshme, duhet të jem i sinqertë. Nuk duhet të fshihemi prapa asgjëje. Pas ndeshjes kundër Watford, çdo gjë që ka ndodhur nuk ka qenë e mirë për ne. Por e gjithë kjo do të na shërbejë për të kaluar pengesat, sigurisht kjo do të na bëjë më të fortë për të ardhmen”, shtoi trajneri portugez.

Ndeshja e radhës e Tottenham do të jetë kundër rivalit londinez Chelsea, ku “Gjelat” do të kenë probleme me mungesa të lojtarëve, pasi nuk do të mund të llogarisin në shërbimet e Heung-Min Son, Eric Dier, Cristian Romero, Giovani Lo Celso dhe Davinson Sanchez.

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara