Lajmet

​Rizvanolli kërkon zgjatjen e masave emergjente

Rizvanolli tha se kemi ulje të konsumit të energjisë prej 6% krahasuar me një vit më parë.

Published

on

Kuvendi i Kosovës në një seancë të jashtëzakonshme po shqyrton vendimin e Qeverisë së Kosovës për zgjatjen e masave emergjente në furnizimin e energjisë edhe për 30 ditë.

Gjatë prezantimit të vendimit të qeverisë, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli theksoi se këtë vit ka ulje të konsumit të energjisë elektrike për 6 për qind krahasuar me një vit më parë.

Ministrja Rizvanolli tha po ashtu se nëse vazhdon rënia e konsumit, kriza e energjisë do të tejkalohet më lehtë gjatë dimrit të ardhshëm.

Megjithatë ajo tha se situata me energji do të vazhdojë të mbetet e ndjeshme ndaj krizës energjetike.

“Situata me furnizim me energjie elektrike do të vazhdojë të mbetet e ndjeshme ndaj krizës energjetike. Ne gjatë kësaj kohe kemi ndërmarr disa veprime e masa për të ndihmuar qytetarët për të tejkaluar krizën energjetike më lehtë… Një lajm pozitiv, është që tanimë krahasuar me vitin e kaluar kemi një ulje të konsumit të energjisë elektrike mbi 6 për qind gjatë periudhës janar-shtator 2022, krahasuar me vitin paraprak që është një trend pozitiv, i cili nëse vazhdon do të na ndihmojë në kalimin më të lehtë të krizës energjetike gjatë këtij dimri ku do të kursejë xhepin e konsumatorit ashtu edhe buxhetin e shtetit. Gjithashtu për të na mundësuar që të jenë në fuqi vendimet që janë marrë në kuadër të masave emergjente, dhe për të mundësuar që të ndërmerren edhe masa të tjera në varësi të situatës në kohëzgjatje të duhur për t’iu përgjigjur situatës në muajt në vijim, ju lus që ta votoni vazhdimin e masave emergjente për furnim me energji për 30 ditë”, theksoi ajo.

Vendi

Vdes një punëtor në vendin e punës në Strellc të Deçanit, një tjetër i lënduar

Published

on

By

Një aksident fatal në vendin e punës ka ndodhur mesditën e sotme në fshatin Strellc të Ulët të Deçanit, ku si pasojë e lëndimeve ka vdekur një punëtor dhe një tjetër ka mbetur i lënduar.

Lajmi është konfirmuar nga Policia Rajonale e Pejës, sipas së cilës ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00 në një punëtori druri, ku disa materiale kanë rënë mbi dy punëtorët. Viktimat u dërguan menjëherë në Emergjencën e Spitalit të Pejës, ku mjekët konstatuan vdekjen e njërit prej tyre.

Njësitet kompetente kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti.

Continue Reading

Aktualitet

Mblidhet Kryesia e Kuvendit: Në rend dite marrëveshjet ndërkombëtare dhe rezoluta për naftën

Published

on

By

Kryesia e Kuvendit është mbledhur sot për të koordinuar punët dhe për të caktuar pikat që do të shqyrtohen në seancën e ardhshme plenare.

Sipas procedurës, deputetët fillimisht do të kalojnë nëpër fazën e deklarimeve jashtë rendit të ditës dhe pyetjeve parlamentare, për të vijuar me vendimmarrje të rëndësishme, raporton Ekonomia online.

Në fokus të kësaj seance pritet të jetë ratifikimi i disa marrëveshjeve ndërkombëtare të kredisë me agjencitë zhvillimore franceze e gjermane, që prekin sektorët e energjisë, klimës dhe transportit.

Një tjetër temë me interes publik është edhe propozim-rezoluta për shtrenjtimin e naftës, ku do të diskutohet roli i Qeverisë përballë rritjes së kostos së jetesës.

Gjithashtu, agjenda përfshin zgjedhjen e një anëtari në Këshillin Prokurorial, një rezolutë për mbrojtjen e të vërtetës historike të luftës së fundit, si dhe rregullimin e përbërjes së disa komisioneve parlamentare. /Ekonomia online/

Continue Reading

Vendi

Kurti përuron objektin e ATK-së në veri: S’ka më të paprekshëm para ligjit

Published

on

By

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar sot veriun e Mitrovicës, ku mori pjesë në përurimin e objektit të ri të Administratës Tatimore të Kosovës (ATK). Gjatë kësaj vizite, kreu i ekzekutivit theksoi se institucionet shtetërore janë në shërbim të të gjithë qytetarëve pa dallim etnie.

Kurti deklaroi se qeveria po angazhohet për barazi dhe sundim të ligjit, duke u shprehur se situata në atë pjesë të vendit po shkon drejt normalizimit. Sipas tij, ligji tashmë po shërben si një faktor që e bashkon shoqërinë dhe jo që e ndan atë.

“Nuk mund të jepni asnjë shembull ku organet e pushtetit, si Policia e Kosovës apo tani edhe Administrata Tatimore, nuk u shërbejnë të gjithëve njëjtë dhe profesionalisht”, pohoi kryeministri. Ai shtoi se koha e privilegjeve për individë të paprekshëm ka përfunduar dhe se institucionet po dëshmojnë funksionalitet të plotë në çdo cep të territorit./Ekonomia online/

Continue Reading

Lajmet

Përvjetori i shndërrimit të Zyrës Amerikane në Ambasadë të SHBA-së në Prishtinë

Published

on

By

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ka kujtuar një moment historik për marrëdhëniet diplomatike mes dy vendeve.

Më 8 prill të vitit 2008, misioni diplomatik amerikan në Kosovë ndryshoi zyrtarisht statusin nga Zyra Amerikane në Ambasadë të Shteteve të Bashkuara.

Ky hap pasoi vendosjen e marrëdhënieve diplomatike që u zyrtarizuan më 18 shkurt 2008, vetëm një ditë pasi Kosova shpalli pavarësinë e saj.

Përmes këtij njoftimi, ambasada thekson se ky shndërrim ishte hapi i natyrshëm për të pasqyruar marrëdhëniet e reja dhe prezencën e plotë diplomatike të SHBA-së në shtetin më të ri të Evropës.

 

 

Continue Reading

Të kërkuara