Lajmet

​Rinia e PDK-së kërkon shkarkimin e Gërvallës

Published

on

Përmes një aksioni simbolik rinia e PDK-së ka vazhduar kërkesën për shkarkimin e ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla.

Ata para objektit të MPJD-së lanë disa dosje, siç thanë të krimeve serbe që kanë ndodhur më Kosovë, derisa vendosën grafite të UÇK-së në objektin e së njëjtës.

Lajmet

Edi Rama do të jetë në protestën e OVL-UÇK’së në Tiranë

Published

on

By

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama do të marrë pjesë në protestën gjithëkombëtare që do të mbahet me 17 tetor në Tiranë, raporton Ekonomia Online.

Kryetari i OVL-UÇK, Hysni Gucati ka bërë të ditur këtë në konferencën për media, teksa tregoi edhe se fjalën e rastin do të ketë ish-presidenti shqiptar Alfred Moisiu dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.

Nga Kosova drejt Tiranës do të nisen 60 autobusë./D.B/EO

Continue Reading

Lajmet

Osmani takohet me kreun e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, flet për rolin e Kosovës dhe aspiratën për anëtarësim

Published

on

By

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me Presidentin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, Marcos Perestrello, me të cilin ka diskutuar për avancimin e rolit të Kosovës në këtë organizatë.

Në postimin e saj, Osmani ka bërë të ditur se e ka falënderuar Perestrellon për nominimin dhe vendimin që Asambleja Parlamentare e NATO-s t’i ndajë Çmimin për “Gratë, Paqen dhe Sigurinë”.

E falënderova për nominimin e tij për çmimin për ‘Gratë, Paqen dhe Sigurinë’ si dhe vendimin e Asamblesë Parlamentare që të më ndajë këtë vlerësim, i cili njëkohësisht është edhe vlerësim për të gjitha gratë e Kosovës”, ka shkruar Osmani.

Presidentja ka theksuar se me Perestrellon ka biseduar për rolin në rritje të Kosovës në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, pas vendimit për avancimin e statusit të Kosovës në anëtare të asociuar, që sipas saj është një hap i rëndësishëm përpara në rrugëtimin euroatlantik të vendit.

Rikonfirmova se Kosova do të shfrytëzojë plotësisht këtë mundësi si pjesë e aspiratës sonë më të gjerë për anëtarësim në NATO, që mbetet njëkohësisht prioritet i politikës sonë të jashtme dhe çështje e rëndësisë së veçantë për sigurinë kombëtare”, ka përfunduar Osmani./D.B/EO

Continue Reading

Lajmet

Ish-deputeti Danush Ademi është sulmuar në ditën e zgjedhjeve

Published

on

By

Ish-deputeti, Danush Ademi nga Unioni Republikan i Ashkalinjëve në Ferizaj, njëherësh kandidati për asamble komunale, është sulmuar në ditën e zgjedhjeve në fshatin Dubravë të Ferizajt.

Me urdhër të prokurorit të rasti, pas intervistimit i dyshuari për këtë rast të cilësuar si “sulm” është liruar në procedurë të rregullt.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli. Megjithatë Policia nuk ka bërë të qartë se nga kush është sulmuar Ademi.

Me datën 12.10.2025, rreth orës 16:30, fshati Dubravë, Komuna e Ferizaj. Policia në Ferizaj ka shoqëruar në stacionin policor personin e dyshuar, mashkull kosovar, pasi i njëjti dyshohet se, pas një mosmarrëveshjeje verbale, ka sulmuar personin tjetër, ankuesin – mashkull kosovar”, ka thënë Veseli.

Qytetarët e Kosovës më 12 tetor kanë votuar për kryetar të komunave dhe këshilltarë komunal./D.B/KP

Continue Reading

Lajmet

Lansohen “Kosova Music Rights Society” për të drejtat autoriale në Kosovë

Published

on

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka bërë sot lansimin e organizatës së parë për menaxhimin kolektiv të të drejtave autoriale në Kosovë – Kosova Music Rights Society (KMRS), që do të mbrojë të drejtat e autorëve, kompozitorëve, interpretuesve dhe producentëve të muzikës.

Në këtë ngjarje mori pjesë edhe kryeministri në detyrë Albin Kurti, i cili tha se kjo nismë shënon një hap të rëndësishëm për respektimin e punës së krijuesve kosovarë dhe vendosjen e Kosovës në rrjetin evropian të mbrojtjes së të drejtave autoriale.

“Çdo nismë e jona si kjo e sotmja qëndron mbi supet e maleve shpirtërore që janë ndërtuara dhe vazhdojnë ta bëjnë Kosovën një vend hipermuzikor. Për këtë arsye ne kemi detyrim të kësaj krijimtarie dhe këtyre krijuesve. Sot po shënojmë një hap që shkon përtej muzikës, sepse në thelb të kësaj nisme të KMRS dhe punës që i pret përpara qëndron një ide më e madhe – ajo e të drejtës për të zotëruar frytin e punës sonë, për të fituar edhe autori nga dobia publike. Kjo nuk është vetëm çështje ligjore, por edhe morale, kulturore dhe filozofike. KMRS tani është një organizatë besimi, midis krijuesve dhe shtetit, si dhe midis publikut dhe artistit. Me këtë hap, Kosova hyn në një kapitull të ri të menaxhimit kolektiv të të drejtave autoriale, duke u bërë pjesë e traditave botërore institucionale të rrjetit evropian të bashkëpunimit,” tha Kurti.

Sekretari i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Bislim Bislimi, tha se themelimi i KMRS është një moment i rëndësishëm për zhvillimin e infrastrukturës ligjore e institucionale në fushën e artit dhe të drejtave autoriale.

“Kjo shënon një moment të rëndësishëm, një hap vendimtar drejt mbrojtjes së të drejtave të krijuesve tanë, forcimit të themeleve të infrastrukturës së sistemit ligjor e institucional për zhvillimin tonë social, kulturor e ekonomik, në vijë me objektivat shtetërore të asociimit të Kosovës me standardet e BE-së në fushën e të drejtës së autorit dhe të drejtave të përafërta.”, tha ai.

Ndërsa kryetarja e organizatës Kosova Music Rights Society (KMRS), Kaltrina Mehmeti, tha se krijuesit e muzikës në Kosovë kanë punuar për më shumë se dy dekada pa mbrojtje ligjore dhe se themelimi i kësaj organizate përbën një hap historik për industrinë muzikore.

“Kjo industri e muzikës kaq e fuqishme në Kosovë dhe jashtë saj, paradoksalisht ka funksionuar më shumë se 25 vite pa asnjë mbrojtje ligjore dhe pa asnjë kompensim në emër të të drejtës së autorit. Është momenti që ky borxh moral t’i përkushtohet komunitetit artistik, që të njihet me të drejta më bazike e themelore, ashtu si çdo qytetar i Kosovës,” tha Mehmeti./S.K/EO/

Continue Reading

Të kërkuara