Sport

​Rikthehet Liga e Kampionëve, sot zhvillohen dy ndeshje mjaft interesante

Published

on

Gara më prestigjoze evropiane e futbollit Liga Kampionëve rikthehet sot për të vazhduar rrugën e saj në fazën e eliminimit direkt, pra faza 1/16.

Gjithçka fillon sot me dy ndeshje shumë interesante të cilat zhvillohen me fillim nga ora 21:00.

Në stadiumin “Camp Nou”, Barcelona e pret gjigantin francez Paris – Saint – Germain, një përballje kjo e paparashikueshme. Skuadra franceze është e hendikepuar për këtë ballafaqim pasi nuk i ka shërbimet e dyshes Angel Di Maria dhe Neymar, kurse Ronald Koeman nuk do të mund të llogorisë në shërbimet e brazilianit Philippe Coutinho.

Ndeshja tjetër është ajo ndërmjet skuadrës gjermane RB Leipzig dhe anglezëve të Liverpoolit.

Jurgen Klopp do të kërkojë ta motivojë skuadrën e tij në këtë garë pasi është duke kaluar nëpër një formë aspak të mirë në kampionat ku ka pësuar tri humbje radhazi, por përballë tyre është një skuadër mjaftë e fuqishme si RB Leipzig, e cila në Bundesliga renditet në vendin e dytë me pesë pikë prapa Bayernit, si dhe në pesë ndeshjet e fundit ka vetëm një humbje.

Sport

Europa League: 8 sfidat që do të vendosin kualifikimin në 1/8-a

Published

on

Pas shortit të fazës së “Play-off”-it të Europa League që u hodh në Nyon të Zvicrës, u përcaktuan 8 sfidat që do të përcaktojnë skuadrat që do të kalojnë në fazën e 1/8-ave të turneut. Kjo fazë është shumë e rëndësishme, pasi do të vendoset se cilat skuadra do të përballen me 8 skuadrat e para që kanë kaluar nga faza e grupeve.

Për këto skuadra që kanë kaluar në “Play-off”, do të jetë një mundësi e artë për të arritur në fazën e mëtejshme, por edhe një betejë shumë e fortë, pasi përballjet janë me skuadra që kanë pasur paraqitje të forta në grupet e Europa League.

Në këtë fazë, ekipet që do të kalojnë, do të kenë mundësinë të ndeshen me skuadra të fuqishme që kanë dominuar grupet e Europa League, duke krijuar një konkurrencë edhe më të fortë për të shkuar më tej në turne./UBTNews/

Continue Reading

Sport

Sot shorti për play-offin e Ligës së Kampionëve

Published

on

Faza e play-off të eliminimit është e re në këtë konkurrencë për sezonin 2024/25. 

Ndërsa tetë ekipet më të mira nga faza e ligës kualifikohen automatikisht për 1/8 e finales, ekipet që përfundojnë nga vendi i nëntë deri në të 24-in, nisin fazën e eliminimit.

Ato garojnë në një play-off me dy ndeshje për të siguruar vendin në raundin e 16-të.

Kundërshtarët e mundshëm janë gjithashtu të paracaktuar nga çiftet e pozicioneve të fundit të ligës.

Për shembull, ekipet që përfundojnë në vendin e nëntë dhe të dhjetë do të përballen me ekipet që përfunduan në vendet 23 dhe 24; ekipet që përfundojnë të 11-ta dhe të 12-ta do të ndeshen me ekipet që përfunduan në vendet 21 dhe 22, dhe kështu me radhë.

Tetë klubet që fitojnë në play-off-et e fazës së eliminimit kalojnë në raundin e 16-të.

Nga play-off-et e fazës së eliminimit e tutje, turneu zhvillohet në formatin e një tabeli me eliminim.

Continue Reading

Sport

12 Shkurt: Finalja e madhe e Kupës së Kosovës në Basketboll

Published

on

By

Një super ndeshje është zhvilluar në Prizren në një atmosferë, ku Bashkimi fitoi ndaj Vëllaznimit me rezultat 90:73 (20:20, 15:21, 25:16, 30:16), për tu kualifikuar në finalen e Kupës së Kosovës.

Vendasit të përkrahur nga tifozët e filluan për mrekulli ndeshjen, me një seri prej 9:0, por mysafirët u rikthyen shpejt, ku çereku i parë përfundon 20:20. Periudha e dytë ishte shumë e luftuar, megjithatë, kuqezinjtë e përfunduan në të mirë të tyre, 15:21, për të shkuar në pushim me rezultat 35:41.

Dallimi u bë në pjesën e dytë, ku prizrenasit në një atmosferë, arritën të shkëputeshin dhe të bëjnë përmbysjen nga sfida e parë, për të triumfuar me rezultat 90:73.

Më i miri te prizrenasit ishte Lejson Zeqiri me 22 pikë e pesë kërcime, ndërsa te mysafirët më i dalluari ishte Jericole Hellems me 22 pikë e pesë kërcime.

Ndeshja e parë në Gjakovë kishte përfunduar 80:71 për kuqezinjtë.

Bashkimi në finale do të përballet me Trepçën, që në gjysmëfinale eliminoi Sigal Prishtinën.

Finalja zhvillohet më 12 shkurt në Prishtinë.

Continue Reading

Sport

​Federata e Hendbollit bëhet me kryetar të ri

Published

on

By

Edin Kolgeci është kryetar i ri i Federatës së Hendbollit të Kosovës. Kolgeci e mori përkrahjen e plotë të delegatëve në Kuvendin Zgjedhor të FHK-së të mbajtur të enjten në Prishtinë. Ai ishte kandidati i vetëm për postin e kryetarit.

Mandati i Kolgecit është katërvjeçar. Kolgeci ka falënderuar delegatët për besimin, ndërsa ka premtuar punë maksimale dhe bashkëpunim me të gjitha palët për rritjen e mëtejmë të hendbollit kosovar.

Nënkryetar u zgjodh Xhavit Morina, ndërsa anëtare të Bordit me votat e delegatëve u zgjodhën Fatmire Ferati e Vlora Jashari.

Në Kuvendin Zgjedhor ishin 36 prej 37 delegatëve.

Continue Reading

Të kërkuara